Dhurimi- Khalil Gibran

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
giving-2.jpg


Pastaj, një pasanik tha: Folna për Dhurimin.
Dhe ai foli, e tha:
Pak jeni duke dhënë, në qoftë se nga pasjet tuaja jepni.
Kur veten tuaj jepni, atëherë po, jepni me të vërtetë.
Ç’janë pasjet tuaja, përveçse sende që i mbani dhe i ruani, nga frika se nesër mund t’ju nevojiten?
Po nesër, çka do t’i sjellë e nesërmja qenit të kujdesshëm që kockën nën dhé mbulon, ndërsa pas pelegrinëve shkon për në qytetin e shenjtë?
Dhe çka është frika për nevojën, në mos vetë nevoja?
Dhe frika nga etja, kur plot e ke pusin, a nuk është një etje që kurrë s’mund të shuhet?
Ata që japin vetëm pak nga e shumta që kanë, sa për sy e faqe japin, me dëshirën për t’u dukur dhe kjo dëshirë e fshehtë dhuratën e tyre e prish.
Janë ata që pak kanë dhe të gjithën e japin.Këta janë besimtarët e jetës dhe bujarisë së saj dhe kurrë e zbrazët s’mbetet kuleta e tyre.
Janë ata që me gëzim japin dhe ky gëzim shpërblim është për ta.
Janë ata që me dhembje japin dhe kjo dhembje pagëzimi i tyre është.Janë ata që japin e dhembje s’njohin kur dhurojnë, as gëzim ndiejnë dhe as dhurojnë me maturinë e virtytit;Ata falin ashtu si lulet në lëndinë, që në ajër erëmirin e tyre lëshojnë.Nga duart e tyre Zoti është që flet, prej syve të tyre Ai tokës i buzëqesh.
Mirë është të dhurosh kur të kërkojnë; por edhe më mirë është të kuptosh që duhet dhënë edhe pa të kërkuar;
Për dorëhapurin kërkesa e të varfrit është një gëzim edhe më i madh sesa të dhënët.
Përse të mos jepni?Do të jepni gjithë ç’keni një ditë;Prandaj, jepni tani, që stina e të dhënit të jetë juaja dhe jo e trashëgimtarëve tuaj.
Ju shpesh thoni: “Do të jepja edhe unë, por vetëm atyre që e meritojnë”. Pemët në kopshtin tuaj nuk thonë kështu, as kopeja në kullotën tuaj. Ato japin që të mund të jetojnë, sepse po të mbanin, fundi i tyre do të ishte.Dijeni, ai që është i denjë të marrë ditët e netët e tij, është i denjë të marrë edhe prej jush. Dhe ai që prej oqeanit të jetës meriton të pijë, meriton ta mbushë kupën e tij nga rrëkeja juaj e vockël.
A ka më të madhe shkretëtirë, se ajo ku më kot pret mirëbesimi dhe guximi, a ndoshta dhe mëshira e të marrit? Po ti, cili je, që njerëzit të të hapin zemrën dhe krenarinë e vet, që ti lakuriq të shohësh vlerën e tyre dhe krenarinë e cenuar?
Kujdesu që ti vetë ta meritosh të jesh dhurues, e një mjet dhënieje.
Sepse në të vërtetë, është jeta që i jep jetës, ndërsa ti, që veten për dhurues e mban, nuk je veçse dëshmitar.
Edhe ju që merrni, ju të gjithë merrni, mos lini mirënjohjen t’ju shtypë, e cila zgjedh të mos jetë si për ju, si për atë që jep.
Sepse, në të rëndon shumë borxhi, mendoj se dyshon në bujarinë e atij që jep.
Më mirë, mbi dhuratat lartësohuni si mbi flatra, bashkë me dhuruesin.


Edhe ju anetare tani, pasi lexuat Gibranin mbi dhurimin: Folna dicka se c'eshte per ju kjo gje?
 
Ne fakt Gibrani e ka thene aq bukur saqe po te komentoja une do e prishja te tere magjine e fjaleve te tij. Por, ndoshta mund te shtoja kete anen jo materiale. Dhenia s'ka te beje vec me parane. Ka te beje me cdo gje qe ti jep nga vetja jote, me cdo perpjekje dhe shtrengim qe i ben situates tende. Para disa kohesh, nje mikeshes ju donte 1 shkrim rreth vetes e me tha- po pate mundesi. Kame qene ato dite telef, por ne 1 te darkes kur mbarova punet e mia, u ula ti mbaroj shkrimin deri ne 7 am. Ajo nuk e morri vesh kurre kur ja bera une.

Nderkohe 1 here tjeter, kur po transkriptoja disa fjalime, po kjo mikeshe ne fakt , ne bisede e siper me tha me dergo mua ndonje. 1 vidio te merrte afro 10 ore. E cuditshme por pasi ma ka derguar mora vesh se ajo e kish type te gjithen me celular dhe i kishte marre plot 3 nete. :( Se po me rrenqethet mishi tani..
Me kete dua te them edhe qe e mira qe njeriu e ben pa interes i rikthehet 10fish.
Jo me larg se para 3 ditesh shkova per 1 projekt per ta pare. isha 99.99% qe s'do e benin me arkitekt, por si nder per 1 mikeshe(qe ma kerkoi) thash: po shkoj s'ka gje. Fundja do i bej qefin filan shoqes.

E cuditshmeeee, por 1 ore pas atij takimi dhe u duk qartazi qe projekti nuk do behej, me merr ne telefon 1 tjeter dhe me thote per 1 projekt 2fish me te madh se ai dhe akoma me i lehte si pune. O Zot! -thash! Si nuk e le te bjere ne toke e mira kurre!

Mu rrenqesh mishi prap tani!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top