braziljania
Anëtar i Nderuar
Lindi formula magjike, diell + ujë = karburant
Nuk mungojnë as kritikat
Me katalizatorët e krijuar nga një kimist i MIT-it, drita diellore mund ta transformojë ujin në gaz hidrogjen. Nëqoftëse procesi do të jetë i riprodhueshëm në shkallë të gjerë, atëhere energjia diellore do të kandidohet për t'u bërë një burim energjetik dominues. "Po iu tregoj diçka që nuk ia kam treguar askujt tjetër", ka thënë në muajin maj Daniel Nocera, Docent i Kimisë në MIT, përballë një auditori shkencëtarësh dhe përgjegjësish qeveritarë të sektorit energjetik. Ka kërkuar që të uleshin dritat për të shfaqur një video. "Arrini ta shikoni mirë?", ka pyetur me një ton të alarmuar, duke treguar flluskat që dilnin nga një copë materiali e zhytur në ujë. "Oksigjeni po del nga elektroda". Më pas ka shtuar me zë të dridhur: "Kjo është e ardhmja. Kemi ngrënë gjethen".
Nocera ishte duke ilustruar një reaksion që gjeneron oksigjen nga uji në të njëjtën mënyrë me të cilën veprojnë bimët e gjelbra gjatë fotosintezës; një zbulim që mund të ketë implikacione të thella në debatin lidhur me burimet energjetike. I përfunduar me ndihmën e një katalizatori të zhvilluar nga Nocera, reaksioni është hapi i parë dhe më impenjues në ndarjen e ujit për të siguruar gaz hidrogjen. Gjenerimi i sasive të mëdha të hidrogjenit nga uji, mendon Nocera, do të mundësojë të tejkalohet një prej pengesave kryesore që akoma e pengojnë energjinë diellore të bëhet burimi më i rëndësishëm i elektricitetit: nuk ekziston asnjë metodë efikase nga pikëpamja e kostove për të magazinuar energjinë e grumbulluar nga panelët diellorë në mënyrë që të përdoret natën apo gjatë ditëve me re.
Energjia diellore është e vetmja potencialisht në gjendje të gjenerojë sasira të konsiderueshme energjie të pastër që nuk kontribuojnë në ngrohjen globale. Por pa instrumentet ekonomikë për ta ruajtur, energjia diellore nuk mund t'i zëvendësojë karburantet me bazë fosile në shkallë të gjerë. Në skenarin e Nocera, drita diellore duhet të ndajë ujin për të prodhuar hidrogjenin e gaztë dhe të thjeshtë për t'u magazinuar që më pas të mund të digjet në një gjenerator me djegie të brendshme apo të ripërzihet me oksigjenin në një bateri me lëndë djegëse. Një hipotezë akoma më ambicioze do të ishte ajo e përdorimit të reaksionit për të ndarë ujin e detit; në këtë rast, futja e hidrogjenit në një pilë me lëndë djegëse duhet të mundësojë që të prodhohet ujë i ëmbël dhe elektricitet.
Shfrytëzimi i energjisë diellore duke imituar procesin e fotosintezës është një ide që shkencëtarët kanë kërkuar ta bëjnë realitet qysh nga fillimet e viteve '70. Në mënyrë të veçantë, kanë provuar të replikojnë mënyrën me të cilën bimët e gjelbra shpërbëjnë ujin. Natyrisht, kimistët janë tashmë në gjendje ta ndajnë ujin, por procesi kërkon temperatura të larta, solucione alkaline të forta apo katalizatorë të rrallë e të kushtueshëm si platini. Kurse Nocera ka zbuluar një katalizator ekonomik që prodhon oksigjen nga uji në temperaturën e mjedisit dhe pa substanca kimike gërryese, duke replikuar të njëjtat kushte të favorshme të ndeshura tek bimët. Katalizatorë të tjerë premtues, midis të cilëve një tjetër i prodhuar gjithmonë nga Nocera, mund të përdoren për të kompletuar procesin dhe prodhuar gaz hidrogjen.
Nocera ka në mendje dy mënyra të ndryshme për ta shfrytëzuar zbulimin e vet. Në rastin e parë, një panel diellor tradicional duhet të kapë dritën e Diellit për të prodhuar elektricitet që, nga ana e tij, duhet të ushqejë një elektrolizator të pajisur me katalizator për të ndarë ujin. Në rastin e dytë, sistemi të kujton nga afër strukturën e gjethes. Katalizatorët do të vendoseshin krah për krah me molekula speciale të ngjyrosura të destinuara që të absorbojnë dritën diellore. Energjia e kapur nga substancat e ngjyrosura duhet të nxisë reaksionin e ndarjes së ujit. Në të dyja rastet, energjia diellore duhet të konvertohet në lëndë djegëse me hidrogjen lehtësisht e ruajtshme dhe e përdorshme natën ose kur paraqitet nevoja. Deklarimet e guximshme të Nocera mbi rëndësinë e zbulimit të tij përgjithësisht nuk futen në llojin e pohimeve që kimistët akademikë e kanë zakon të bëjnë përpara të barabartëve të tyre. Praktikisht, disa ekspertë kanë avancuar dyshime lidhur me aftësinë e sistemit për të lëvizur në shkallë të gjerë dhe mbi ekonomicitetin e tij. Por Nocera nuk tregon shenja rimendimi. "Me këtë zbulim kam ndryshuar krejtësisht letrat në tavolinë", ka theksuar përpara publikut në maj. "Tashmë të gjitha pozicionet e vjetra janë jashtë loje".