Dhjetë historitë më të trishtueshme të krishtlindjeve "Nga vrasja e diktatorit..."

*ena*

*Yll Bote*
Nga vrasja e diktatorit rumun اaushesku tek Tiger Woods ...

Shumica e njerëzve mendojnë për Krishtlindjet si një ditë e gëzuar. Qoftë si një moment për të festuar lindjen e Shpëtimtarit të tyre apo si një justifikim për të qëndruar së bashku me të dashurit e tyre dhe konsumuar një ushqim dhe pije të mira. Krishtlindjet në përgjithësi janë një ditë për të parë drejt së ardhmes. Por Krishtlindjet nuk janë kështu për të gjithë. Njerëzimi pikërisht në këtë ditë ka parë dhe rregjistruar në kujtesën e tij shumë ngjarje tragjike. Duke nisur që nga zhdukja e anijes Santa, së bashku me ekuipazhin e saj në vitin 1914. Apo lufta në Hong Kong e garnizonit britaniko-kanadez, ku humbën jetën 290 persona dhe u plagosën 493 të tjerë. Apo shpërthimi i vullkanit Ruapehu, në Australi në vitin 1953, i cili shkaktoi vdekjen e 153 personave. Ndërkohë vetëm 21 vjet më vonë, në vitin 1974, cikloni Tresi në Australi shkaktoi 71 të vdekur dhe la të pastrehë 20 mijë persona. Për të ardhur deri në vrasjen e diktatorit rumun اaushesku, nga një skuadaër qitësish të cilët nga shpejtësi nuk pritën që çiftit ti mbylleshin sytë. Dhe e fundit është sportisti dhe kampioni i Golfit Tiger Woods i cili sapo humbi bashkëshorten dhe fëmijët e tij pas shpërthimit të skandalit për raportet intime me shumë femra. Pra përpara se të ankoheni për xhaxhain i cili gjithmonë dehet apo për kushërirën e pasjellshme, konsideroni se sa të këqija kanë qënë këto Krishtlindje për shumë të tjerë.

10-Krishtlindjet 1261: I errësuar nga pushteti
Për John e IV të Lascarisë, gjërat nisën mjaft mirë, pasi ai kishte lindur më 25 dhjetor 1250, dhe trashëgonte fronin e perandorit të Nikesë në moshën shtatë vjeç, kur babai i tij vdiq. Për fat të keq, në një komplot që do të mund të përshkruhet, si bizantin (Nikea u formua nga fragmente të shpërbëra të Perandorisë Bizantine), aristokrati Mikael Palaiologos e hapi rrugën e tij dhe nëpërmjet gjykatës arriti të deklaronte vetveten bashkëperandor. Mikaeli i VIII ishte në të vërtetë kushëriri i dytë i Gjonit, 12 herë i larguar apo një gjë e tillë. Pasi Mikaeli pushtoi Konstandinopojën, la prapa John dhe e urdhëroi atë të zhdukte ditëlindjen e tij të 11-të.

9-Krishtlindjet 1621: Moslejimi i lojërave
Governatori William Bradford, kreu i Plymouth Colony në Massachusetts, ndaloi luajtjen e lojërave në ditën e Krishtlindjeve. Imagjinoni nëse Governatori në Kaliforni do ta bënte këtë gjë këtë vit? Do të kishte një protestë!. Dhe Krishtlindjet, në këtë kohë, ishin një ditë shumë e shenjtë. Dhe Bradford ende shpresonte që, në këtë pikë, për Plymouth Colony të ishte shkëlqimi i qytetit mbi kodër, një pishtar i lirisë fetare. Mund të imagjinoni se Krishtlindjet në Plymouth Colony, në qoftë se ju ishit një i ri, nuk do ishin aq të këndshme dhe festive. Nuk kishte lojëra për ju!

8-Krishtlindjet 1776: Një surprizë
Dita e Krishtlindjeve e këtij viti ishte një pikë kthese në Revolucionin Amerikan dhe kujtohet me mjaft dashuri nga shumë amerikanë që kanë studiuar historinë e tyre. Megjithatë, për ushtarët Hesian të mundur në betejën e Trentonit, ishte një Krishtlindje e mbushur me trishtim. Në Krishtlindje, askush nuk pret një sulm të papritur. Në Krishtlindje, megjithatë, pritej që të gjithë do të merrnin një ditë pushimi nga luftimet dhe të ulej niveli i gadishmërisë qoftë edhe vetëm për një moment. Ide e keqe. Gjenerali amerikan George Washington ishte duke u mbështetur në këtë dhe e kaloi lumin Delaware të Pennsylvanisë, duke i zënë në befasi Hesianët dhe zërë rob gati 900 deri në 1.500 burra.

7-Krishtlindjet 1914: Të humbur në det
Kapiteni Therese Heymann u nis për lundrim nga Tyne në Britani në ditën e Krishtlindjeve, me një ngarkesë të karbonit. Ajo nuk u pa kurrë më. Edhe pse nuk u klasifikua zyrtarisht si e "zhdukur" deri sa pas marsit, nuk u dëgjua më as edhe një herë të flitej për të. Ajo ishte e dyshuar, ishte një nga disa anijet e mbytura nga minat në atë zonë. Askush nuk i ka gjetur ndonjëherë mbetjet apo çfarëdo gjëje tjetër që i përkiste trupave të ekuipazhit të saj. Nuk ekzistojnë as fjalë dhe aq më tepër fakte nëse anija është rrëmbyer sepse ajo kishte një listë të keqe emrash.

6-Krishtlindjet 1941: Krishtlindjet vdekjeprurëse
Beteja e Hong Kongut përfundoi në ditën e Krishtlindjeve, duke shkaktuar në dorëzimin e garnizonit britaniko-kanadez në Hong Kong - Royal Rifles të Kanadasë (një regjiment nga Quebec) dhe Grenadiers Winnipeg. Nga dy regjimentet, 290 u vranë dhe 493 të tjerë u plagosën, dhe të gjithë të mbijetuarit kaluan pjesën tjetër të luftës në kampin japonez të POW. Ushtarët u ndjenë në atë mënyrë siç u ndjenë Hessianët në 1776. Megjithatë një gjë është e sigurtë se ata i kaluan Krishtlindjet në një periudhë lufte dhe të gjithë u munduan të ngushëllonin njëri-tjetrin. Por humbja e shokëve të luftës kishte lënë shenjën e vet tek ushtarët e dërrmuar.

5-Krishtlindjet 1953: Shpërthimi i vullkanit
Jo të gjithë Krishtlindjet e këqija kanë patjetër një njeri për tu fajësuar. Në vitin 1953, veprimtaria e vullkanit Ruapehu shkaktoi fatkeqësinë më të rëndë hekurudhore në historinë e Zelandës së Re, me 151 njerëz të vrarë. Një barrierë e mbetjeve të vullkanike dhe akullit u shembën, duke çuar gurë, rërë dhe mbetje të tjera në lumin Whangaehu, së bashku me 1.6 milion metra kub ujë nga një liqen. Përmbytja pasuese sulmoi kalatat e një ure hekurudhore si edhe trenin e pasagjerëve Wellington-Auckland që ishte duke kaluar aty. Fuqia ishte shumë e madhe dhe kalatat u deformuan, duke çuar motorin dhe gjashtë vagonat e udhëtarëve jashtë urës. Aksidenti ka ndodhur në natën e 24 dhjetorit, në vigjiljen e Krishtlindjeve. Për familjet e atyre që humbën në fatkeqësi, kjo me siguri ishte një Krishtlindje e tmerrshme.

4-Krishtlindjet 1974: Vizita e Tresit dhe lënia e mesazhit
Cikloni Tresi shkatërroi Darvin, Australinë në prag të ditës së Krishtlindjeve. Pothuajse gjithë qyteti u shkatërrua - më shumë se 70 për qind e ndërtesave të qytetit, duke përfshirë 80 për qind të shtëpive. Kjo la më shumë se 20.000 njerëz të pastrehë, 71 vetë të tjerë vdiqën. Dëmtimi ishte në qindra miliona dollarë. Njerëzit nuk kishin shumë shanse për të vajtuar humbjen e dhuratave të tyre të Krishtlindjeve. Ata ishin tepër të zënë me humbjen e familjes, miqve, shtëpitë dhe mjetet e jetesës. Mund të imagjinoni kujtimin e këtij cikloni i cili hodhi një velo të zezë mbi mjaft Krishtlindje të mëvonshme.

3-Krishtlindjet 1989: Një skuadër pushkatimi për Krishtlindjet
Pas 15 vjet si president i Rumanisë, Nikolai اaushesku dhe gruaja e tij, Elena, u ekzekutuan në fund të një “gjyqi” televiziv. Dy orët e gjyqit ndodhën pas një grushti shteti ushtarak, por është e qartë se ai kishte mohuar plotësisht situatën e tmerrshme me të cilën ballafaqohej populli i tij ose atij nuk i interesonte. Rumunët qëndronin në rradhë për bukë ose për ushqim dhe اaushesku prezantohej në TV duke folur për standardet e larta të jetesës që qytetarët e tij kishin arritur. Anëtarët e skuadrës së zjarrit ishin aq në ankth për të bërë punën e tyre, sa ata nuk pritën që çifti të lidhte sytë dhe duart, dhe filluan menjëherë të shtënat. Do të ishte e vështirë të gjesh një rumun i cili sot mban zi për humbjen e اausheskut.

2-Krishtlindjet 1990: Hera e tretë nuk ishte një magjepsje
Dita e Krishtlindjeve është duke u bërë, në këtë pikë, dita më e madhe e filmit të vitit. Studios ruajtën blockbusterin për premierën në ditën e Krishtlindjeve, çdo vit dhe shumë presin të shikojnë atë që mund të jetë filmi më i mirë i vitit, gjashtë ditë para se të vijë Viti i Ri. Dhe çfarë filmi mund të pritet të jetë më shumë se "Kumbari III"? Filmi i fundit i sagës brilante, ku luan Al Paçino me një të ri Andy Garcia në atë që premtoi të ishte një performancë e madhe. Atëherë njerëzit panë filmin. Në mënyrë konsistente ai u duk si "filmi më i keq në listën e historisë së njerëzimit". Ky është një bast i humbur se tre orë të festivalit i shkatërruan ditën e Krishtlindjeve më shumë se një personi.

1-Krishtlindjet 2009: Një Tiger i kapur nga bishti i tij
Festat e fundvitit në shtëpinë e Tiger Woods kanë shumë mundësi të mos jenë dhe aq shumë festive. Në fakt lojtari më i paguar në botë është përfshirë në një seri skandalesh seksuale me femra të ndryshme të cilat janë bërë publike nga tabloidët. Numri i tyre sa vjen edhe rritet dhe kjo i ka kushtuar Woods më shumë se një problem. Për të ruajtur familjen ai vendosi të japë dorëheqjen nga sporti i Golfit. Por as kjo nuk i shërbeu shumë pasi në fund të fundit, bashkëshortja e divorcoi dhe sëbashku me fëmijët u zhvendosën në Suedi. Ndaj në pemën me drita të Krishtlindjeve, Tiger Woods, është e vështirë të gjejë ndonjë dhuratë të këndshme që mund ta ngushëllojë.

Marre nga "Tiarana Observer"
 
Back
Top