Dhoma E Mbushur Me Një Milion Fotografi..

Love

βeℓℓe â๓e
اdo ditë, në rrjetin shoqëror “Facebook”, ngarkohen rreth një 250 milion fotografi të reja.

fotografi-lajmi.jpg


E thënë kështu, tingëllon mbrësëlënëse, por jo aq sa ekspozita e një artisti holandez, i cili printoi një milion fotografi, një pjesë fare të vogël të aktivitetit të përditshëm për të dhënë një ide se sa shumë imazhe publikohen në ditë.

Erik Kessels arriti të mbushte deri në fyt një dhomë, e mbushur me fotografi rastësore nga ato që publikohen në rrjetet sociale.

Në projektin e tij, të quajtur “Bollëku i Imazheve”, holandezi dëshironte t’i tregonte vizitorëve se sa shumë publike është bërë jeta e njerëzve në shekullin XXI.

Pavarësisht nismës interesante, shpresohet që artisti nuk do të vendosë të printojë të gjithë fotot që ngarkohen brenda një viti, pasi për këtë, do të kishte nevojë për një kështjellë për t’i vendosur të gjitha.
Burimi: TopInfo
 
Pe: Dhoma E Mbushur Me Një Milion Fotografi..

wow... interesante....
sa per FB...eshte e vertete qe eshte bere tamam si nje ditar i hapur per te gjithe.... :(
 
Pe: Dhoma E Mbushur Me Një Milion Fotografi..

Sa shume :D
 
Back
Top