Dhuna në heshtje vret sërish

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Dhuna në heshtje vret sërish
Dhuna_ne_heshtje_vret_serish.jpg
Fëmijët, janë ata që duan të bëhen pjesë për të pasuruar me hovin e moshës, me dëlirësinë e shpirtit të tyre fushatën kundër dhunës në familje.

Unë jam e ndërgjegjshme që është e rëndë për çdo fëmijë përballja me format e dhunës, siç jam po kaq e ndërgjegjshme se, fatkeqësisht ajo ekziston, larg kamerave ose përballë tyre; herë e mbyllur në hapësirat tona familjare, të cilat shndrrohen në hapësira të dhunës, kur babai dhunon nënën, e nëna e dhunuar i transmeton fëmijës vizionin e saj tradicional për jetën: “Vuajtjen në heshtje”… Herë në rrugë, ku një prind përbindësh detyron fëmijën të lypë, e të braktisë shkollën. Herë në ambjentet shkollore, ku mësuesi i pamerituar, rreh ose fyen një nxënës, apo kur një shok godet një shoqe e ndoshta edhe më keq se kaq. Për të mos qenë një dëshmitare e heshtur e gjithë kësaj dhimbjeje, krahas të gjitha detyrimeve që me njeh qënia si deputete e kryeparlamentare për të bërë ligje që e ndalojnë këtë dhunë, që prej një viti jam angazhuar në mobilizimin e opinionit publik, duke e shndërruar këtë temë në një prioritet politik të axhendës sime. Kam shkuar në Korçë, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Elbasan, Fier, ku kam ftuar të gjitha gratë të mos pranojnë dhunën me heshtje, sepse kështu ajo vret sërish. Kam ftuar gratë të reagojnë ndaj saj. Kam inkurajuar që strukturat e ngritura me bazë ligjin kundër dhunës në familje të jenë të mobilizuara për të dënuar dhunuesit. E shifrat në një analizë një vjeçare flasin se ato po reagojnë, 612 gra denoncuan dhunuesit e tyre këtë vit pranë organeve kompetente gjë që s’kishtë ndodhur kurrë më parë…

Kjo ishte faza e parë e një inisiative ndërgjegjësuese kundër dhunës. Sot jemi bashkë, që të nisim një tjetër fazë të saj, jo thjesht atë të mospranimit të dhunës me heshtje, por të edukimit të një shoqërie pa dhunë, të ndërtimit të një bote në të cilën të gjithë fëmijët mund të jetojnë në siguri dhe me dinjitet me prindërit, mësuesit e shokët e tyre. Edukimi është në zemër të ndërtimit të paqes. Edukimi për paqen, të drejtat e njeriut, demokracinë ndihmon në formimin e fëmijëve e të rinjve me sjellje të orientuara nga dialogu e jo dhuna, ndihmon në rritje të brezave me vlerat e tolerancës, hapjes ndaj tjetrit, ndarjes së mendimeve në mënyrë paqësore. Unë do të ftoja çdo shqiptar të vëmë një tullë në murin e formimit të një kulture jo dhunës në përfitim të fëmijëve tanë. Dhuna nuk duhet të jetë më pjesë e mendësisë sonë, e sjelljes sonë. Qytetërimet konsolidohen duke reduktuar dhunën. Në rrugëtimin tonë drejt përsosjes së demokracise cilido nga ne, në cilindo pozicion që jemi duhet të kontribuojmë për të edukuar jo dhunën, edukimi kundër saj, nis nga edukimi pa dhunë. Vetëm ideologjitë antidemokratike justifikojnë dhunën. Dua tu dërgoj një mesazh të gjithë prindërve. Ne vijmë nga një e djeshme ku dhuna sundonte njeriun dhe hapësirën. Kjo është eksperienca negative që përjetuam. Unë e di që dëshira e secilit prej nesh është që fëmijët tanë të rriten ndryshe, por ju ftoj që në betejën tuaj për të përmirësuar kushtet e jetesës për fëmijët tuaj, gjë që sigurisht nuk është gjithmonë e lehtë, të mos përdorim dhunën. Asgjë nuk e justifikon dhunën, e aq më tepër atë kundrejt fëmijëve. Ajo është e pajustifikuar dhe e papranueshme në cilindo kusht. Fazat më ekstreme të dhunës ndaj gruas e ndaj fëmijëve; shfrytëzimi i punës, largimi nga shkolla për shkak të gjinisë duhet të ngjallin neveri dhe ne duhet ta ndëshkojmë në mënyrë unanime me një zë te gjithë: Dhunës Jo!
Fëmijët janë ata që duhet të ndërmarrin sot një aksion të ri, të bëheni pjesë e një fushatë për një Shqipëri pa dhunë. Ta nisim nga gjërat më të thjeshta të mos shajmë, të mos fyejmë, të mos ngremë dorën, të mos prekim armën. Të respektojmë nënën, ta duam motren, ta çmojmë shoqen. Gjinia nuk është vlerë, ajo s’të jep prioritet. Dashuri dhe jo dhunë, ky është aksioni ku unë ftoj sot të gjithë të rinjtë, optimizmi i të cilëve tek e nesërmja është më i madh se i çdokujt tjetër. Dhe një e nesërme ku respektohen vlerat e barazisë, demokracisë dhe të jo dhunës, besomëni është shumë më e bukur.

Nga Jozefina Topalli/BalkanWeb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top