Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dhurimi i vezeve

Dhurimi i vezëve


Mjaft femra, pavarsisht në moshë fertile, kanë një problem që nuk i lejon të prodhojnë vezë (ovocite) rregullisht, duke patur kështu probleme në riprodhim.

Këtu përfshihen femra vezoret e të cilave kanë ndaluar së funksionuari, ose janë shumë afër këtij momenti, dhe femrat të cilat për shkak të sëmundjeve të ndryshme kanë qenë të detyruara të kryejnë heqje të vezoreve (ooforektomi).

Në grupin e parë hyjnë femrat me menopauzë të parakohëshme dhe ato afër menopauzës. Në grupin e dytë hyjnë pacientet me tumore, kiste apo kancer të ovareve apo të gjirit të cilat u janë nënshtruara heqjes kirurgjikale të vezoreve.

Për të dy këto grupe, e vetmja mundësi për të mbetur shtatzanë është dhurimi i vezëve nga një femër tjetër. këto vezë do të fertılızohen përmes fertılızımıt ın vitro në laborator me spermatozoidet e bashkëshortit dhe embrionet që do të formohen do të transferohen në mitrën e gruas marrëse (recipiente). Në këtë mënyrë, pavarëisht se femra recipiente nuk do të jetë nëna gjenetike e fëmijës, ajo sërish do të jetë nëna që do ta lindë dhe për rjedhojë nëna biologjike.

Në këtë mënyrë pavarësisht se femra recipiente nuk do të jetë nëna gjenetike, ajo sërish do jetë nëna që do ta lindë dhe për rrjedhojë nëna biologjike.

Zgjedhja e dhurueses

Zgjedhja e dhurueses është kompetencë e ekipit mjeksor dhe bazohet në gjetjen e sa më shumë ngjashmërie fenotipike me recipienten.

Dhuruesja mbetet anonime; identiteti i saj ruhet nga klinika në mënyrë absolute.

Cilat janë kushtet që një femër duhet të plotësojë për të dhuruar vezë?

Të jetë midis 18 dhe 35 vjec.
Të ketë një funksion normal të vezoreve
Nuk duhet të ketë asnjë lloj sëmundje gjenetike në familje.
Ti nënshtrohet analizave që kërkon ekipi mjeksor. Këto analiza janë gratis dhe për më tepër janë shumë të vlefshme edhe për vetë shëndetin e dhurueses.
اfarë analizash i ofrohen dhurueses?


Vizitë gjinekologjike
Ekografi transvaginale
Pap-Test.
Grup gjaku me përcaktim të Rhesus factor.
Hemoleukogramë
Analizat bokimike rutinë
Testimin për sëmundjet seskualisht të transmetueshme:
HCV (Hepatit C)
HbsAg (Hepatit B)
HIV (AIDS)
VDRL (Sifiliz)
Elektroforeza e hemoglobinës
Analizat hormonale
Analizat gjenetike:
Kariotip
Fibrozë kistike

mjeket.al
 
Titulli: Dhurimi i vezeve

...po keto spermazotoidet si fitohen që duhen ..ahaha
 
Titulli: Dhurimi i vezeve

Un thashe se jan vezt e pashkeve lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back