loyalx
Muslim
Njerëzimi përballet në mënyrë të vazhdueshme me mistere që nuk marrin përgjigje. Ka nga ato sfida, të cilat zgjidhen me zhvillimin e shkencës e teknologjisë, por ka dhe nga ato mistere që mbeten të tilla deri në ditët e sotme. Një prej tyre është zbulimi i mumieve Tarim. Zbulimi i jashtëzakonshëm i mumieve dy mijë vjeçare në Tarim në Kinë, ndodhi në fillim të viteve '90. Por më interesant se zbulimi është fakti se mumiet kishin flokë biondë dhe hundë të gjata. Sipas analizave, mumiet kishin përbërje gjenetike evropiane, por nuk ka një shpjegim se si ato kanë mbërritur deri atje. Dorëshkrimi "Voynich" është një dokument mesjetar i shkruar në një gjuhë të panjohur. Për më shumë se njëqind vjet, njerëzit janë munduar ta thyejnë kodin, por nuk ia kanë dalë mbanë. Ilustrimet kanë ngjallur shumë teori për origjinën e librit, përmbajtjen e tekstit dhe qëllimin e tij. Pastaj vjen hajduti i famshëm Robin Hud. Kërkimi historik për hajdutin legjendar, Robin Hud ka krijuar një sërë emrash të mundshëm. Një kandidat përfshin të arratisurin, Robert Hod. Numri i madh i të dyshuarve komplikohet më tej pasi emri Robin Hud u bë një emër i përhapur për ato që thyenin ligjin. Të gjithë kanë dëgjuar për Stonehenge, por shumë pak i njohin gurët "Carnac". Bëhet fjalë për tre mijë gurë, të vendosur në linja të drejta. Sipas mitologjisë, çdo gur përfaqëson një ushtar në legjionin romak që magjistari Merlin ktheu në gur. Trupat moçalorë janë një tjetër mister i pazgjidhur dhe shumë intrigues. Trupat moçalorë janë qindra kufoma të lashtë, të gjetura të varrosura në kënetat veriore të Evropës veriore. Këto trupa janë të ruajtur mirë dhe disa datojnë para dy mijë vitesh. Shumë prej këtyre trupave kanë shenja torturash dhe mendohet se ato janë rezultat i riteve të sakrificave.
Dorëshkrimi "Voynich"
Dorëshkrimi "Voynich" është një dokument mesjetar i shkruar në një gjuhë të panjohur. Për më shumë se njëqind vjet, njerëzit janë munduar ta thyejnë kodin, por nuk ia kanë dalë mbanë. Ilustrimet kanë ngjallur shumë teori për origjinën e librit, përmbajtjen e tekstit dhe qëllimin e tij.
Mumiet Tarim
Zbulimi i jashtëzakonshëm i mumieve dy mijë vjeçare në Tarim në Kinë, ndodhi në fillim të viteve '90. Por më interesant se zbulimi është fakti se mumiet kishin flokë biondë dhe hundë të gjata. Sipas analizave, mumiet kishin përbërje gjenetike evropiane, por nuk ka një shpjegim se si ato kanë mbërritur deri atje.
Rongorongo
Jo shumë njerëz e njohin misterin e Ishullit të Pashkëve. "Rongorongo" është hieroglifi i shkruar në një gjuhë që përdorej nga banorët e hershëm të rajonit. Këto shenja janë aq të çuditshme saqë asnjë prej banorëve të zonave përreth nuk shkruante me atë gjuhë.
Legjioni i humbur romak
Historiani kinez i shekullit të parë, Ban Gu shkruante një histori të përballjes me një ushtri të çuditshme, e përbërë nga rreth njëqind ushtarë, të cilët luftonin sipas stilit romak. Një historian i Oksofordit pretendon se legjioni i humbur romak themeloi një qytet pranë shkretëtirës Gobi, të quajtur Ligian, që në kinezçe do të thotë Romë.
Kush ishte Robin Hudi?
Kërkimi historik për hajdutin legjendar, Robin Hud ka krijuar një sërë emrash të mundshëm. Një kandidat përfshin të arratisurin, Robert Hod. Numri i madh i të dyshuarve komplikohet më tej pasi emri Robin Hud u bë një emër i përhapur për ato që thyenin ligjin.
Gurët "Carnac"
Të gjithë kanë dëgjuar për Stonehenge, por shumë pak i njohin gurët "Carnac". Bëhet fjalë për tre mijë gurë, të vendosur në linja të drejta. Sipas mitologjisë, çdo gur përfaqëson një ushtar në legjionin romak që magjistari Merlin ktheu në gur.
Zhdukja e qytetërimit të luginës Indus
Njerëzit e luginës së Indus, qytetërimi më i vjetër i njohur indian, kanë pasur një kulturë që shtrihej nga India Perëndimore e deri në Afganistan, dhe një popullsi mbi pesë milionë banorë. Nuk ka të dhëna arkeologjike ushtrish, skllevërish apo konfliktesh dhe askush nuk e di se ku ka humbur ky qytetërim.
Trupat moçalorë
Trupat moçalorë janë qindra kufoma të lashtë, të gjetura të varrosura në kënetat veriore të Evropës veriore. Këto trupa janë të ruajtur mirë dhe disa datojnë para dy mijë vitesh. Shumë prej këtyre trupave kanë shenja torturash dhe mendohet se ato janë rezultat i riteve të sakrificave.
Qyteti i humbur i Helikës
Shkrimtari grek Pausanisas shkruante sesi në një natë, një tërmet i fuqishëm shkatërroi qytetin e Helikës, ndërkohë që cunami fshiu çdo gjë që mbeti nga metropoli dikur i lulëzuar. Në vitin 2001 disa arkeologë i lokalizuan rrënojat e Helikës dhe po përpiqen të dalin në përfundimin e vërtetë të humbjes së atij që quhet Atlantisi i vërtetë.
Rënia e Minoanëve
Minoanët njihen më së mirë në legjendën e Tezeut dhe Minotaurit, por në fakt ka mundësi që ky të ketë qenë dikur një qytetërim i madh. Ndërkohë që shumë historianë përqendrohen në rënien e perandorisë Romake, rënia e Minoanëve, të cilët jetonin në ishullin e Kretës është po aq e rrethuar me mister.
Shkruar nga Blendina Cara

tiranaobserver.com.al