Titulli: Dhurata ime për ty..
disa fjale per dike.....
LETRAT
"Kur dashuroheshim ne kohen tone
Kur tretesha e digjesha per ty,
Nga njeri tjetri letrat vinin vone
Kalonte dhe nje muaj apo dy.
Po ndofta dashuria mbahej gjalle
Se zjarrin mbanin letrat ne udhetim
Me biciklete a mushke a me kale
Ne vape e shi, debore e thellim.
Kur dashuroheshim ne kohen tone
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim neper dhoma telefone
Dhe ne enderr s'kishte faks dhe internet.
Megjithate me mire qe nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjale e nisur shpejt dhe mund te vriste
Nje dashuri te vjeter , per nje cast."