Dhurata “Amaneti” i fundit i Steve Jobs para se të vdiste!!

DArbi

Anëtar i Respektuar
steve-1024x681.jpg
Marc Benioff kryetar i “Salesforce CEO” dhe Mike Arrington themelues i “TechCrunch”, kaluan shumë kohë duke folur për Steve Jobs-in në TechCrunch Disrupt. Benioff kujton dhuratën më të fundit që Steve Jobs ia dha atij, familjes dhe miqve, te shërbimi përkujtimorë në Stanford, të cilin Jobs e kishte planifikuar vetë. Benioff thotë se Jobs zgjidhte folësit, ndër të cilët përfshiheshin Larry Ellison, si dhe artistët që do të luanin atje, Bono dhe Yo-Yo Ma. Jobs gjithashtu zgjidhte furnizues ushqimesh dhe një dhuratë për të gjithë të pranishmit.

Dhurata erdhi e mbështjellë në një kuti të vogël ngjyrë kafe. Benioff priti derisa të ishte në makinën e tij për ta hapur. Ai e dinte se ishte diçka që miku i tij i një kohe të gjatë dhe mentori i tij, do të donte të zhytej brenda. Do të ishte një lloj mesazhi. “Unë thashë:” Kjo do të jetë e mirë, “kujton Benioff. “E dija se ky do te ishte një vendim ,që e ka bërë ai dhe që të gjithë do ta kuptonin. Pra, çfarëdo që ishte ajo, ishte gjëja e fundit që Jobs donte që të gjithë ta mendonim”.


0109_Salesforce_630x420.jpg
Marc Benioff miku i Steve Jobs

Në kuti ishte një libër nga Yogananda për perceptimin e vetës. “Autobiografia e një Yogi” ishte një nga leximet e preferuara të Jobs-it.
Ky ishte mesazhi: “Realizoje vetën”, kujton Benioff.



Yogayogiw23.jpg
Libri “Autobiografia e një Yogi”

“Nëse shikojmë prapa në historinë e Steve dhe udhëtimin e hershëm në Indi … ai e kishte këtë realizim të pabesueshëm që intuita e tij ishte dhuratë e tij më e madhe”, ka thënë Benioff. “Ai kishte nevojë për të parë botën nga brenda -jashtë … mesazhi i tij ishte që të shikoni brenda vetes dhe ta kuptoni vetën.”
 
Back
Top