Dicka cilesore ju lutem!!

Monalize me fal, po pse e meriton nje femer ta fitoje, kur nje tjeter ka talent e kendon me mire?
Pse duhet te ngaterrojme perhere kte punen e feminizmit ne te gjitha anet?
Po nese ne Sanremo 10 vite rrjesht fitojne me merite femrat, per mua personalisht ska pike problemi?
Pse ndjeheni kaq delikate xhanem? Pse duhet perhere? Kte duhet se kuptoni qe eshte term i gabuar kur jemi ne nje kontekst ku talenti dhe passioni "duhet" ?
Sinqerisht nuk ju kuptoj!!
Sepse femra tjeter e cila shkoj me te ne finale shkoj me nje keng ritmin e te ciles e kemi degjuar e sterdegjuar , nuk them gjith ai ze e gjith ai talent por kenget nuk ishin gje fare, ndaj dhe si fituese Angelina e arsyetova më me detaje.
 
Kjo është një pemë e vërtetë, nuk retushohet dhe nuk pikturohet! Ju po shikoni Eukaliptin deglupta, ose Ylberin Eukaliptin, një vepër e vërtetë arti të natyrës.
1708521805187.png
 
'Shtat lëshon një lulëkuq

Heshtja ime është më e vjetër
se unë e më e fortë
se vdekja ime

ajo është pamundësia ime

heshtja kur fle
numëroj yjet
luaj me hije luaj me thika

e në fushë të bardhë
shtat lëshon
një lulkuq

se heshtja ime
ka peshën e gurit të mallkuar
dhe gjuhën e njeriut të gozhduar në shkëmb.
Ali Podrimja
 
Une nuk kam frike nga ato gra qe bota i quan " gra te bukura".
Une kam frike nga ato te tjerat.
Kam frike nga ato qe dalin nga shtepia me nje truk te lehte.
Nga ato qe e kupton menjehere se kane kaluar nje nate te veshtire mbas syzeve qe mbajne.
Nga ato qe i kapin floket me nje laps.
Nga ato qe shikohen ne pasqyre dhe buzeqeshin sepse nuk kane as nje fije floku ne vendin e duhur.
Kam frike nga ato.
Nga ato qe verejne hollesite, ne ato gjera te vecanta te tuat qe as ti mendoje se i kishe.
Nga ato qe dine te qendrojne perkrah te tjeteve, por qe nuk dine te qendrojne perkrah vetvetes.
Nga ato qe rendin gjithe diten, por qe ndalojne te degjojne. Nje te panjohur,
nje mik
nje femije.
Kam frike nga ato.
Nga ato qr nga nje " je e bukur" skuqen dhe ndihen ne siklet.
Nga ato qe ruajne me gelozi lulediellin qe i ke dhuruar deri sa petali i fundit te jete thare dhe kercelli te rrezohet ne dysheme, humbur mes pluhurit, poshte dollapit.
Nga ato qe nuk duken, nuk shfaqen, nuk vihen re.
Bota gjithmone ne vend te pare.
Dhe ato mbas.
Ne sfond.
Kam frike nga ato,
nga ato qe i buzeqeshin jetes , te gjitha ditet.
Pavaresisht se kane mijera arsye per te mos e bere.
Nga ato qe te degjojne vertete.
Nga ato qe duan te jene te bukura, vetem ndonjehere.
Vetem per dike.
Nga ato qe dine te qajne.
Kam frike nga ato.
Nga ato qe per te kaluar nje ore me ty, mund te pershkonin edhe tete ore me tren.
Kam frike nga ato.
Nga ato per te cilat ja vlen te qendrosh.
Nje here.
Te qendrosh.
E kam frike nga ato, mbi te gjitha, kur, pa thene asnje fjale, te zgjedhin.
dhe ti je teper i shperqendruar per ta vene re, shume i perqendruar per tu larguar nga nuk e di se cfare.
Kam frike nga ato se me gra te bukura, bota eshte plot.
Ndersa nje grua te tille,
nese e le te shkoje, nuk do te dish kurre se ne cilen vend te botes do ta gjesh.
Nese do ta gjesh ndonjehere.

Abdou Mbacke Diouf
 
Kjo foto u përhap në të gjithë botën dhe nuk la askënd indiferent.
Ky është viti 1987 qyteti i Zabsha në Poloni.
Fotografia kap momentin pas një operacioni 23-orësh të transplantit të zemrës. Vetëm imagjinoni 23 orë në tensionin më të fortë të krahëve, këmbëve, dhe gjithë trupit, sepse një gabim i vogël mund t’i kushtojë jetën pacientit. Dhe në atë kohë nuk kishte pajisje me precizion të lartë që kontrollonte punën e mjekëve. Operacioni u krye nga një shumë i kualifikuar
specialist, kardiokirurg polak Zbigniew Religa.
Në foto, ai ulet shumë i lodhur dhe shikon treguesit - se si funksionon zemra e re e pacientit. Edhe një ditë pas fillimit të operacionit, ai ndjen një përgjegjësi të madhe për veten. Nëse e shikoni nga afër, asistenti i tij i lodhur po fle në cepin e djathtë të ekstremit. Fotografia përcjell kështu atë që po ndodh në sallën e operacionit, sa që duket se ju ishit aty. Burri i shtrirë në tavolinën e operacionit është mësuesi Tadeusz Zhitkevich.
Në vitin 1987, ai pati dështim akut në zemër. Deri në atë kohë, ai tashmë kishte përjetuar tre sulme në zemër. Tashme ishte rreth 60 vjec dhe te gjithe mjeket te cileve iu drejtua per ndihme e aprovuan qe ne kete moshe njeriu nuk mund ta perballonte nje operacion kaq kompleks. Por Zhutkevichi nuk mund të ecte më dhe prandaj i shkroi Dr. Religa. Vetëm tre shprehje: “Unë jam mësues. Kam një zemër të sëmurë. Po kërkoj ndihmë. "Dhe doktori pranoi ta ndihmonte. "Ju lutem ejani", iu përgjigj doktori. Operacioni kaloi me sukses.
Mësuesi jetoi edhe 30 vjet pas saj dhe iku nga kjo botë e pleqërisë në 91 vjeç

1710949615724.png
 
"Librat janë dashuri...
Është prekje, erë, dashuri...
Është një udhëtim në një botë që nuk mund të përshtatet në asnjë dritare, përveç asaj pranë karriges që ulesh kur i lexon... »
Kostas Kromydas.
 
Për këtë fotosesion të National Geographic, Angelina Jolie nuk lahet për 7 ditë sepse bletët janë të ndjeshme ndaj aromave dhe nuk do ta thumbojnë kur era është shumë e fortë.
Mijëra bletë po fluturonin rreth aktores gjatë xhirimit të fotove.
Sesioni u mbajt për nder të Ditës Botërore të Bletës, me Angelina Jolie pozoi me bletët për 18 minuta... një gjest fisnik dhe i rrezikshëm për të nderuar insektet që luajnë një rol themelor në natyrën tonë.
1712066086908.png
 
I ke mbijetuar gjithçkaje që ke kaluar, dhe do t'i mbijetosh edhe kësaj. Qëndro për personin që do të bëhesh. Ju jeni më shumë se një ditë e keqe, ose javë, ose muaj, ose vit, ose edhe një dekadë. Ju jeni një e ardhme e mundësive shumëfish. Ju jeni një tjetër vetë në një pikë në kohën e ardhshme duke parë prapa në mirënjohje që kjo e humbur dhe e mëparshme që keni mbajtur. Qëndro.
~Matt Haig
1712075947888.png
 
Jeta është një gjë e mrekullueshme, por edhe një luftë, një bashkësi ndjenjash, eksperiencash. Janë pikërisht këto emocione dhe eksperienca, frika dhe ëndrrat, që lindin tek ne, që trasformohen çdo ditë, në çdo hap. Jeta ndonjëherë mund të jetë një pikë mbërritje, por është e vështirë të arrish sepse rruga është plot me pengesa ose një udhëtim i mrekullueshëm për t’u ndare me ata që na duan të mirën ose me vetveten ose gati një udhëtim drejt të panjohurës, por duke shijuar plotësisht gjërat që na ndodhin, sepse mund të mos ndodhin më.
| Charlie Chaplin |
 
GRUAJA SHQIPTARE ❤️

Historia jonë kombëtare gjatë shekujve të rëndë të robërisë është e mbushur përplot shembuj të heroizmit të femrës shqiptare. Roli dhe kontributi i saj në periudha të ndryshme historike për lirinë e atdheut është shumë i rëndësishëm, për të cilin ka se çka të shkruhet dhe të flitet. Prandaj, është fakt i pamohueshëm se femra shqiptare zë një vend të rëndësishëm në historinë kombëtare të popullit tonë, duke filluar që nga periudha ilire e më tej.

Femra shqiptare gjatë gjithë historisë, me dinjitet e fisnikëri të lartë, u tregua e zonja që gjithmonë të mbajë lart flamurin e qëndresës dhe të familjes. Nënat, motrat, bijat dhe bashkëshortet tona, epokë pas epoke, luftë pas lufte, marshuan krenare së bashku me burrat, djemtë, vëllezërit, prindërit ashtu të papërkulura nëpër shekuj e mijëvjeçarë dhe arritën, erdhën krenare deri këtu, por të vetëdijshme se edhe më tutje, rrugën duhet vazhduar.

Gjatë gjithë kësaj periudhe të gjatë të historisë, falë femrës shqiptare, populli ynë arriti që të shpëtojë nga asimilimi, duke ruajtur në të njëjtën kohë gjuhën, historinë, traditën, kulturën dhe përkatësinë tonë kombëtare. Ajo, në rrethanat më të përshtatshme historike inkuadrohet në rrjedhat që i imponoheshin nga vetë faktori kohë. “Burrat trima lindin dhe rriten vetëm nga nënat trimëresha”, thotë një fjalë e popullit. Femra shqiptare e ka përbuzur kurdoherë frikacakun. Nëna shqiptare e ka përbuzur dhe e ka mallkuar madje edhe birin e saj kur plogështohej përpara vdekjes.

Fv20.jpg


Të drejtat e gruas shqiptare në vitet 20′-30′
Historia dhe të dhënat faktike që ajo na ofron, të cilave ne gjithmonë duhet referuar, tregon se një barrë të rëndësishme në ndodhitë e shumta shoqërore dhe ndryshimet që ka pësuar ajo, e ka patur gruaja, ndërsa meritat i kanë marrë vazhdimisht burrat. Kjo nga vetë fakti se gruaja është trajtuar si qenie e dorës së dytë, si një pjesë e familjes e cila është e destinuar për të lindur, për t‘i shërbyer burrit dhe për t’iu nënshtruar atij. Kjo dukuri nuk ka qenë e pranishme vetëm te shqiptarët dhe as te ballkanasit. Këtu te ne kjo dukuri është zvarritur më gjatë ndër vite por si e këtillë ka egzistuar edhe në vende te tjera, madje në disa shoqëri akoma vazhdon të dominojë.

Nëse iu kthehemi prapë të dhënave historike, do vërejmë se të drejten e votës, si në Europë po ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gratë e kanë fituar relativisht vonë, gjatë shekullit të kaluar, që nuk është shumë larg. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se ato, jo rrallë, nuk kanë ndikuar në vetë rrjedhat e historisë a janë bërë pjesë e rëndësishme, për mos thënë ndër faktorët kryesor të saj.


Roli i gruas shqiptare ka ndryshuar shumë ndër vite dhe kjo ka ardhur si ndikim i faktorëve historike. Shpallja e pavarësisë e gjeti shoqërinë shqiptare në një kaos të vërtetë dhe si rrjedhim edhe gruan. Si shkak kryesor shërbeu gjendja e rënduar ekonomike, shoqërore, kulturore si edhe mentaliteti i trashëguar nga sundimi shumëvjecar otoman. Ajo nuk kishte të drejtën e zgjedhjes së bashkëshortit të saj apo as të vendbanimit. Gruaja shqiptare shihej si një objekt që shfytëzohej për të bërë punët e shtëpisë dhe punë të tjera të rënda. Gjithashtu niveli i ulët arsimor dhe analfabetizmi ndikoi në rolin e gruas në shoqëri. Ajo kishte qenë e shtypur ndër vite, pra kjo gjendje e mjeruar kishte qenë e trashëguar brez pas brezi. Të drejtat e saj ishin mjaft të kufizuara. Ajo nuk kishte të drejtë të ndërronte burrin e saj për asnjë arsye, apo të braktiste familjen. Gjithashtu ajo nuk ishte aktive në politike. Kjo gjendje vazhdoi deri në fillimet e vitit 1920.

Më pas gjendja nisi të përmirsohej si pasojë jo vetëm e shtetit por edhe të gruas në përgjithësi, sidomos për hartimin dhe zbatimin e ligjeve për të drejtat e grave, arsimimi dhe roli i tyre në arenën politike të vendit. Gratë fituan të drejtën e organizimit dhe hapjes së shkollave si: Instituti privat “Qiriazi“ në Tiranë, Shkolla “Femërore Normale” në Korçë dhe ajo e “Stigmatineve” në Shkodër. Më pas ne 1933 themelohet Instituti Femeror “Nëna Mbretëreshë“, e cila përgatiste mësues. Të drejtat e gruas u rriten edhe me ndërhyrjen e saj në politikë dhe me hapjen e shoqatave apo lëvizjet femërore si “Ylli i Mëngjesit“, “Shpresa Kombëtare“, Komiteti “Gruaja Shqiptare“, etj. Tashmë gratë shiheshin si e ardhmja e arsimit në vend. Ato luajtën rol të rëndësishëm edhe në shëndetësi, luftrat e vendit, forcat ushtarake vullnetare, etj. Gratë luajtën rol të rëndësishëm në aktivitetet e bamirësisë, higjienës dhe shëndetit.

Me krijimin e Kodit të ri civil, femrat fituan më shumë të drejta, të cilat përmirësuan jetën e saj në familje. Sidoqoftë, e drejta e votës për gratë u lejua vetëm në vitin 1945 në Shqipëri. Këto të drejta do të shtohen akoma më tepër duke arritur deri në ditët e sotme ku gruaja vihet në të njëjtat pozita me burrin dhe ka po te njejta te drejta ashtu si edhe ai. Por siç u shpreh dhe më lart, rrugëtimi i rolit të femrës në shoqërinë shqiptare ka bërë një rrugë të gjatë për të ardhur deri në ditët tona.

Në vitin shkollor 1919-1920 në qytetin e Gjirokastrës u çel shkolla fillore femërore nën drejtimin e mësueses Urani Rumbo. Në bazë të të dhënave del se edhe në qytetin e Krujës ishte çelur shkolla fillore femërore.
Funksionimi i shkollave femërore, ashtu si gjithë arsimi kombëtar, hasi në një sërë vështirësish. Në radhë të parë ndihej mungesa e kuadrit të nevojshëm për mësues, mungonin programet dhe tekstet mësimore etj. Për shkak të mentalitetit patriarkal, frekuentimi i shkollës nga vajzat ishte tepër i kufizuar. Mjediset shkollore ishin të papërshtatshme.

Ffv20.jpg


Problemi i arsimimit të femrës shqiptare dhe arsimi kombëtar në përgjithësi zunë vendin e tyre në luftën për demokratizimin e jetës së vendit në vitet 1920-1924. Hapat e hedhura në fushën e arsimimit të femrës në vitet 1912-1920 përbënin për shtetin e rimëkëmbur shqiptar një bazë të vlefshme dhe një përvojë të mirë që do të ndihmonte në përhapjen e mëtejshme të shkollës fillore femërore si dhe në ngritjen e saj në nivele më të larta.


Shtytje të rëndësishme zhvillimit të arsimit në Shqipëri i dhanë tri kongreset arsimore që u mbajtën në vitet 1920-1924. Në Kongresin e tretë, i cili u mbajt në gusht të vitit 1924 në godinën e vajzave në Tiranë, midis problemeve që qëndronin para arsimit kombëtar, u ngrit dhe çështja e shkollimit të femrës shqiptare, që u quajt si një problem i ngutshëm dhe serioz për vendin dhe u përcaktuan rrugët për përmirësimin e saj.

Femra jonë shqiptare, qoftë si nënë, motër, bijë apo bashkëshorte me krenarinë shqiptare nuk e ka duruar kurrë tradhtinë dhe pabesinë ndaj atdheut.

Virtytet e femrës shqiptare ishin frymëzim i luftërave për liri të atdheut. Ajo tek shqiptarët trajtohet me respektin më të lartë dhe vërtet punon në shtëpi, por zë një vend të nderuar në shoqëri dhe se jeta e saj fisnikërohet me të qenit nënë. Është e vërtetë se ajo vlerësonte dhe vlerëson edhe sot shumë lartë të qenit nënë dhe bashkëshorte. Gjithë jeta e saj ndërtohet në këto dy shtylla kryesore, por edhe jo rrallëherë ajo ka dëshmuar se që të dyja i sakrifikon për liri, gjë që e ngritë atë në piedestalin e barazisë me heronjtë.

Çështja e arsimimit të femrës zuri vend edhe në Parlamentin shqiptar të viteve 1921-1924. Në një nga seancat parlamentare të vitit 1921, u kërkua çelja në shkallë vendi, e shkollave të reja fillore femërore, si edhe çelja e një shkolle normale femërore për përgatitjen e mësueseve; u shtrua si domosdoshmëri ngritja metodike e kuadrit arsimor në shkollat ekzistuese, u miratua çelja e shkollës normale femërore private “Kyrias” e cila u hap në vitin 1922 në Kamëz të Tiranës.
U ngrit problemi i përmirësimit të tipit, i strukturës dhe i programeve të shkollës, që do të ndikonin në rritjen e nivelit arsimor të femrës dhe do të luftohej zakoni i tërheqjes së vajzës nga shkolla dhe mbyllja e saj në shtëpi në moshën 10-12 vjeç.

Krahas vënies në dukje të problemeve që qëndronin para arsimit femëror, në këto vite u çelën shkolla fillore femërore shtetërore në Kavajë, dhe në Shijak .
Në vitin 1914 në trevën e Gjirokastrës, u mendua të rritej niveli i arsimit në shkollën femërore ekzistuese, të çelej një shkollë fillore femërore në lagjen “Dunavat”, Libohovë e Delvinë.
Në qytetin e Korçës, u çel shkolla e mesme normale femërore. Dokumentacioni i hulumtuar nuk jep të dhëna të plota për numrin e nxënësve që frekuentonin shkollat femërore gjatë viteve 1920-1924.

Por nga të dhënat zyrtare për vitin shkollor 1921-1922, del se numri i përgjithshëm i nxënësve ishte 25.197 dhe 20% e tyre ose afërsisht 5.000 ishin nxënëse.

Hapat e hedhur në zhvillimin e arsimit kombëtar dhe atij femëror në vitet 1912-1924, hapën rrugën për të shërruar plagën e rëndë të analfabetizmit në Shqipëri.
Megjithatë ato shërbyen si bazë për ndërtimin dhe konsolidimin e sistemit arsimor në përgjithësi dhe atij femëror në veçanti.
Edhe pse populli ynë shpesh u përgjak e u përflak, mori plagë e riplagë, kombi ynë edhe më tutje eci, ecën dhe do të ecën gjithmonë përpara në rrugën e mundimshme, ama të ndritshme të lirisë kombëtare.

Lufta Nacionalçlirimtare ngriti për herë të parë femrën shqiptare në piedestalin e historisë

1Fier-15-tetor-1944.jpg


Rreth tetë mijë vajza e gra mbushën radhët e njësiteve guerile e të brigadave partizane. Shumë prej tyre u ngjitën në pozicione drejtuese në organizatat e frontit, të partisë e të rinisë komuniste, të brigadave e të njësive të tjera partizane. Këtë revolucion të madh të femrës shqiptare e filluan të parat nxënëset e gjimnazeve të Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Korçës e Gjirokastrës. Shembulli i tyre tërhoqi qindra e mijëra vajza të tjera nga fshati i mjeruar e i prapambetur shqiptar, duke paralajmëruar triumfin e pashmangshëm të Luftës Antifashiste dhe duke i dhënë kësaj të fundit një karakter europian e progresiv.

Që në nëntor të vitit 1943, shefi i misionit ushtarak britanik, gjenerali Edmund Davies, e konstaton i befasuar këtë shpërthim të papritur të fenomenit grua. Gruaja partizane që drejtonte e urdhëronte, gruaja që luftonte njëlloj si burrat dhe binte në vijën e parë të frontit, gruaja që duronte mizoritë e qelive fashiste e nuk tutej përpara torturave dhe vdekjes, që përballonte vështirësitë e marshimeve të gjata, rreziqet dhe privacionet e një jete në qiell të hapur, gruaja që edukonte, qytetëronte e mësonte masat analfabete të fshatit të prapambetur shqiptar: e gjitha kjo ishte një “mrekulli”, që ndodhte për herë të parë në Shqipëri. Ishte edhe shenja më domethënëse e një shoqërie që po ndryshonte.

Përfshirja e femrës shqiptare në Luftën Antifashiste demaskoi e zhvleftësoi përfundimisht rendin e vjetër, të bazuar në injorancën, shtypjen dhe pabarazinë.
 
Më është bërë e qartë se vetë plakja nuk sjell mençuri. Shpesh sjell regres në fëmijëri, varësi dhe hidhërim mbi mundësitë e humbura. Vetëm ata që janë ende në rritje intelektualisht, emocionalisht, shpirtërisht trashëgojnë pasurinë e plakjes.
~James Hollis
 
“Momentet më të mira në lexim janë kur has diçka – një mendim, një ndjenjë, një mënyrë për të parë gjërat – të cilat i kishe menduar të veçanta dhe të veçanta për ty. Tani ja ku është, e vendosur nga dikush tjetër, një person që nuk e keni takuar kurrë, dikush edhe që ka vdekur prej kohësh. Dhe eshte sikur ka dale nje dore dhe ka marre tenden. ”
1712506541772.png
 
Kur e do dikë, nuk e do gjatë gjithë kohës, saktësisht në të njëjtën mënyrë, nga momenti në moment. Është pamundësi. Madje është gënjeshtër të pretendosh. Dhe megjithatë kjo është pikërisht ajo që shumica prej nesh kërkon. Ne kemi kaq pak besim në ebb dhe rrjedhën e jetës, të dashurisë, të marrëdhënieve. Ne kërcejmë në rrjedhën e baticës dhe rezistojmë në terrorin e saj. Kemi frikë se nuk do të kthehet më. Ne këmbëngulim në permanencën, në kohëzgjatjen, në vazhdimësinë; kur e vetmja vazhdimësi e mundshme, në jetë si në dashuri, është në rritje, në fluiditet - në liri, në kuptimin që kërcimtarët janë të lirë, mezi presin sa kalojnë, por partnerë në të njëjtin model.
Siguria e vetme e vërtetë nuk është të zotërosh ose të zotërohesh, as të kërkosh ose të presësh, as të shpresosh, madje. Siguria në një marrëdhënie nuk qëndron as në shikimin prapa në atë që ishte në nostalgji, as përpara në atë që mund të jetë në frikë apo pritje, por të jetosh në marrëdhënien e tanishme dhe ta pranosh atë siç është tani. Marrëdhëniet duhet të jenë si ishuj, duhet t’i pranojë për atë që janë këtu dhe tani, brenda kufijve të tyre - ishuj, të rrethuar dhe të ndërprerë nga deti, dhe vazhdimisht të vizitohen dhe të braktisen nga baticat.
~Anne Morrow Lindbergh
(Libri: Dhuratë nga deti
 
“Raporti i një njeriu budalla për atë që thotë një njeri i zgjuar nuk është kurrë i saktë, sepse ai në mënyrë të pandërgjegjshme e përkthen atë që dëgjon në diçka që mund ta kuptojë. ”
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top