Dhurata për Shën Valentin që duhet t’i bësh sipas shenjës së horoskopit

Ja disa ide...

Dashi: Këpucë Dashi është një shenjë dinamike që është tërë kohës në lëvizje. I pëlqen të ecë dhe vrapojë për orë të tëra, kështu që një palë këpucë të reja do ishin dhurata e duhur. Mos u tregoni dorështrënguar, mund të blini edhe dy palë.

Demi: Gjithçka që lidhet me Shën Valentinin Demi është shumë i lidhur me traditën e festës. Për të Shën Valentini është një mundësi shumë e mirë për të shijuar si ditën e parë dashurinë me partnerit. Nëse doni t’i bëni dhuratë partneres suaj Dem zgjidhni motivet e festës, p.sh. një komplet të brendshmesh të kuqe, një jastëk në formë zemre, një portret të dyve së bashku.

Binjakët: Objekte artizanale Binjakët e duan shumë origjinalitetin dhe traditën. U pëlqen të dallohen nga masa dhe për këtë arsye shpresojnë të gjejnë një dhuratë unike ditën e Shën Valentinit. Para se t’u bëni dhuratë Binjakëve, hidhini sytë nga tradita dhe artizanati, si p.sh një veshje ose çantë tradicionale të prodhuar nga zejtarët.

Gaforrja: Një mbrëmje romantike pranë zjarrit Gaforrja është një shenjë super romantike dhe shfrytëzon çdo moment për t’ia treguar këtë gjë partnerit të saj. Por kur vjen fala për Shën Valentinin, partneri duhet të përkëdhelë egon dhe dëshirat e saj. Një mbrëmje romantike pranë një zjarri bubulak, verë dhe ushqim i mirë është ajo që do ta gëzonte këtë 14 shkurt..

]Luani: Bizhuteri Nëse doni t’i dhuroni bizhuteri një Luani, keni gjetur momentin e duhur. Do ta bëni të ndiheni si një mbretëreshë. Diamantet dhe bizhuteritë e argjendta mbeten të preferuarat e tyre.

Virgjëresha: Lodra seksi Virgjëresha është një shenjë shumë sensuale. I pëlqen të provokojë dhe të eksperimentojë nën çarçafë. Lodra seksi, një shportë me ushqime afrodiziake e denjë për të dhe një vaskë e mbushur me petale trëndafili është ajo që i duhet këtë Shën Valentin.

Peshorja: Smartphone
Shenja e Peshores do që të jetë gjithmonë trendi dhe të ketë “glamour”. Nëse doni të bëni të lumtura femrat e kësaj shenje mund t’u dhuroni versionet e fundit të telefonave celularë.

Akrepi: Komplet të brendshmesh Të qenit provokues është sinonimi perfekt për Akrepin. U pëlqen të duken sensuale dhe seksi në dhomën e gjumit, prandaj një komplet të brendshmesh mëndafshi ose dantelle do të ishte një ide e mirë.

Shigjetari: Biletë avioni Ka ardhur momenti që Shigjetarët të pushojnë dhe t’i largohen stresit dhe monotonisë së përditshme. Një biletë avioni është zgjedhja e duhur.

Bricjapi: Një udhëtim në mal Bricjapi e do shumë natyrën. Një arratisje në mal është ajo që do të donte këtë Shën Valentin. Muzikë e mirë, ushqim po aq i mirë, verë e kuq dhe shumë dashuri është ajo që do të donte çdo Bricjap.

Ujori: Abonim në palestër Ujorit i pëlqen shumë të mbajë veten në formë, të kurohet dhe të bëjë jetë të shëndetshme. Një abonim në palestër, mundësisht ku përfshihen dhe shërbimet SPA do ishte ideali për të.

Peshqit: Libër Peshqit janë të dashuruar përjetësisht pas leximit. Përfshihen shumë gjatë një libri aq sa duket sikur krijojnë një botë tëre. Një ose më shumë libra mbeten dhurata e tyre më e dashur.

Duhet ta postoja dje kte tem
Por ma mir von se kurr.
 
Me falni per injorancen: Cfare eshte dantella?
 
Shigjetari: Biletë avioni Ka ardhur momenti që Shigjetarët të pushojnë dhe t’i largohen stresit dhe monotonisë së përditshme. Një biletë avioni është zgjedhja e duhur.



Hajt ,hap ankadin per ofertat e mundshme lol
 
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;982005 said:
Asgje, romantika eshte arti zhgenjimit, prandaj per shenjen time ja kame futur disi kot.

Gaforre?..................
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top