Dhjetë personat më të kërkuar në Google

Arfenilla

Themelues i Forumit
Në vendin e parë gjendet Jezu Krishti. Numri i librave për të është i pallogaritshëm. Sipas një vlerësimi të bërë nga vetë “Google”, librat e shkruar gjatë gjithë historisë së njerëzimit janë 129 864 880 dhe se rreth 40% e tyre flasin për Jezu Krishtin!
157994.jpg


Muhamedi gjendet në vendin e dytë të këtij klasifikimi, me mbi 13 600 000 kërkime në muaj dhe me një numër librash aq të lartë sa është i pallogaritshëm. Ndërkohë, emri Muhamed është më i përhapuri në të gjithë botën: llogariten më shumë se 200 milionë persona, të cilët quhen kështu. Gjithsesi, duke marrë parasysh rëndësinë e tij, kjo gjë nuk na habit shumë. Kurioziteti qëndron te fakti se, ai është personi më i famshëm i historisë, pavarësisht se besimi Islam e ndal në një farë mënyre këtë përfaqësim!
158004.jpg


Ju kujtohet Abrahami, profeti që Zoti i kërkoi të sakrifikonte djalin e tij të vetëm si provë e vërtetë e besimit në të? I njohur nga të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët, nuk është e çuditshme që ai të fitojë “medaljen e bronzit”: vetëm në një muaj ai kërkohet në “Google” plot 9 500 000 herë, ndërsa librat që flasin për të janë 2 milionë!

157996.jpg

Moisiu, themeluesi i një pjese të madhe të traditës hebraike, renditet i katërti në bazë të numrit të kërkimeve në muaj në “Google”, ku llogariten më shumë se 2.7 milionë të tilla, ndërsa librat për të janë 8 milionë!

157997.jpg


Sidarta Gautama, i njohur më vonë si Buda, në moshën 35-vjeçare u përfshi botërisht në kauzën e paqes dhe të eliminimit të dhembjeve njerëzore. “Google” regjistron më shumë se 4 milionë klikime në një muaj dhe deri më tani për të janë shkruar plotë 7 milionë libra!

157998.jpg


Paolo di Tarso ka meritën se ka rritur në mënyrë eksponenciale, përhapjen e kristianizmit përmes 13 letrave të tij të famshme. Gjëja e habitshme është se Paolo di Tarso është më i njohur se 12 apostujt e marrë veçmas dhe i vetmi Papë që mund t’i bëjë konkurrencë është Pietro!
157999.jpg

Hitleri gjendet në vendin e shtatë të klasifikimit tonë; megjithatë, pozicioni i tij nuk është absolut. Diktatori nazist, në fakt, është nominuar së bashku me personazhet më të këqij dhe të ligë të asaj kohe (nëse do t’i quanim kështu), si Stalini, Luciferi dhe “Djalli”, ndërsa ai është personazhi i vetëm i kësaj liste, i cili i përket si shekullit XX ashtu edhe atij XI.
158000.jpg


Numri i herëve që Shekspir kërkohet në “Google” çdo muaj është 4,7 milionë, ndërsa për të janë shkruar rreth 1 milion libra. Por ajo që ndoshta jo të gjithë e dinë, është se 50% e fjalëve të përdorura në anglishten e zakonshme, vijnë nga “King James Bible”, ndërsa një pjesë tjetër prej 30% i atribuohet këtij poeti të madh! Për më tepër, Egil Aarvik, që është pjesë e komisionit që japin çmimet “Nobel”, ka thënë se, në qoftë se Shekspiri do të kishte jetuar në shekullin e njëzetë, me siguri ai do të fitonte më shumë se një çmimin “Nobel”!
158001.jpg



Numri i kërkimeve në “Google” për të shkon më shumë se 4 milionë në një muaj. Librat e shkruar për të: 600 000. Leonardo da Vinçi i madh kishte shumë aftësi: ai ishte arkitekt, shpikës, piktor, matematikan, gjeolog, një ekspert në anatomi, skulptor, botanik, hartograf, muzikant dhe shkrimtar. Kush mund të bëjë më shumë se kaq gjëra sa ai?
158002.jpg


Vendi i dhjetë i klasifikimit tonë është vënë në dyshim mes Ajnshtajnit dhe Njutonit. I pari klikohet rreth 6.1 milionë herë në muaj në “Google”, përkundër një milion kërkimeve në muaj për Njutonin, por librat e shkruar për këtë të fundit, duket se janë më të shumtë në raport me ata për Ajnshtajnin: plot 400 000. Për më tepër, ekzistenca e Njutonit është absolutisht thelbësore: llogaritet se ende 95% e mekanikës klasike, bazohet në teoritë e tij.B inna

158003.jpg
 
Titulli: Dhjetë personat më të kërkuar në Google

Numri i kërkimeve në “Google” për të shkon më shumë se 4 milionë në një muaj. Librat e shkruar për të: 600 000. Leonardo da Vinçi i madh kishte shumë aftësi: ai ishte arkitekt, shpikës, piktor, matematikan, gjeolog, një ekspert në anatomi, skulptor, botanik, hartograf, muzikant dhe shkrimtar. Kush mund të bëjë më shumë se kaq gjëra sa ai?
shum kam lexu se ne syt e Mona Lizes ka ber pikture, portretin vet! dhe tani keta sy vertet me binden
 
  • Më pëlqen
Reactions: WxP
Back
Top