Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Diabeti dobëson kockat, çfarë duhet të konsumoni për shëndet të mirë

Diabeti dobëson kockat, çfarë duhet të konsumoni për shëndet të mirë

Njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 1 janë më të rrezikuar nga frakturat, thotë një studim të cilit i referohet AgroWeb.org.

Studimi në fjalë u krye në Mbretërinë e Bashkuar.

lg.php


lg.php

lg.php



Shiko fotografinë 1896572

Ekspertët analizuan të dhënat e 3300 personave të prekur nga diabeti i tipit 1 dhe 44,000 të tjerëve të prekur nga diabeti i tipit 2.

Ata matën të dhënat e nivelit të sheqerit në gjak të pjesëmarrësve për 2 deri në 3 muaj.

Gjetjet treguan se të dy kategoritë e pacientëve ishin të rrezikuar nga frakturat dhe problemet me kockat.

Megjithatë, rreziku i frakturave ishte më i lartë në mesin e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 1.

Tek pacientët e diagnostikuar me diabetin e tipit 2, rreziku i frakturave i atribuohej faktorëve që shkojnë përtej nivelit të sheqerit në gjak.

Diabeti prek miliona njerëz në botë dhe ai i tipit 2 është më i përhapur.

Ky lloj i sëmundjes ndodh kur njeriu bëhet rezistent ndaj insulinës.

Diabeti i tipit 1 diagnostikohet më shumë tek fëmijët dhe adoleshentët dhe shkaktohet nga mungesa e insulinës.

Faktorë Të Tjerë Rreziku Të Frakturave
Frakturat janë një rezultat jo vetëm i një trauma por edhe dobësimit të kockave.

Trauma shkaktohet nga rrëzimi ndërsa forca e kockave varet nga volume, forma dhe cilësia e tyre.

Dendësia kockore është një faktor i rëndësishëm rreziku.

Gratë janë më të rrezikuara nga fakturat sepse kanë një dendësi më të dobët kockore.

Ekspertët identifikojnë duhanpirjen dhe ushqyerjen si faktorë të rëndësishëm rreziku për frakturat e kockave.

Sipas tyre, nëse një person rrëzohet në anë, është 6 herë më i rrezikuar nga një frakturë e ijeve.

Mësoni më poshtë nga AgroWeb.org ndryshimet që duhet të bëni për të parandaluar frakturat.

Konsumoni Më Shumë Kalçium
Doza ditore është 1,200 mg kalçium në ditë për femrat dhe 1,000 mg kalçium për meshkujt.

Këtë mineral mund ta merrni nga produktet organike të bulmetit, sardelet, barishtet, zarzavatet si brokoli, kumbullat e thata e të tjerë.

Më Shumë Vitaminë D
Vitamina D zbut rrezikun e kësaj sëmundjeje dhe e ndihmon organizmin të përthithë më shumë kalçium.

Trupi prodhon vetë vitaminë D nëse ekspozohet në diell për 10-15 minuta në ditë.

Vitamina K
Vitamina K e ndihmon organizmin të prodhojë proteina për kocka të shëndetshme dhe të pakësojë sasinë e kalçiumit të nxjerrë nga trupi.

Ushqimet e pasura me vitaminë K janë lakrat e vogla, ushqimet e fermentuara të bulmetit, kumbullat dhe brokoli.

Më Shumë Kalium
Kaliumi neutralizon acidet që largojnë kalçiumin nga organizmi.

Burimet më të mira të kaliumit janë banania, avokado, luleshtrydhet, portokalli, mango, kivi, pjeshkët, hurmat, karrotat, patatet e ëmbla, brokoli dhe speci i kuq.

Doza e rekomanduar e kaliumit për të rriturit është 4,700 mg./

AgroWeb.org
 
patatja ka sheqer dhe nuk preferohet per ata se vuajn me diabet..dhe hurma..
Eshte veshtir te gjesh ushqim per kta te semuar..molla eger .thana.boronica .kaqa,kto jan me shum bio.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back