Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Diana, e bukura e ‘Miss Universe’

f.0625011524226_m.jpg


Diana është njëra prej vajzave, e cila nuk ka dashur që ëndrra e saj e kahershme të mbetet në sirtar. Tashmë ajo ka një karrierë, një emër, një ëndrra të realizuar dhe synime për të qëndruar në botën e spektaklit...
Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Një projekt të madh ka nisur dhe jo pak të tjerë e presin për në të ardhmen. Ajo do të përfaqësojë Kosovën në garën botërore “Miss Universe 2012” që do të mbahet në muajin dhjetor. Të gjitha këto, ajo i tregon në këtë intervistë për portalin tonë…

diana1.jpg

Kush është Diana Avdiu për të gjithë ata që nuk e njohin, na tregoni pak për veten?
Jam 19 vjeçare, kam përfunduar shkollën e mesme, mendoj të vazhdoj studimet në regji filmi.

E keni nisur me fitoren e një kurore miss-i... Je zgjedhur edhe ‘Miss Press’ dhe ‘Miss Interneti’, në një konkurrencë të madhe në mesin e 21 vajzave...Si u ndiet kur dëgjuat emrin tuaj, që do të vazhdonit garën për kurorën e ‘Miss Universe’?
Unë u ndjeva jashtëzakonisht e lumtur, më dukej jetoja një ëndërr. Edhe dy çmimet tjera, më gëzuan, sepse mora forcë për të vazhduar deri në fund. Qëllimi im ka qenë gjithmonë të shikoj përpara për pjesën tjetër të konkurrimit.

Pa dyshim, ju jeni vajzë me fat, jo vetëm sepse jeni e bukur, por edhe sepse imazhi i juaj përfaqësoi një komb në “Miss Universe 2012”. A mund të na tregoni diçka mbi këtë eksperiencë?
Pjesëmarrja në këtë spektakël ka qenë një prej vendimeve më të mira që kam marrë ndonjëherë! Edhe evenimenti në vetvete ishte një eksperiencë e paharrueshme për mua.

diana2.jpg

اfarë ju jep më shumë kënaqësi në këto momente?
Fakti që do përfaqësoj vendin në “Miss Universe”.

Konkurruat dhe fituat. Mendoni se këtu jeta juaj merr një tjetër kthesë? Të ardhmen tuaj e shihni të lidhur me modelimin?
Më pëlqen, pa dyshim. Por këtë pjesë e shoh edhe si një kujtim, që do të më mbetet më vonë nga vetja. Më vonë, ashtu si çdokush në këtë moshë, dëshiroj të kontribuoj për t’i sjellë botës diçka të re.

Duket se, tashmë iu kanë hapur portat e suksesit dhe afirmimit…
Shpresoj që në këto porta të hapura të hyj dhe të rri gjatë…

Të qenit e bukur është një privilegj. Ju e besoni një gjë të tillë?
ثshtë një privilegj, por ka edhe kjo anën e saj të vështirë, pasi je më e sulmuar.


diana3.jpg


Jeta është një garë dhe plot sfida. Duket se jetën po e jetoni bukur, kurse sfidat po i tejkaloni?
Sfidat janë të mira se na sprovojnë. I mirëpres dhe përballem me to.

E ke menduar gjithmonë veten një modele? Ky është profesioni që ke dëshiruar, apo gjithçka erdhi rastësisht?
Ka ardhur rastësisht, por tani jam e mishëruar me punën që bëj dhe ndjej përgjegjësi, gjithmonë do të punoj me përkushtim.

A ke marrë pjesë edhe në ndonjë konkurs tjetër bukurie apo mode?
Kam marrë pjesë në ¨Miss Fushë-Kosova 2009¨ dhe jam fituese e emisionit ¨Unë jam Top Model¨.

Cilat janë karakteristikat e veçanta që ju ia njihni mirë vetes?
Thjeshtësia dhe vendosmëria.

diana4.jpg


Kur një vajzë bëhet miss është e lidhur me skenën, spektaklin, dukjen. Ju e keni këtë kompleks?
Nuk jam shumë e kompleksuar, por kujdesem për çdo gjë. Unë nuk jetoj për tu dukur. Kënaqësinë e marr në rrugë, në shoqërinë time. Nuk kam nevojë të shfaqem kudo dhe t’i bëj reklamë vetes.

Përgjithësisht e ndiqni modën?
Po. Unë vesh ato që më shkojnë mua në trup, që më rrinë mirë dhe më pëlqejnë.

اka shmangni posaçërisht të vishni, e çka vishni kur dëshironi të shkëlqeni?
Nuk kam diçka të veçantë që e shmang nga veshja, por kur dëshiroj të shkëlqej, bëj zgjidhje të shpejt, sepse po u mundova shumë, vjen në shprehje kompleksi se nuk do dukem bukur.

Po lini përshtypjen e një vajze të fuqishme në fotografi dhe në skenë. Cila jeni në jetën private?
E vendosur, e thjeshtë.


diana5.jpg

Ku ke planifikuar të kalosh sivjet pushimet?
Në Turqi.

Cilat janë preokupimet tuaja aktuale?
Qëllimi im është të jem e lumtur dhe unë dua të jem e suksesshme, jo vetëm në modelim. Kam disa plane që do t’i shpalosi në të ardhmen.

Faleminderit e bukura universale, Diana?
Faleminderit juve, shpresoj t’ju bëj krenar.

/Telegrafi/
 
Titulli: Diana, e bukura e ‘Miss Universe’

ka dhe me mire, po hajt me, shtyheshka..LOL LOL Ishalla po na nderon..:D
 
Titulli: Diana, e bukura e ‘Miss Universe’

Vetem 19 vjece kjo? Qyqja duket si 25 LOL. Shyqyr qe paska realizuar enderrat thuaj...
 
Titulli: Diana, e bukura e ‘Miss Universe’

Cute girl...nder me te bukurat ne konkurimin e Miss Universit n'Ks.
 
Pe: Diana, e bukura e ‘Miss Universe’

E lezetshme,por per moshen tregon me shume sec eshte...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back