Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Diaspora shqitare në Gjermani, Zvicër, France, Itali, Austri, Belgjikë, Suedi dhe Nor

Marrëveshjet e nënshkruara nga regjimi autoritar i Kosovës për copëtimin e Republikës së Kosovës përmes “Zajednicës” dhe Demarkacionit me Malin e Zi, kanë bërë që bashkatdhetarët në Diasporë të bashkohen dhe të organizohen në kundërshtim të këtyre marrëveshjeve.
Kësaj revolte të mërgimtarëve iu kemi bashkuar edhe ne, Qendrat e Lëvizjes VETثVENDOSJE! në Gjermani, Zvicër, France, Austri,Itali, Belgjikë, Suedi dhe Norvegji, me ç’rast kemi organizuar një sërë aktivitetesh për ta shprehur kundërshtimin tonë, njofotn agejncia e lajemeve “Presheva jonë”
Përgjatë muajit dhjetor, Qendrat e Lëvizjes VETثVENDOSJE! në Diasporë, kemi mbajtur mbi 15 tubime me bashkatdhetarë, një protestë para Ambasadës së Republikës Kosovës në Gjermani dhe takime të shumta me anëtarë dhe simpatizues të Lëvizjes. Po ashtu kemi realizuar takime dhe kontakte të vazhdueshme me politikanë dhe persona të tjerë publik si gazetarë, pjesëtarë të organizatave të ndryshme të shteteve ku jetojmë, në mënyrë që t’i njoftojmë rreth gjendjes aktuale politike në Kosovë. Shumë prej tyre janë shprehur të befasuar me përndjekjet që Qeveria e Kosovës i ka bërë dhe po i bënë opozitës, e posaçërisht me arrestimin e deputetëve dhe demolimin e zyrave të subjektit më të madh opozitar.
mergata vvPjesëmarrja e madhe e mërgimtarëve në tubime dhe anëtarësimet e vazhdueshme në Lëvizjen VETثVENDOSJE! nëpër të gjitha Qendrat tona në Diasporë, dëshmojnë qartë që bashkatdhetarët po bëhen më të gatshëm dita ditës për t’u bashkuar në luftën kundër regjimit shtypës, jodemokratik e të korruptuar.
Regjimet e pasluftës e kanë bërë Kosovën një shtet jofunksional e jodemokratik, ku të drejtat më themelore kërcënohen dhe shtypen çdo ditë. Edhe ky vit që e lamë pas na kujtoi që ende kemi shumë punë për të bërë dhe beteja për të luftuar, në mënyrë që të triumfojë e drejta për vetëvendosje për popullin e Kosovës.
Betejat që na presin për vitin e ri 2016 janë të shumta, ku beteja e parë gjithëkombëtare e vitit do të jetë me 9 janar. Rindërtimi dhe zhvillimi i Republikës janë të mundshme vetëm pas ndalimit të këtij regjimi autoritar tashmë 17 vjeçar. Prandaj, pjesëmarrja në protestën e 9 janarit është e domosdoshme për të gjithë ata që duan të ndërtojnë një Republikë të mirëfilltë, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Vetëvendosje! – Diasporë.mergggmergata-vv11-300x200.jpgmergata-vv3-300x200.jpgmerggg-300x225.jpghttp://www.preshevajone.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back