Di Maria befason me deklaratën e tij: Mesi nuk duhet të ishte pjesë e kombëtares

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Ndryshimi i brezave në kombëtaren e Argjentinës ka bërë që disa prej futbollistëve më të rëndësishëm të viteve të fundit të mos grumbullohen nga trajneri Lionel Skaloni për sfidat eliminatore që do të luhen në Amerikën e Jugut, të vlefshme për Botërorin 2022.

higuain-messi-biglia-di-maria-argentina-chile-eliminatorias-sudamericanas-2018_8p278wul6uaw109...jpg
lg.php



Këtë herë ai që e ka pësuar është Angel di Maria. Sulmuesi i PSG-së ka shpërthyer në kritika ndaj trajnerit të kombëtares dhe e ka të vështirë që të gjejë arsyet reale të kësaj mungese. Ai madje ishte aq shumë i nervozuar për këtë fakt, sa vuri në dyshim edhe prezencën e Leo Mesit dhe tha se as ai nuk duhet të ishte pjesë e skuadrës, nëse përdorim logjikën e trajnerit. Diçka shumë e guximshme sepse bëhet fjalë për yllin e skuadrës dhe kapitenin e Argjentinës.

“Nuk gjej dot një shpjegim normal pse nuk jam grumbulluar. Nuk kam fjalë për këtë. Për mua, kombëtarja është maksimumi për çdo lojtar. Nëse trajneri thotë se po mendon për të ndryshuar brezat, atëherë duhet ta bëjë me të gjithë. Ndoshta as Leo Mesi nuk duhet të ishte pjesë e kësaj liste apo Otamendi dhe lojtarë të tjerë”, tha Di Maria në “Closs Continental”. Ai tha se po kalon një formë të mirë dhe meritonte të ishte me kombëtaren. “Unë kam bërë një sezon mjaft të mirë dhe prej një viti jam në formë.
Di-Maria-dhe-Mesi.jpg
Do të vazhdoj të tregoj në fushën e lojës që e meritoj fanellën e kombëtares dhe dëshiroj me gjithë shpirt që të rikthehem sërish”, shtoi më tej sulmuesi i PSG-së. Argjentinasi thotë se nuk ka të bëjë as me moshën e tij dhe as me formën. “Nëse nuk më grumbulluan, është sepse nuk donin ta bënin. Nuk ka lidhje as me formën dhe as me moshën. Unë jam 32 vjeç dhe nuk mund të quhem i vjetër. Do ta tregoj në fushën e lojës që jam i vlefshëm. Luaj prej vitesh me lojtarë si Nejmar dhe Mbape”, ka thënë Di Maria.

PANORAMASPORT.AL
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top