Dieta 3-ditore për uljen e masës së barkut

Arfenilla

Themelues i Forumit
313CD1155EDBC3E2C58EAE59DD3A642F.jpg
Kjo është dieta e nutricionistes së njohur britanike Alison Stork, e cila është ndërtuar veçanërisht për uljen e masës së barkut për një periudhë të shkurtër: vetëm 3-ditore.

Kjo dietë ofron gamën e plotë të vitaminave dhe mineraleve. Nëpërmjet recetës të kuruar me kujdes, dieta rregullon nivelin e sasisë së yndyrave në organizëm, kryesisht në zonën e barkut. Ajo djeg të gjitha kaloritë ditore të marra nëpërmjet ushqimit ditor dhe për kaloritë shtesë të nevojshme, organizmi i merr nga “depozita” e kalorive që është dhjami i konservuar në trup.

Kjo dietë është e pasur në vlera ushqimore, prandaj dhe mund të përsëritet sa herë të keni dëshirë për rezultate më të mëdha, deri sa të realizoni rënien në peshë në masën e dëshiruar.

Dita e parë
Mëngjesi: Kornfleksa me qumësht (në të cilën janë të pranishme farat e kungullit, farat e lirit dhe farat e lulediellit).
Dreka: Supë me perime mikse dhe thjerrëza.
Zemra: Kos frutash (mundësisht të përgatitur vetë me fruta të freskëta).
Darka: Peshk salmon të pjekur në zgarë të shoqëruara me dy kokrra patate të ziera.

Dita e dytë

Mëngjesi: Një vezë e zier e shoqëruar me një fetë buke të thekur (bukë e zezë ose bukë integrale).
Dreka: Sallatë me perime mikse dhe 1 kokërr patate e zier.
Zemra: Fruta sipas dëshirës dhe disa kokrra arra.
Darka: Fileto pule e pjekur në zgarë me oriz dhe perime.

Dita e tretë
Mëngjesi: Një tas me kos të shoqëruara me fruta të thata dhe një frut të freskët.
Dreka: Peshk (rekomandohet salmon ose sardele) të shoqëruara me sallatë jeshile dhe domate të pjekura në zgarë, si dhe një fetë buke (bukë e zezë ose bukë integrale).
Zemra: Një fetë buke me miell tërshëre dhe gjizë (në mungesë të bukës me tërshërë, rekomandohet një përshesh me kos dhe tërshërë).
Darka: Thjerrëza dhe perime të ziera.B lajmi
 
Titulli: Dieta 3-ditore për uljen e masës së barkut

A asht edhe per burra kjo dieta :P
Dhe deshta me dit qa don aja fjala Zemra se sjam tu e kuptu hyc...
 
Titulli: Dieta 3-ditore për uljen e masës së barkut

A asht edhe per burra kjo dieta :P
Dhe deshta me dit qa don aja fjala Zemra se sjam tu e kuptu hyc...

po si jo:cek: ama do na tregoshe sa kishte efek kjo dieta.

p.s.Zemra , un e nenkuptova si nje meny shtese afere darkes, se dikushe zakonishte darken e hane ka ora 8 e pas drekes deri ne dark ka disa ore bukur mir
´´
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dieta 3-ditore për uljen e masës së barkut

A asht edhe per burra kjo dieta :P
Dhe deshta me dit qa don aja fjala Zemra se sjam tu e kuptu hyc...

hahah edhe une qesha, por pastaj e kuptova si zamra....se tek ne perdoret nje vakt pas drekes, para darkes....
 
Titulli: Dieta 3-ditore për uljen e masës së barkut

Pak sport(sikur dhe te ecesh 30 minuta ne kembe ne dite) larg embelsirave te shumta,ushqehi shendetshem,e ska nevoj per diet fare mendoj une.
 
Titulli: Dieta 3-ditore për uljen e masës së barkut

Me pelqen, por duhet shume cardio per te djegur dhjamin e barkut
duhet pak fiskultur alla macarena qe ne 7:00
kafe pa sheqer, shum uje etj :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top