Dhjetë kërkim faljet më të famshme

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Rastet kur liderët dhe figurat publike kanë kërkuar falje. Nga presidenti amerikan, Barack Obama, kryeministri italian, Silvio Berlusconi e deri tek Ashley Dupre.

Rrëshqitja e këmbës mund ta dëmtojë fizikisht një politikan apo një figurë publike, por rrëshqitja e gjuhës ka pasoja të rënda që duan shumë kohë të harrohen.

Zakonisht duhet se s’bën të kërkohet një falje publike, për të korrigjuar fjalën e pamenduar.
barack-obama1.jpg

1. Barack Obama
“Për shkak se kjo ka marrë dhenë dhe unë kam kontribuar për këtë, dua të bëj të qartë se në zgjedhjen e fjalëve, unë fatkeqësisht kam dhënë përshtypjen se kam pasur keqdashje ndaj Departamentit të Policisë së Cambridge dhe mund t’i kisha vendosur fjalët ndryshe”. Kjo është falja që kërkoi presidenti amerikan, Barack Obama, pas komentit në konferencën e tij mbi kujdesin shëndetësor, kur ai tha se rreshteri i policisë Jim Crowely ishte sjellë në mënyrë “idiote”, kur kishte arrestuar Gates, me akuzën e sjelljes së pahijshme në shtëpinë e tij. Komenti i Obama-s shkaktoi mjaft zhurmë dhe ai u detyrua të kërkonte një gjysmëfalje.



picture09xf4.jpg

2. Ashley Dupre
"Më vjen keq për dhimbjen që ju kam shkaktuar.” Kur Ashley Dupre pa dorëheqjen e guvernatorit të New Yorkut, Eliot Spitzer më 12 mars 2008, ish-shoqëruesja tha se për herë të parë kuptoi se kush ishte “Klienti nr. 9”. “Unë ia dija emrin, por s’e lidhja me fytyrën sepse s’para shoh televizor”, tha ajo për marrëdhënien e saj me Spitzer. Dupre vendosi të kërkonte falje pasi e kishte parë Spitzer-in në televizor me bashkëshorten e tij. Ai u shfaq në konferencën e shtypit bashkë me gruan e tij Silda, e cila ishte e zbehur në fytyrë, por vazhdonte të qëndronte në krah të të shoqit. “Kur më kujtohet fjalimi i tij, më kujtohet fytyra e saj, sytë e saj, dhimbja e saj”, tha Dupre e cila në atë moment vendosi të kërkojë falje.



200px-Socrates_Louvre.jpg
3. Apologjia e Sokratit
"Ora e vdekjes ka mbërritur dhe ne do marrim secili rrugën tonë - unë atë të vdekjes e ju të jetës. Se cila është më e mirë, vetëm Zoti e di".
I përballur me akuza për "korruptim të rinisë", Sokrati mbajti këtë fjalim - siç na paraqitet nga Platoni - përpara jurisë së Athinës. Apologjia rezultoi e pasuksesshme; ai u dënua nga kolegët e tij dhe si pasojë kreu vetëvrasje. Por, kjo pjesë retorike thekson perceptimin që ka vënë në lëvizje filozofinë që atëherë: që njohuria njerëzore është mjerisht e lkufizuar.



4. Mel Gibson
Në verë të vitit 2006, Mel Gibson u arrestua pasi u kap teksa ngiste makinën i pirë. Dhe kërkoi falje për veprimin e tij. Por, ai u bë protagonist i medieve për shkak të deklaratave të tij anti-semite. Pas zhurmës që shkaktoi një veprim i tillë, ai doli me një falje publike, ku ndër të tjera tha: “Nuk ka justifikim dhe as duhet të ketë tolerancë për askënd që mendon se mund të bëjë deklarata anti-semite. Nga zemra ju kërkoj ndjesë dhe dua t’ju them që unë nuk jam anti-semit. Nuk jam fanatik. Urrejtja e çdo lloji është kundër besimit tim”.



governor-arnold-schwarzenegger.jpg
5. Arnold Schwarzenegger
Kur guvernatori i Californias, Arnold Schwarzenegger, po kandidonte për postin, njerëz që rrëfenin në media të ndryshme se ai kishte ngacmuar seksualisht femra në të shkuarën rrezikuan seriozisht suksesin e tij. Ai u detyrua atëherë të dilte në një konferencë për shtyp dhe të kërkonte një falje publike. “Po, është e vërtetë që jam sjellë keq në të shkuarën. Dhe atyre njerëzve që mund t’i kem lënduar, dua t’u them se më vjen tmerrësisht keq dhe se u kërkoj falje”, tha ai para mbështetësve të tij në garën elektorale në tetor të vitit 2003.



robert-mcnamara-dead.jpg

6. Robert McNamara
“Ne e kishim gabim, jashtëzakonisht gabim. U detyrohemi brezave të ardhshëm shumë shpjegime.” – shkruan McNamara në kujtimet e tij “Restropektivë”, mbi menaxhimin e luftës së Vietnamit. Liderët e lartë të qeverisë, zakonisht nuk e kanë zakon të shfaqin hapur gabimet e tyre. Por, nga fundi i jetës së tij, ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert McNamara bëri disa apologji për menaxhimin e keq të luftës në Vietnam. McNamara tha në dokumentarin “Fog of War”, “Më vjen keq që gjatë procesit të përmbushjes së gjërave, unë kam bërë gabime”.



nakasone.jpg
7. Yasuhiro Nakasone
Kryeministri japonez nuk ka kërkuar falje për veprimet e tij vetjake. Ai ka ndërmarrë një mision akoma më të madh. Ka kërkuar falje për veprimet e vendit të tij. Më 23 tetor të vitit 1985, kryeministri i Japonisë, Yasuhiro Nakasone, në një fjalim në OKB kërkoi falje për rolin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Nakasone është një politikan japonez i kohës së Ronald Reagan, François Mitterrand, Margaret Thatcher dhe Mikhail Gorbachev. Ai është më së shumti i njohur për nismën për privatizimin e kompanive shtetërore dhe për rigjallërimin e nacionalizmit japonez gjatë dhe pas mandatit të tij si kryeministër.


silvio-berlusconi-picture-3.jpg
8. Silvio Berlusconi
Falja publike e ish-kryeministrit italian, Berlusconi, ka qenë çështje familjare. Pasi ai flirtoi në ekran me një femër tjetër, Veronica Lario i kërkoi në një letër të hapur në gazetë që ai t’i kërkonte falje pasi i kishte cenuar dinjitetin. Në një deklaratë të lëshuar nga partia e tij “Forza Italia”, Berlusconi tha: “Të lutem më fal. Dhe pranoje këtë shfaqjen publike të dorëzimit të krenarisë sime para zemërimit tënd si një akt dashurie. Një ndër të shumtët. Unë e ruaj dinjitetin tënd si një thesar në zemrën time. Edhe në ato raste kur komente të pakujdesshme rrëshqasin nga gjuha ime”.



BillClintonPresident-789383.jpg

9. Bill Clinton
اështja “Lewinsky” është një prej skandaleve seksuale më famëkeqe në historinë presidenciale të SHBA-së. Pasi e mohoi për muaj me radhë historinë me stazhieren e Shtëpisë së Bardhë, presidenti Clinton u detyrua në vitin 1998 ta pranonte dhe të kërkonte falje publike. “Unë kam pasur një marrëdhënie me zonjushën Lewinsky, e cila nuk ishte e për shtatshme.
Në fakt ishte e gabuar. Kam kryer një gabim të madh. ثshtë i pajustifikueshëm dhe më vjen shumë keq. E kam kuptuar se kam bërë një gabim, e kam thënë dhe e kam pranuar, kam kërkuar të më falin, kam kaluar shumë kohë të vlefshme me familjen time dhe vendosa të kthehem në punë”, janë disa prej fjalëve të faljes publike të presidentit Clinton.




karol-woytila-papa-gjon-pali-ii.gif
10. Papa Gjon Pali II
Në mars të vitit 2003, Papa Gjon Pali II kërkoi falje për padrejtësitë që kishte kryer Kisha Katolike në dy mijë vjet. Nga altari i sheshit të Shën Pjetrit, ai kërkoi falje për fajet e kryera ndaj hebrenjve, heretikëve, grave etj. “Ne falim dhe kërkojmë falje. Ne po kërkojmë faljen e disa divizioneve të krishterëve për përdorimin e dhunës që disa kanë kryer në shërbimin e së vërtetës dhe qëndrimeve të mosbesimit dhe armiqësisë së supozuar ndaj praktikuesve të besimeve të tjera”, u shpreh Papa Gjon Pali II në vitin 2003, në faljen publike për gjithë gabimet e Kishës Katolike ndër shekuj.
•FLOART-PRESS•
 
Pe: Dhjetë kërkim faljet më të famshme

Ka lezet kur kerkohet falje per disa gjera te bera,por varet dhe tek jerat qe behen..Ne kete rast jane njerez publik qe fjala e thene e tyre ka nje peshe,aty fillon dhe pjesa e ngurtesimit te tyre...Duhet te matin me qindra here cdo veprim apo fjale...
 
Pe: Dhjetë kërkim faljet më të famshme

Mua nuk me pelqen kerkim falje dhe shume rralle e perdore. Nese e analizoje qe kam gabuar mundohem qe me punen dhe veprimtarine time ti tregoje pales tjeter se gabimi ishte imi, por megjithate nuk e kisha bere per ta demtuar.
 
Back
Top