Dhjetë ishujt më të famshëm të Evropës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nga Majorka, Ibiza, Santorini, Tenerife e deri tek ishulli Rodes
Plazhet spektakolare dhe klubet e natës më të njohura në mbarë botën

Majorka është një ndër ishujt më të njohur në botë. Panorama e mrekullueshme dhe klubet e natës e kanë klasifikuar atë në krye të listës së dhjetë ishujve më të famshëm të Evropës. Majorka është ishulli më i madh në Spanjë dhe vizitorët shkojnë atje për panoramën e mrekullueshme dhe jetën e natës në ishullin më të famshëm të Evropës. Klubet dhe baret në kryeqytetin Palma dhe qytetin El Arenal tërheqin pushues nga e gjithë Evropa. Majorka ka dhe plazhe të pastra e mahnitëse si “Puro beach” në Palma. Në Palma gjenden pika turistike të famshme si katedralja “La Seu” dhe pallati “Real de la Aludaina”, si dhe ekziston mundësia për të eksploruar fshatrat idilike dhe tregjet e çuditshme vendase.
Në vend të dytë qëndron një tjetër ishull spanjoll. Gran Kanaria është pjesë e Ishujve Kanarie, rreth 200 kilometra nga bregdeti i Afrikës perëndimore. Ishulli spanjoll është një destinacion i kërkuar nga turistët, të cilët dëshirojnë të qetësohen në plazhet me duna pranë qytetit Maspalmoas. Ata që janë të dhënë pas kulturës mund të vizitojnë kështjellën “Castillo de la Luz”, një fortesë e ndërtuar për të mbrojtur qytetin nga piratët në Las Palmas. Turistët që kërkojnë më shumë aventura mund të vizitojnë qendrën e Gran Kanarias, ku gjendet mali Pozo de las Nieves, me lartësi 2000 metra. Në ishullin grek, Rodes me bukuri të jashtëzakonshme gjendet Kolosi i Rodesit, një prej Shtatë Mrekullive të Botës. Në qytetin e vjetër në Rodes mund të gjenden plot relike të mesjetës, ndaj ai është klasifikuar si zonë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. Turistët aty mund të gjejnë plot pamje interesante, përveç atyre historike. Një prej tyre është gjiri i mbrojtur nga era në Kallithea, i cili ofron një pamje fantastike. Gjithashtu turistët mund të bëjnë dhe zhytje në ujë në ishull. Tenerife është ishulli më i madh i Ishujve Kanarie dhe tërheq turistë nga e gjithë bota, të cilët janë në kërkim të plazhit dhe eksplorimit të malit më të lartë të Spanjës, Pico del Teide, me lartësi 3718 metra. Që aty turistët mund të shohin krateret vullkanike të ishullit. Universiteti “San Fernado de La Laguana” në San Kristobal de La Laguana është universiteti më i vjetër në Ishujt Kanarie dhe një prej dy vendeve të Trashëgimisë Botërore në Tenerife, ndërkohë që tjetri është mali Teide, një vullkan, i cili aktualisht është pasiv. Ishullit të famshëm spanjoll, Ibiza, i ka dalë nami për shkak të klubeve “Pacha”, “Space” dhe “Amnesia”, të cilat gjatë verës mbushen me modele dhe njerëz të tjerë të famshëm. Në Ibiza ndodhet dhe klubi më i madh në botë, “Club Privilege”, me një kapacitet prej 10 mijë vetash. Ishulli është më shumë se një destinacion i kërkuar nga hedonistët e rinj, ai gjithashtu i tërheq turistët prej panoramës së mrekullueshme. “Es Vedra”, një rezervë e vogël natyrore, rreth dy kilometra nga bregu perëndimor i Ibizas është e pabanuar dhe u jep mundësinë turistëve të shijojnë perëndime dielli spektakolare. Fuertaventura është gjithashtu një prej ishujve Kanarie, i cili bën pjesë në listën e ishujve më të përshtatshëm evropianë për të kaluar pushimet. Ajo çka e bën të famshëm këtë ishull është natyra ekzotike e shoqëruar me çmimet jo të shtrenjta dhe ideja se nuk ka emër shumë të njohur, e njëkohësisht është pjesë e Evropës. Fuertaventura është veçanërisht i adhuruar nga fansat e sporteve ujore. Ishulli njihet për erën e fortë dhe tërheq turistët e dhënë pas lundrimit dhe serfit. Rreth 100 kilometra nga bregu maroken, Fuerteventura ka plazhe të bardha dhe plazhe të zeza vullkanike.
Majorka
Majorka është ishulli më i madh në Spanjë dhe vizitorët shkojnë atje për panoramën e mrekullueshme dhe jetën e natës në ishullin më të famshëm të Evropës. Klubet dhe baret në kryeqytetin Palma dhe qytetin El Arenal tërheqin pushues nga e gjithë Evropa. Majorka ka dhe plazhe të pastra e mahnitëse si “Puro beach” në Palma. Në Palma gjenden pika turistike të famshme si katedralja “La Seu” dhe pallati “Real de la Aludaina”, si dhe ekziston mundësia për të eksploruar fshatrat idilike dhe tregjet e çuditshme vendase.

Gran Kanaria
Gran Kanaria është pjesë e Ishujve Kanarie, rreth 200 kilometra nga bregdeti i Afrikës perëndimore. Ishulli spanjoll është një destinacion i kërkuar nga turistët, të cilët dëshirojnë të qetësohen në plazhet me duna pranë qytetit Maspalmoas. Ata që janë të dhënë pas kulturës mund të vizitojnë kështjellën “Castillo de la Luz”, një fortesë e ndërtuar për të mbrojtur qytetin nga piratët në Las Palmas. Turistët që kërkojnë më shumë aventura mund të vizitojnë qendrën e Gran Kanarias, ku gjendet mali Pozo de las Nieves, me lartësi 2000 metra.

Rodes
Në ishullin grek me bukuri të jashtëzakonshme gjendet Kolosi i Rodesit, një prej Shtatë Mrekullive të Botës. Në qytetin e vjetër në Rodes mund të gjenden plot relike të mesjetës, ndaj ai është klasifikuar si zonë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. Turistët aty mund të gjejnë plot pamje interesante, përveç atyre historike. Një prej tyre është gjiri i mbrojtur nga era në Kallithea, i cili ofron një pamje fantastike. Gjithashtu turistët mund të bëjnë dhe zhytje në ujë në ishull.

Tenerife
Tenerife është ishulli më i madh i Ishujve Kanarie dhe tërheq turistë nga e gjithë bota, të cilët janë në kërkim të plazhit dhe eksplorimit të malit më të lartë të Spanjës, Pico del Teide, me lartësi 3718 metra. Që aty turistët mund të shohin krateret vullkanike të ishullit. Universiteti “San Fernado de La Laguana” në San Kristobal de La Laguana është universiteti më i vjetër në Ishujt Kanarie dhe një prej dy vendeve të Trashëgimisë Botërore në Tenerife, ndërkohë që tjetri është mali Teide, një vullkan, i cili aktualisht është pasiv.

Ibiza
Ishullit të famshëm spanjoll, Ibiza, i ka dalë nami për shkak të klubeve “Pacha”, “Space” dhe “Amnesia”, të cilat gjatë verës mbushen me modele dhe njerëz të tjerë të famshëm. Në Ibiza ndodhet dhe klubi më i madh në botë, “Club Privilege”, me një kapacitet prej 10 mijë vetash. Ishulli është më shumë se një destinacion i kërkuar nga hedonistët e rinj, ai gjithashtu i tërheq turistët prej panoramës së mrekullueshme. “Es Vedra”, një rezervë e vogël natyrore, rreth dy kilometra nga bregu perëndimor i Ibizas është e pabanuar dhe u jep mundësinë turistëve të shijojnë perëndime dielli spektakolare.

Fuerteventura
Fuertaventura është gjithashtu një prej ishujve Kanarie, i cili bën pjesë në listën e ishujve më të përshtatshëm evropianë për të kaluar pushimet. Ajo çka e bën të famshëm këtë ishull është natyra ekzotike e shoqëruar me çmimet jo të shtrenjta dhe ideja se nuk ka emër shumë të njohur, e njëkohësisht është pjesë e Evropës. Fuertaventura është veçanërisht i adhuruar nga fansat e sporteve ujore. Ishulli njihet për erën e fortë dhe tërheq turistët e dhënë pas lundrimit dhe serfit. Rreth 100 kilometra nga bregu maroken, Fuerteventura ka plazhe të bardha dhe plazhe të zeza vullkanike.

Korfuzi
Ishulli grek është i lidhur ngushtë me mitologjinë greke. ثshtë vendi ku Poseidoni çoi gruan e tij, Korkyra dhe Homeri e ka cilësuar ishullin si parajsë, tek vepra e tij “Odisea”. Në ditët e sotme Korfuzi njihet për bimësinë dhe shpeshherë quhet “ishulli i gjelbër”. Pemët e ullinjve, të cilat mund të rriten deri në 20 metra dominojnë pjesën jugore të ishullit. Turistët e interesuar për pjesën e trashëgimisë dhe kulturës mund të vizitojnë monastirin “Moni Paleokastritsa”, i vendosur në majë të një shkëmbi, nga ku ishulli duket si në pëllëmbë të dorës.

Lanzarote
Spanja dominon listën me ishujt e saj. Lanzarote është ishulli i katërt më i madh i ishujve Kanarie, dhe forma e tij është pasojë e shpërthimeve vullkanike. Turistët mund të vizitojnë parkun kombëtar “Timanfaya” dhe të mësojnë mbi origjinën vullkanike të ishullit, teksa shijojnë ushqimin në restorantin “El Diablo”, ku mishi piqet në zgarën e një oxhaku vullkanik. Turistët, gjithashtu, mund të udhëtojnë në shpellat dhe tunelet e formuara nga llava e nëndheshme në “Cueva de los Verdes”.

Menorka
Ky ishull është pranë ishullit tjetër spanjoll, Majorkës. Menorka tërheq turistë që kanë si synim të marrin rreze dielli dhe ato që janë të interesuar për arkeologjinë. Sistemi i shpellave, vendet e gërmimit dhe rrënojat e lashta e bëjnë atë një vend shumë interesant për ekskursione. Për ato që janë të interesuar për arkitekturën, fortesa “La Mola” është mbi portin Mao dhe është një prej vendeve më të preferuara nga turistët. Gjithashtu, manastiri i shekullit të 15-të “Museu de Minorca”, i kthyer tashmë në muze, ofron mundësinë për të mësuar mbi historinë e ishullit.

Santorini
Shumë pak vende në tokë mund të jenë aq joshës sa ky ishull grek, ku fshatrat me shtëpi të bardha e çati blu, janë vendosur mbi honet vullkanike. Aty mund të gjeni një tavernë të këndshme, plot me prodhime deti të freskëta shoqëruar me uzo të mrekullueshme dhe pamje nga deti. Ishulli grek ia detyron panoramën spektakolare, pikërisht shpërthimeve vullkanike. Santorini njihet për arkitekturën unike, të shtëpive të ndërtuara mbi shkëmbinj. Sfondi romantik dhe plazhet e mrekullueshme e bëjnë Santorinin shumë popullor veçanërisht për çiftet.
TO
 
Po Sazani ku eshte ???
 
u prefa me pa na i foto te ishujve...


Gran Kanaria

gran_canaria.jpg



canaries_gallery3.jpg



gran_canaria.jpg




Rodes

Shiko fotografinë 1796545


Shiko fotografinë 1796546


3639055-Rhodes_the_Island_of_the_Sun-Rhodes_Island.jpg


Tenerife
Paste+Tenerife.jpeg


1.Tenerife.jpg





Ibiza
Shiko fotografinë 1796547

ibiza-3.jpg


ibiza-oras.jpg




Fuerteventura
fuerteventura.jpg


fuerteventura.jpg




cotillo-fuerteventura-surf.jpg
 
Pe: Dhjetë ishujt më të famshëm të Evropës

Do shtoja edhe Zakynthos, nje nga vendet qe kam deshire te vizitoj :)

shipwreck-beach-zakynthos-greece-wallpaper-1920x1200.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top