Dhjetë hapa deri te vija vitale e trupit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Me pak vullnet të mirë dhe disiplinë mund të heqim qafe ata kilogramët e mërzitshëm, pa dieta rigoroze. Mjafton të hiqni qafe shprehitë e këqija, siç është ulja disa orësh para TV-s dhe gjumi i pamjaftueshëm, por edhe të keni kujdes se çfarë hani dhe kur. Shmangeni ushqimin e përpunuar dhe ajo që të frynë, hani ushqim djegës dhe pini shumë lëngje, kështu që pamja e bukur do të bëhet më lehtë realitet.

1 Mos e anashkaloni mëngjesin, sepse pas shujtës së mëngjesit metabolizmi edhe gjatë pjesës tjetër të ditës do të punojë më shpejt, çka nënkupton se kilogramët më vështirë do të ‘ngjitet’.

2Shmangeni ushqimin i cili të frynë! Edhe pse janë shumë të shëndetshëm, perimet si brokoli, lulelakra dhe qepa, shkaktojnë fryrje të stomakut. Të njëjtin veprim e kanë edhe kumbullat e thata dhe dardhat, që janë meritore për krijimin e ‘ajrit të ndotur’.

3Hani ushqim djegës! Studimet kanë treguar se ushqimi djegës djeg kaloritë.

4Mos pini pije të gazuara, sepse përveç që fryjnë janë përplot karbohidrate dhe sheqer, edhe ato dietale.
5Evitoni ushqimet e përpunuara, si sallamin, salsiçet dhe suxhukun, sepse janë përplot krip dhe konservanse.

6Gjatë ditës hani shujta më të vogla, sepse kështu do të shmangni ngrënien e tepërt gjatë shujtave kryesore. Në këtë rast, gjithsesi mundohuni të hani shëndetshëm dhe të hani pemë, sipas mundësisë pemë sezonale.
7Shmangeni miellin e bardhë në ushqime, si buka, brumi dhe biskotat. Këto ushqime janë të pasura me sheqer dhe karbohidrate, kështu që më mirë vendosni për ato me kokrra të plota.

8Pini ujë, sepse ai e shpejton metabolizmin. Studiuesit gjermanë kanë ardhur në përfundim se do ta shpejtoni metabolizmin tuaj për 30 për qind nëse pini tetë gota ujë të ftohtë në ditë.

9Mos e shikoni TV-n më shumë se dy orë në ditë, sepse përveç që nuk lëvizni janë gjasat e mëdha se derisa e shikoni serinë e preferuar, do të hani ushqime jo të shëndetshme.

10Flini së paku shtatë orë. Studimi i kryer në universitetin e اikagos, ka treguar se mungesa e gjumit e zvogëlon nivelin e hormoneve që rregullojnë oreksin.KS
 
Dush i ftohtë për vitalitet
Ndjenja e të ftohtit, lodhjes, rraskapitjes, nervozes, mundet të largohet pas vetëm një dushi, bëjnë të ditur ekspertët britanikë. Ekspertët nga universiteti i Londrës me saktësi kanë llogaritur dhe kanë sugjeruar se si duhet të bëni dush që të ketë efekt në shëndetin tuaj. Në të vërtetë tek dhimbja e kokës, ftohja, vështirësia me qarkullimin e gjakut do t’ju ndihmojë dushi i nxehtë, ndërsa tek lodhja dhe nervozizmi, dushet e ftohta. Nuk mund të jetë më e thjeshtë: rreth 15 minuta, duart deri në bërryl i fusni në ujë të ftohtë apo të ngrohtë. Dushet përdorni tek duart e ftohta, vështirësitë me gjumin dhe rraskapitjen.

Si vepron
Hunda dhe mushkëritë: اdo mëngjes, pas dushit të nxehtë, edhe një dush tjetër i ftohtë (rreth 20 sekonda) do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në hundë dhe fyt. Qelizat e përgjegjshme për imunitetin, arrijnë në mukozë dhe bakteret kanë shumë pak gjasa për sulm. Dushi i shkurtë, i ftohtë, ndihmon edhe në lehtësimin e frymëmarrjes.

Truri: اdo ndryshim i temperaturës bartet përmes lëkurës deri në tru. Me larjen me ujë të ftohtë të duarve (nga gishtat deri te kraharori dhe anasjelltas) do të veprohet në qelizat gri dhe do të rrisni aftësinë e përqendrimit, çka do të largojë rraskapitjen psikike.

Zemra: Spërkatjet e alternuara me ujë të nxehtë dhe të ftohtë janë një trening i shkëlqyer për muskujt e zemrës. Larja e duarve dhe gjunjëve e ul shtypjen e gjakut; larja nga gishtat e këmbëve deri te gjunjët dhe anasjelltas dhe nga gishtat e duarve deri te kraharori dhe anasjelltas.

Imuniteti: Dushet e përditshme të ngrohtë-ftohtë apo larja e duarve i aktivizojnë qelizat e imunitetit. Me rritjen e numrit të tyre mbrojtja e trupit rritet. Organizmi më nuk është aq i ekspozuar ndaj ftohjeve, ndërsa mund të zbuten edhe alergjitë. Dushin gjithmonë përfundojeni me ujë të ftohtë.
Enët e gjakut: Duart i keni të ftohta? Larja me ujë të ftohtë të gjunjëve menjëherë do të ndihmojë (filloni nga gishtat me ujë e deri te gjunjët dhe anasjelltas). Uji fuqimisht vepron në enët e gjakut: ato zgjerohen dhe ngushtohen dhe me këtë rregullohet temperatura e lëkurës. Efekti rritet nëse i këmbeni dushet e nxehta dhe të ftohta.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top