Dhuratë për 7 vjeçaren, 10 mijë dollarë për rritjen e gjoksit

MasteR

I'm offline
f.0610090657650_m.jpg


Sarah Burge e njohur edhe si “Barbie njerëzore” mban rekord jo të famshëm për numrin e operacioneve plastike, por këtë mund ta tejkalojë vajza e saj. Pasi tashmë ajo ka filluar që vajzës së saj 16 vjeçare Hannah t’ia injektojë botoxin në fytyrë, vajzës më të vogël filloi t’ia kursejë paratë për operacionin e gjinjve.
Ajo ia bleu vajzës 7 vjeçare Poppy një bon me vlerë prej 10.000 dollarëve për ditëlindje për rritjen e gjoksit. Për dallim nga disa prindër të cilët do ta refuzonin një kërkesë të tillë në moshë aq të re, Sarah ishte e emocionuar që vajza e saj dëshiron silikone.

“Poppy më luti për operacionin e gjoksit kështu që ia dhurova një bon për operacion të cilin mund ta bëjë pas 16 vitesh. Në atë moshë është legale. Nëse gjinjtë e saj do të kenë madhësi natyrale, mund ta përdorë këtë bon për qëllime tjera”, tha Sarah e cila deri më tash iu është nënshtruar më shumë se 100 operacioneve plastike. /Telegrafi/
 
Pe: Dhuratë për 7 vjeçaren, 10 mijë dollarë për rritjen e gjoksit

boll ta shofesh ne surrat LOL
 
Pe: Dhuratë për 7 vjeçaren, 10 mijë dollarë për rritjen e gjoksit

Hajde mami hajde
 
Pe: Dhuratë për 7 vjeçaren, 10 mijë dollarë për rritjen e gjoksit

Po me sa degjova une kete e kish bere gazeta thjeshte per te nxjerre lajme
e per tebere pak reklame sepse nuk ish e vertete.
 
Back
Top