Dhjetë të vërteta që nuk njihen për shampon

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shampoja është një nga produktet më të përdorura për higjienën personale. Jeni të sigurt se njihni çdo të mirë të saj? Zbulojini të gjitha të vërtetat në lidhje me të

Shampo-dhe-efektet-4.jpg


Dihet se shampoja është një nga produktet më të përdorura për higjienën personale. Ka nga ata të cilët refuzojnë shampot që shiten nëpër supermarkete dhe që preferojnë të përdorin produkte natyrale si sodë buke, por ka edhe nga ata që nuk bëjnë dot pa shampon e tyre të preferuar. Por a jeni të sigurt se dini gjithçka mbi këtë produkt? Përse bën shumë shkumë dhe sa herë mund të përdoret në javë? Më poshtë mund të zbuloni gjithçka që nuk keni ditur mbi shampot.

Përdorej për të larë pjatat
Shampoja e parë ka qenë “Slidall’s Soap”, e thënë ndryshe edhe si “sapun për çdo lloj përdorimi”. Përdorej në banjë për higjienën personale, por edhe në kuzhinë për të larë pjatat dhe për lavanderinë. Pra, me këtë produkt, mund të bëhej gjithçka, madje mund të laheshin edhe dhëmbët.

Përse bën aq shumë shkumë?

Lëkura e kokës është e papërshkueshme, ndaj për t’u siguruar pastërtia e plotë e saj, shampoja duhet të prodhojë shumë shkumë.

Sa herë është e këshillueshme ta përdorni shampon?
Shampoja duhet të përdoret dy ose tri herë në javë, por jo më shumë. Nëse do të vepronit ndryshe, lëkura e kokës do t’ju shkatërrohej dhe kështu do të merrnit efekte të padëshirueshme ndaj flokëve tuaj.

A e pastron kjo molekulë flokun?

Flokët arrijnë të bëhen të pastër me një shampo falë veprimit të tensioaktivëve, të molekulave që ulin tensionin sipërfaqësor mes vajit dhe ujit.

A janë të mira produktet jokimike?
Janë të shumtë personat që po e refuzojnë përdorimin e produkteve kimike në treg për të larë flokët dhe që preferojnë përdorimin e “ilaçeve” natyrale për ta, si sodën e bukës. Rezultati do të jetë i pabesueshëm, si për flokët ashtu edhe për ndikimin në mjedis.

Shampoja përmban silikon
Shampoja përmban silikon në formën e polimereve dhe falë këtij përbërësi, flokët arrijnë të rriten dhe të duken më të dendur.

A mund të përdoret shampoja pa përdorur ujë?
Ekziston shampoja me përdorim në të thatë dhe ajo është një alternativë e vlefshme për ata që nuk kanë kohë për t’i larë dhe për t’i tharë flokët e tyre. Flokët do të jenë të pastër me pak lëvizje dhe procedura nuk do të ketë nevojë për ujë.

Shampo-robot
Ajo është ideuar nga japonezët dhe është një robot që analizon lëkurën e kokës, duke zbuluar se cila duhet të jetë sasia e duhur e aplikimit të shampos. Ajo ka tetë gishta dhe i lan flokët si të ishte një paruker ose parukere.

اdo vend ka shampon e tij
Kur shampoja përdoret gjatë kohës kur ndodhemi me pushime jashtë vendit, rezultatet janë gjithmonë të ndryshme në krahasim me ato që marrim kur jemi në shtëpinë tonë. Arsyeja? اdo vend ka ujë të ndryshëm, që jep efekte të ndryshme në lëkurën e kokës.

Efekti “Kanye”
ثshtë fenomeni i pashpjegueshëm që me siguri e kanë vënë re të gjithë. Kjo gjë ndodh kur ndonjëherë nga shishja e shampos del një sasi e vogël e saj dhe në disa raste të tjera një më e madhe, duke u shoqëruar nga një tingull i çuditshëm.
g.shqip
 
Titulli: Dhjetë të vërteta që nuk njihen për shampon

E bombardojne flokun me shampo njerezit me idene qe sa me shume shkume te krijohet, aq me mire do pastrohet floku, por kjo s'eshte e vertete. Shkuma krijohet nga sulfates qe ka brenda shampoja dhe kto kemikalet s'eshte se i bejne mire flokut.
 
Titulli: Dhjetë të vërteta që nuk njihen për shampon

Jam kurioze te perdor shampon ne te thare nje here ..
 
Titulli: Dhjetë të vërteta që nuk njihen për shampon

Ashtu thom dhe une....kto kimikalet (sic thote legally) dem bejne :P
 
Titulli: Dhjetë të vërteta që nuk njihen për shampon

Me fekale mi se kimikalet bojne dom lol
 
Back
Top