Dhuna skandaloze te moshat, disiplina dënon 9 lojtarë, 68 javë pezullime në total

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
disiplina-1100x620.jpg
Ngjarjet skandaloze të dhunës në kampionatin e 19-vjeçarëve janë shoqëruar me dënime të ashpra nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës. Nëntë futbollistë të pranishëm në ndeshjen Football Republic-Teuta, e vlefshme për Kategorinë Superiore të të rinjve, u pezulluan për një total prej 68 javësh nga kampionati.

Natyrisht, ekipi që e ka pësuar më tepër ishte Football Republic, shtatë futbollistë të së cilës u pezulluan me nga tetë javë secili. Gjithashtu, si organizatore e ndeshjes, kjo skuadër humbi ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, iu hoqën 20 pikë nga klasifikimi si edhe detyrohet që zhvillimin e ndeshjeve të mbetura në kampionatin e 19-vjeçarëve ti zhvillojë në fushë asnjëanëse dhe pa praninë e spektatorëve.

Disiplina dënoi edhe dy futbollistë të Teutës, të cilët u pezulluan me nga gjashtë javë secili. Sherri i nisur në fundin e ndeshjes, pas debatit ndërmjet një sulmuesi të skuadrës vendase dhe portierit të Teutës, u shndërrua shumë shpejt në dhunë masive në fushë.

Pamjet skandaloze tregojnë se pas përplasjeve mes lojtarëve, në fushë hynë edhe prindërit dhe tifozët, duke regjistruar një prej ngjarjeve më të rënda të dhunës në vitet e fundit.
A2news.com
 
Ky asht turp i madh.....mire futbollistat zihen ne fushe por te futen prindrit me u ra tjerve asht turp dhe krim....duhet sesban rregulli si asht ne angli....kush shkel fushen e blerte e ka denim me burg direkt
 
Te futbollit shqiptar dhe te edukates qe ju japin prindit fmive....pastaj habitena pse shofim adoleshenta me thika e arme neper dur....
Normal qe familja esht baza ku mson edukaten por varet dhe me ke shoqerohesh
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top