Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dhimbjet e qafës (Cervikalgjitë)

Të dy sekset preken njëlloj nga dhimbjet e qafës. Shkaqet mund të jenë të shumta: traumatike (pas përplasjeve apo tërheqjeve muskulare), muskulare (në personat që punojnë në kompjuter ose në mjedise me ajër të kondicionuar), të lindura (nga problemet e muskulaturës skeletike), nga disfunksioni i boshtit endokrin (tiroiditet) dhe somato-emocionale. Përsa i përket shkakut të fundit, është parë që persona që janë shumë emotivë ose të stresuar shfaqin më shpesh dhimbje të qafës, që probabilisht shkaktohet nga tensioni i shtuar muskular. Shkaqe të tjera, si herniet diskale, tumoret dhe sindromat kompresive trajtohen në paragrafët përkatës.
cervikale cervikalgjia

Simptomat: janë të shumëllojshme, me një ndjenjë rëndese që shoqërohet nga dhimbja muskulare në zonën e qafës, kontrakturë e muskulit trapezius, kufizim i lëvizjeve të qafës, marrje mendsh, ndjenjë mpirje në duar (probabilisht nga protruzioni i diskut) etj. Nganjëherë edhe problemet e lidhura me përputhjen e harqeve të dhëmbëve dhe defektet e syve, si strabizmi apo çrregullimet e akomodimit, mund të shkaktojnë shpërthimin e dhimbjeve akute të qafës.
Diagnoza: Diagnostikimi i shpejtë dhe i saktë është thelbësor për trajtimin e mirë të dhimbjeve të qafës.

Mund të përdoren një studim radiografik në tre projeksione, një ekzaminim me skaner apo rezonancë magnetike me ose pa lëndë kontraste, një ekzaminim elektromiografik i anësive të sipërme, kur dyshohet për një sindromë radikulare kompresive, një ekzaminim me eko dopler i enëve karotide të gjakut, për të përjashtuar turbulencat apo ngadalësimet e fluksit të gjakut apo një ekzaminim audiovestibular. Të gjithë këto ekzaminime duhen kryer pas një vizite të hollësishme dhe të kujdesshme ortopedike. Ortopedi mund të shfrytëzojë edhe konsultime me neurologun, për të përjashtuar sëmundje të ndryshme të sistemit nervor qëndror.

Trajtimi: Mjekimi është specifik për çdo pacient. Vlerësohen të gjithë faktorët specifikë, subjektivë apo objektivë, të pacientit. Në fazën akute fillohet një terapi farmakologjike, e cila bazohet në përdorimin e antiinfiamatorëve josteroidë apo kortizonikëve, procedurave të fizioterapisë, përdorimit të rrymave analgjezike, lazerit, masazheve e gjimnastikës. Kohët e fundit janë arritur rezultate të mira me përdorimin e terapisë Tecar. Gjimnastika posturale individuale dhe/ose trajtimet osteopatike janë metoda me efektshmëri të dyshimtë, por, nga ana tjetër, këto janë metoda që duhen përdorur vetëm nga specialistë me përvojë të madhe në këtë lloj trajtimi.

cer1.jpg



ORTOPEDIA ITALIANE
 
Pe: Dhimbjet e qafës (Cervikalgjitë)

Te trajtimi asgje smora vesh lol
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back