Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dieta gjermane, të humbasësh 9 kg për 2 javë!

Dieta gjermane, të humbasësh 9 kg për 2 javë!

dieta6.jpg



Kjo dietë është përgatitur nga Instituti Gjerman i Ushqimit dhe është marrë parasysh parimi i moscënimit të marrjes së vlerave ushqyese në sasinë e duhur si dhe ulja në peshë në mënyrë të konsiderueshme rekomandohet kryesisht për personat me obezitet të mesëm dhe të lartë.

Karakteristika e saj është se ndikon në përmirësimin e metabolizmit të trupit, duke mundësuar që pesha e humbur të mos rekuperohet me lehtësi

Specifike e saj është gjithashtu edhe ndjekja në mënyrë rigoroze, pa shtuar apo hequr asgjë nga mënyja.

Dita e Parë
Mëngjesi: Vetëm kafe pa sheqer ose qumësht.
Dreka: Dy vezë të ziera dhe një racion spinaq i zier pa kripë.
Darka: 200 gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile dhe fruta të çafrëdoshme.

Dita e Dytë
Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.
Dreka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime dhe fruta të ndryshme.
Darka: 100 gr fileto pule (mish i bardhë pule).

Dita e Tretë
Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.
Dreka: Dy vezë të ziera të shoqëruara nga një sallatë me domate.
Darka: 100 gr fileto pule dhe sallatë mikse me perime (ose vetëm sallatë jeshile).

Dita e Katërt
Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.
Dreka: Një vezë e zier e shoqëruar me djath të bardhë dhe karota.
Darka: Kos dhe fruta të stinës.

Dita e Pestë
Mëngjesi: Një sallatë me karrota dhe limon si dhe kafe pa sheqer ose qumësht.
Dreka: 250 gr peshk i gatuar në avull e shoqëruar me domate.
Darka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime.

Dita e Gjashtë
Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.
Dreka: Gjysëm pule e pjekur në zgarë.
Darka: Dy vezë të ziera të shoqëruara me karrota.

Dita e Shtatë

Mëngjesi: اaj me limon pa sheqer ose qumësht.
Dreka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime dhe dhe fruta të ndryshme.
Darka: Zgjidhni sipas dëshirës një menu të darkës të gjashtë ditëve më parë.

Dieta e shtatë ditëve përsëritet edhe për shtatë ditët e tjera të mbetura. Pasi dieta është ndjekur në mënyrë rigoroze, rekomandohet që në mbarim të saj të konsumohen ushqime pa kufizime në llojshmëri, por të pasura kryesisht me perime dhe fruta të stinës./albeu.com/
 
Titulli: Dieta gjermane, të humbasësh 9 kg për 2 javë!

Duket diet e shendetshme!
Por mua keto dietat precize nuk me pelqejne.
Per mua dieta duhet te jete kultura e te ushqyerit shendetshem!
As mos turturosh veten me dieta,por as mos ta teprosh me konsumim ushqimesh qe demtojne shendetin tone.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back