Dieta “5 faktorë”

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Njëra nga dietat më të njohura në Hollywood është dieta “5 faktorë”. Ajo është e krijuar nga trajneri Harley Pasternak dhe praktikohet nga shumë yje të njohura, si Eva Mendez, Alicia Keys, Kanye West, Jessica Simpson, Halle Berry dhe Lady Gaga. Kohët e fundit edhe Katy Perry kërkoi ndihmën e trajnerit Pasternak që të duket bukur si një nuse.
5-faktor.jpg

Pasternak kishte vendosur se numri 5 është numër magjik dhe në bazë të kësaj bëri një dietë. Dieta “5 faktorë” zgjatë 5 javë, përfshinë 5 haje gjatë ditës të cilat përgatiten për 5 minuta dhe përmbajnë 5 përbërje kyçe, rekomandon ushtrime 5 herë në javë dhe lejon 5 ditë gjatë të cilave mund të hani çfarë të doni.
Nëse ju duket interesant, vazhdoni të lexoni për të kuptuar më shumë detaje..
Baza e dietës

“Dieta nuk duhet të jetë e vështirë, e shtrenjtë e as të zgjatë më shumë kohë” – thotë Pasternak. Ja se cilat janë 5 principet e tij:

Kohëzgjatja – 5 javë. Dietat strikte me të vërtetë japin rezultate, por ato rezultate janë afatshkurte. Pasternak me qëllim kishte zgjedhur që dieta e tij të zgjasë 5 javë për të shmanguj jo-jo efektin e padëshiruar. Shumë njerëz vazhdojnë ta praktikojnë dietën edhe pas mbarimit të periudhës pesë javëshe dhe me këtë e shëndrrojnë në mënyrë të jetës.

5 haje gjatë ditës. Menyja ditore përfshin 3 haje dhe 2 “meze”. Rekomandohet të konsumohen në çdo 3 orë. Ashtu më rrallë ndjeni uri, kurse metabolizmi punon shpejtë. Për shembull: hani në ora 8, 11, 14, 17 dhe 20.

Ushqimi duhet të jetë gati për 5 minuta dhe të përmbajë 5 prodhime. Për shkak se hani 5 herë në ditë, ushqimi duhet të përgatitet shpejtë dhe lehtë që të mund secili ta praktikojë dietën.
Ushqimi duhet të përmbajë 5 komponente:

* proteina të shëndosha (të bardha të vezëve, peshk, gjoks pule, guaca)
* karbohidrate të shëndosha (fasule, oriz, fruta)
* fibra (tërshërë, bukë integrale, elb, fruta dhe perime, por pa patate)
* yndyrna të shëndosha (vaj ulliri)


5 ditë për pushim. Gjatë pesë javëve keni 5 ditë për “pushim” nga dieta. Gjatë këtyre ditëve mund të konsumoni ushqimin tuaj të preferuar. Zgjedhni që e diela të jetë ditë “pushimi” dhe atëherë hani ndonjë copëz torte, hani picën e preferuar ose vizitoni restoranin e dëshiruar. Ndalesat strikte nuk sjellin rezultate.

25 minuta ushtrime 5 herë gjatë javës. Që dieta të ketë rezultate pozitive, duhet të praktikoni edhe aktivitete fizike.
Fitnes plani “5 faktorë”

Harley Pasternak rekomandon të ushtroni 5 herë gjatë javës nga 25 minuta. Që fitnes plani i tij të jetë edhe më i thjeshtë, ai ka bërë një ndarje në 5 faza dhe çdo njëra nga ato zgjatë 5 minuta.

Faza e parë: kardio ushtrime. Filloni të përshpejtoni ritmin e zemrës duke ecur, ngritje në shkallë, marshim në vend etj.
Faza e dytë: ushtrime për të fortësuar pjesën e sipërme të trupit. Ju duhen pesha të vogla me të cilat mund të bëni ushtrime për duart.
Faza e tretë: ushtrime për të fortësuar pjesën e poshtme të trupit. Në këtë fazë praktikohen ushtrime për këmbë.
Faza e katërt: ushtrime për muskujt e stomakut.
Faza e pestë: kardio ushtrime për shkrirje të yndyrnave. Mbaroni ushtrimin me kardio ushtrime më intenzive si vrapim, vozitje biçikletë etj.
Pse dieta “5 faktorë” është aq e njohur?

Nuk ndjani uri. Nëse hani shpesh, dmth 5 herë brenda ditës, rrallë do të jeni të uritur.
Konsumohen haje të thjeshta. Ju nevojiten vetëm 5 përmbajtje, kurse përgatitja nuk duhet të ju marre më shume se 5 minuta.
Rekomandon fitnes sesione të shkurta. 25 minuta nuk janë ndonjë kohë e gjatë dhe secili mund të lejojë që ti harxhojë në ushtrime.
Përfshin edhe “ditë të lira”. Shumë njerëz nuk arrijnë t’i përmbahen dietave sepse nuk mund plotësisht që të largohen nga ushqimet e preferuara. Njerëzit që janë në këtë dietë tregojnë se ajo që i motivon më shumë është dita kur ata mund të konsumojnë gjithçka.
Rezultatet

Kjo dietë nuk është dietë e rreptë me të cilën kilogramët humben përnjëherë. Në afat prej 5 jave mund të prisni ulje të peshës nga maksimum 5-7 kilogram.

femina.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top