Dhjetë miliarderët më ekstravagantë në botë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Harrojeni golfin. ثshtë shumë i thjeshtë dhe i qetë për këta miliarderë. Ata kërkojnë më shumë aventura sepse janë ekstravagantë. Shumë prej tyre kanë udhëtuar në hapësirë, kanë kaluar oqeanin në një balonë me avull dhe kanë bërë gara me makina në “NASCAR”.
Kush janë pasanikët që mund t’i lejojnë vetes udhëtime në hapësirë

Nga lufta e jahteve, kampionati i peshkimit e deri tek garat me makina

Harrojeni golfin. ثshtë shumë i thjeshtë dhe i qetë për këta miliarderë. Ata kërkojnë më shumë aventura sepse janë ekstravagantë. Shumë prej tyre kanë udhëtuar në hapësirë, kanë kaluar oqeanin në një balonë me avull dhe kanë bërë gara me makina në “NASCAR”. Miliarderi që është dhe themelues i grupit “Cirque du Suleil” së fundmi kreu një udhëtim me vlerë 35 milionë dollarë në stacionin hapësinor “Space Adventures”. Ai udhëtoi me një raketë rusë në stacionin “Baikonur Cosmodrome” në Kazakistan dhe udhëtimi i tij zgjati rreth 12 ditë. Të mërzitur nga aktivitetet e zakonshme të jetës së përditshme, këta miliarderë preferojnë të zhyten në aventura dhe sipërmarrje ekstreme që vetëm ata që kanë miliarda dollarë mund t’i përballojnë. Ata krijojnë varka miliona dollarëshe për një garë të vetme, udhëtojnë me mijëra kilometra në balona me avull vetëm për të kaluar rekordet e vjetra dhe shpikin raketa për të krijuar agjencitë e tyre të udhëtimit. Miliarderi i “Virgin”, Richard Branson po krijon agjencinë e tij private hapësinore. Ai ka thyer rekordet e shpejtësisë në det dhe ajër. Anija e tij e shpejtë “Virgin Atlantic Challenger II” ka thyer rekordin për kalimin e Atlantikut në vitin 1986, i cili zgjati tre ditë, tetë orë dhe 31 minuta. U bë i pari që kaloi Atlantiku me një balonë me avull një vit më vonë dhe kaloi oqeanin Paqësor në vitin 1991. Përmasat gjithnjë në rritje të jahteve të super të pasurve duket se e frymëzuar bosin e "Oracle" që të urdhëronte në minutat e fundit, rritjen e gjatësisë së "Rising Sun", jahtit të tij. Jahti që ka kushtuar rreth 250 milionë dollarë dhe në kohën që u prodhua ia kaloi atij të miliarderit tjetër, Paul Allen, jahtit "Octopus" që deri në atë kohë ishte më i madhi në botë. Miliarderi zviceran, Ernesto Bertarelli do tentojë për të fituar kupën e tij të tretë “America’s Cup” në shkurt, kundër miliarderit tjetër, Larry Ellison. Fituesi i dy herëve në garën e lundrimit më të famshme ka “luftuar” ashpër me Ellison për të fituar në këtë garë shumë prestigjioze. Përpara se të ndërtonte një perandori të tërë automjetesh, Roger Penske ngiste makina në garat “Formula One” dhe “NASCAR”, në fillim të viteve 1960. Ai u tërhoq në vitin 1965 për t’u fokusuar në biznes. Ai themeloi perandorinë “Penske Corp”. Sot “Pesnke Racing” është një prej skuadrave më dominante në këtë sport. Drejtuesi i firmës së ushqimeve të ngrira “Rich Products”, Richard Rich është gjithashtu një peshkatar profesionist që merr pjesë në konkurse. Ai ka fituar të drejtën për të qenë në Hollin e Famës së “South Florida Fishing Tournament” pasi ka kapur 10 lloje peshku të ndryshëm me dhjetë lloj karremash të ndryshme. Manjati i medias, Ted Turner e ka drejtuar drejt fitores jahtin e tij “Courageous” në garën prestigjioze të lundrimit, “America’s Cup” në vitin 1977. Pronari më i madh i tokës në Amerikën e Veriut dhe themeluesi i “CNN” është gjithashtu anëtar i Hollit të Famës në Kupën e Amerikës së lundrimit.

Guy Laliberte
Miliarderi që është dhe themelues i grupit “Cirque du Suleil” së fundmi kreu një udhëtim me vlerë 35 milionë dollarë në stacionin hapësinor “Space Adventures”. Ai udhëtoi me një raketë rusë në stacionin “Baikonur Cosmodrome” në Kazakistan dhe udhëtimi i tij zgjati rreth 12 ditë. Miliarderi kanadez është dhe lojtar i zoti pokeri.

Richard Branson
Shefi i kompanisë “Virgin” ka thyer rekordet e shpejtësisë në det dhe ajër. Anija e tij e shpejtë “Virgin Atlantic Challenger II” ka thyer rekordin për kalimin e Atlantikut në vitin 1986, i cili zgjati tre ditë, tetë orë dhe 31 minuta. U bë i pari që kaloi Atlantiku me një balonë me avull një vit më vonë dhe kaloi oqeanin Paqësor në vitin 1991.

Larry Ellison

Përmasat gjithnjë në rritje të jahteve të super të pasurve duket se e frymëzuar bosin e "Oracle" që të urdhëronte në minutat e fundit, rritjen e gjatësisë së "Rising Sun", jahtit të tij. Jahti që ka kushtuar rreth 250 milionë dollarë dhe në kohën që u prodhua ia kaloi atij të miliarderit tjetër, Paul Allen, jahtit "Octopus" që deri në atë kohë ishte më i madhi në botë.

Ernesto Bertarelli
Miliarderi zviceran do tentojë për të fituar kupën e tij të tretë “America’s Cup” në shkurt, kundër miliarderit tjetër, Larry Ellison. Fituesi i dy herëve në garën e lundrimit më të famshme ka “luftuar” ashpër me Ellison për të fituar në këtë garë shumë prestigjioze.

Roger Penske
Përpara se të ndërtonte një perandori të tërë automjetesh, Roger Penske ngiste makina në garat “Formula One” dhe “NASCAR”, në fillim të viteve 1960. Ai u tërhoq në vitin 1965 për t’u fokusuar në biznes. Ai themeloi perandorinë “Penske Corp”. Sot “Pesnke Racing” është një prej skuadrave më dominante në këtë sport.

Robert Rich
Drejtuesi i firmës së ushqimeve të ngrira “Rich Products” është gjithashtu një peshkatar profesionist që merr pjesë në konkurse. Ai ka fituar të drejtën për të qenë në Hollin e Famës së “South Florida Fishing Tournament” pasi ka kapur 10 lloje peshku të ndryshëm me dhjetë lloj karremash të ndryshme.

Ted Turner
Manjati i medias e ka drejtuar drejt fitores jahtin e tij “Courageous” në garën prestigjioze të lundrimit, “America’s Cup” në vitin 1977. Pronari më i madh i tokës në Amerikën e Veriut dhe themeluesi i “CNN” është gjithashtu anëtar i Hollit të Famës në Kupën e Amerikës së lundrimit.

William Koch
Shefi i “Oxbow”, kompani gazi natyror dhe qymyri ishte kapiten i “America3 USA 23” duke fituar Kupën e Amerikës në lundrim në vitin 1992. Ai është i pasionuar pas verës dhe ka hedhur në gjyq një shtëpi ankandesh sepse i kanë shitur atij verë falso. Ai kishte paguar 500 mijë dollarë për katër shishe që duhej t’i përkisnin Thomas Jefferson.

Thomas Friedkin
Miliarderi ka marrë pjesë si pilot në disa filma si “Jaws”, “Revenge”, “Police Academy 4” etj. Babai i tij, Keneth Friedkin ishte trajner pilotësh dhe ka fluturuar në misione gjatë Luftës II Botërore. Tom, i cili është i pasionuar pas motorëve dhe garave të makinave, gjuetisë dhe ekspeditave fotografike.

Roman Abramovich
Në vitet e fundi ai ka shpenzuar rreth 700 milionë dollarë. Ai ka blerë klubin e futbollit të Chelseas (290 milionë dollarë), një jaht gjigand që ka kushtuar 100 milionë dollarë, një jaht tjetër "Le grand bleu" që ka kushtuar 120 milionë dollarë dhe një avion "Boeing 767", 100 milionë dollarë.

•TiranaObserver•
 
Back
Top