Dieta e pasur me produkte nga qumeshti te zvogeloje rrezikun nga diabeti tip 2?

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
A eshte e mundur qe nje diete e pasur me produkte nga qumeshti te zvogeloje rrezikun e zhvillimit te diabetit tip 2?


Pirja e qumeshtit ka rene dukshem ne vitet e fundit, me fjale tjera pak kush pi qumesht diteve te sotme. Dhe pergjate gjithe kesaj kohe, rastet e trashjes (obezitetit) dhe diabetit tip 2 jane shtuar dukshem. A eshte kjo thjesht nje koincidence (rastesi) apo jane te lidhura ngushte njera me tjetren? Hulumtues nga Univerziteti Harvardit koheve te fundit kane shtjelluar kete pyetje duke ekzaminuar lidhjet mes konsumimit te produkteve te qumeshtit, shendoshjes (obesistetit) dhe faktoreve kryesore ne zhvillimin e diabetit te tipit 2 tek te rriturit e ri.
thumbnail.php

Fokusi i tyre ishte ne faktoret shendetesore – duke perfshire ketu shendoshjen ne nivele te larta te parregullta te insulines ne gjak – qe duket se kontribuojne ne tensionin e larte te gjakut, nivele jo-normale te sheqerit ne gjak, HDL e ulet (kolesterina e mire) dhe ngritje te triglicerideve te gjakut. Ky grup i faktoreve te rrezikut qe ndryshe e quajne sindromi i rezistences ndaj insulines (IRS) ose sindromi X, dhe eshte i lidhur me rritjen e rrezikut per diabet te tipit 2 dhe semundjeve te zemres.

Nje veshtrim ne diete dhe menyren e jeteses

Per kete analize, me shume se 3.000 te rritur te rinj nga 4 qytetet Amerikane kane perfunduar nje pyetesor qe dokumentonte veset dhe zakonet e te jetuarit te tyre, duke perfshire pirjen e duhanit, aktiviteti fizik, dhe dieten. Gjithashtu ata kane kryer teste fizike dhe analizat e gjakut si tensioni i gjakut, nivelin e kolesterolit, nivelin e sheqerit ne gjak dhe yndyren e trupit.

Pjesemarresit e keti studimi u monitoruan gjate nje periudhe 10-vjeçare dhe jane diagnostikuar me rezistence ndaj insulines nese kishin dy nga keto simptoma: nivel te larte te sheqerit ne gjak, obezitet, tension te larte te gjakut dhe nje kombinim te ulet te kolesterolit HDL dhe triglycerides te larte.

Te rriturit me mbipeshe perfitojne nga produktet e qumeshtit

Ne mesin e vullnetareve te cilet ishin disi me mbipeshe, kishte nje incidence shume me te ulet te karakteristikave te IRS – trashje, presionin e larte te gjakut, nivelet jo normale te sheqerit ne gjak – tek ata qe hanin ushqime te qumeshtit. Ata qe kane ngrene te pakten 5 sherbime ne dite (qumesht, djathe, kos, dhe produkte tjera te bazuar nga qumeshti) kishin zvogeluar gjasat e tyre per zhvillimin e IRS karakteristikave per 72%, edhe pas marrjes ne konsiderate faktoret tjere te jetes dhe dietes qe ndikojne ne gjasat per zhvillimin e IRS.
Tek personat me peshe normale, nuk kishte asnje model te qendrueshem ne mes konsumit te qumeshtit dhe zhvillimin e IRS.

Pse Produktet e Qumeshtit?

Shkencetaret ende nuk jane te sigurt se si ushqimet specifike mund te ndikojne ne rrezikun e zhvillimit te IRS. Ata spekulojne, megjithate, se perfitimet mbrojtese te prodhimeve te qumeshtit mund te vijne nga kalciumi, kalium dhe magnezi – te gjithe prej te cilave mund te ulet rreziku i presionit te larte te gjakut, semundje koronare te zemres, infarkti, ose diabeti tip 2.

Sindromi i rezistences ndaj insulines, diabeti i tipit 2, dhe semundjet kardiovaskulare jane ne rritje ne te gjitha grupet e racave, etnive dhe klasave sociale. Edhe femijet dhe te rriturit e rinj jane duke i zhvilluar keto semundje me ritme te larta. Autoret theksojne se trendet e konsumit dietik te tilla si rritja e konsumimit te sodes (coca cola) (te cilat shpesh zevendesojne qumeshtin) dhe ushqimet e zakonshme te shpejta mund te kontribuojne ndaj shendetit te dobet dhe mbipeshen.

Kujdes ndaj konsumimit te produkteve te qumeshtit

Dobesia e prodhimeve te qumeshtit eshte sasia shume e larte e yndyrave te ngopura qe permban. Por, konsumatoret mund te minimizojne yndyrat dhe kalorite duke zgjedhur qumesht, kos dhe djathe pa yndyre apo me pak yndyre.
•infoalb•
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top