Dhjetë truket për të mos u shëndoshur gjatë festave

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Këshilla - Me afrimin e festave të fundvitit duket se afron edhe ankthi i shtimit në peshë. Ndaj, nëpërmjet artikullit të mëposhtëm ne ju vijmë në ndihmë duke ju rrëfyer disa këshilla të vogla, për të mos u shëndoshur shumë gjatë kësaj periudhe


si-te-mos-shendosheni-3-200x200.jpg



1) Zgjidhini mirë përbërësit që do të gatuani

Rregulli i parë për të mos u shëndoshur gjatë festave të fundvitit, i takon zgjedhjes së përbërësve të gatimit. Ne ju sugjerojmë që të zëvendësoni vajin me verën, nëse do të përgatisni diçka të skuqur. Përmes nxehtësisë “nektari i lashtë i perëndive” u heq vlerën kalorike ushqimeve, ndërkohë që u dhuron një shije mjaft të mirë atyre.

2) Reduktoni yndyrën


Për të mos rrezikuar që të merrni shumë peshë gjatë festave, kushtojini vëmendje reduktimit të yndyrës. Nëse nuk doni të gaboni në këtë drejtim, zgjidhni kërpudha, kapri dhe turshi.

3) Ulni sasinë e konsumimit të kripës

Mes gjërave të ndryshme që konsumojmë gjatë festave, është edhe sasia e shtuar e kripës. Kjo sigurisht që nuk është aspak e shëndetshme, ndaj ju sugjerojmë që ta ulni përdorimin e saj dhe ta zëvendësoni atë me disa erëza. Zgjidhni rigon, piper, spec të kuq, qimnon dhe shafran, nëse ju pëlqejnë.

4) Limitoni bonbonet


Nëse nuk doni të detyroheni që të ndiqni dieta drastike pas festave, ju sugjerojmë që të limitoni sa të mundni ngrënien e bonboneve. “Bashkëjetesa” dhe mirësia e përgatitjeve të bëra në shtëpi me siguri që do të luajnë në disfavorin tuaj, por gjithsesi nuk është një arsye e mirë për t’u dorëzuar!

5) Gatuani gjëra të lehta

Në vend të gjërave të skuqura, ju sugjerojmë që të gatuani ushqime në avull, që të mos rrezikoni gjatë festave të fund vitit. Ose, nëse kjo ide nuk ju pëlqen, bëni patëllxhanë dhe kunguj të pjekur në furrë. Por shmangni me patjetër patatet e skuqura dhe hamburgerët, ushqime që ju bëjnë të shtoni menjëherë në peshë.

6) Vetëm ëmbëlsira të lehta

Nëse nuk ia dilni me të vërtetë që të hiqni dorë nga ëmbëlsirat gjatë festave, preferoni ato të lehtat. Për shembull, tortat me bazë frutat dhe kosin.

7) Pini shumë ujë

Për të mos u shëndoshur gjatë festave është e rëndësishme që të pini shumë ujë. Ai do t’ju ndihmojë që të pastroheni. Ndërkohë evitoni pijet me gaz dhe ato shumë të ëmbla.

8) Mos i zgjasni shumë festimet


Gjatë festimeve do të jetë e vështirë për ju që të hiqni dorë nga panetonet, bakllavaja, gjeli i detit apo edhe nga ushqime të tjera tipike të kësaj periudhe. Sugjerimi ynë është që të mos vazhdoni t’i konsumoni ato edhe pas festave.

9) Limitoni frutat e thata


Frutat e thata janë veçanërisht të pasura me fibra dhe për këtë fakt i bëjnë shumë mirë organizmit tonë. Megjithatë, ato përmbajnë shumë kalori. Mos konsumoni porcione të bollshme bajamesh apo kikirikësh, por preferoni frutat e freskëta: ju sugjerojmë mollë për drekë dhe kivi për darkë.

10) Reduktoni salcat


Për të ruajtur peshën tuaj aktuale gjatë festave, shmangni salcat dhe përbërësit e tjerë të ngjashëm me to që janë shumë kalorikë. Në tavolinën tuaj, duhet të dominojnë ushqimet e përgatitura në avull ose në zgarë.

g.shqip
 
Sot refuzova 3 here qerasje me embelsira! E din shpirti im se si i refuzova.:p
Por o kujdesemi mos shendoshemi, o nuk kujdesemi. :p
 
Më kujtove 1 komshien time.
Me 31 dhjetori kishte hangër ça i kishte dalë para në tavolinë.
E të nesërmen kishte dal gjoja për vrap 🤣🤣🤣😂😂😂.
Mos hanii shumë.
Bëjeni 1 sy qorr.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top