Dhimbjet e mesit

Kresha

A pretty face can never trick me
Shmangni peshat e rënda, ruani aftësinë e trupit për të lëvizur në mënyrë organike



Shiatikët, lumbalgjitë (këputja e mishit), dhimbjet e mesit, tashmë janë bërë të njohura, veçanërisht në qytete të mëdha, ku njerëzit punojnë në ambiente të mbyllura dhe të automatizuara dhe ku pak kohë mbetet për të bërë lëvizje të gjalla, që mund të mbajnë në formë trupin, kolonën vertebrore, aftësinë e trupit për të lëvizur në mënyrë të shkathët, të shpejtë dhe organike.

Ose në të kundërt, njerëzit janë të detyruar të bëjnë të njëjtat lëvizje, që të çojnë drejt sëmundjeve profesionale dhe, së pari, edhe tek sëmundjet e shiatikut.

Shumë njerëz, për vite me radhë, vuajnë nga dhimbjet e shpinës dhe të kurrizit. Lumbalgjitë (këputjet e mishit), shiatik, hernie… ajo që njerëzit zakonisht e quajnë dhimbje të mesit. Një përqindje e madhe ankohen se vuajnë nga lumbalgjitë, dhimbje të mesit rreth veshkave, etj. Por shkaqet mund të jenë të shumta. Sigurisht, ato nuk duhen lënë pas dore: menjëherë duhet ndërhyrë, që jeta juaj të mos bëhet e dhimbshme fizikisht.

Siç dihet, midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërci në formë disku, disk ky që ndihmon për mosfërkimin e sipërfaqeve të kockave me njëra tjetrën, duke siguruar njëkohësisht elasticitetin, shpërndarjen e peshës dhe lehtësimin e lëvizjeve. Kur kjo mbështetje dëmtohet, ai zhvendoset dhe i humb funksionet e veta duke shtypur rrënjët e nervave dhe shkaktuar dhimbjet: ky është shiatiku.

Nga lumbalgjitë tek hernia diskale

Ju vuani nga një nevralgji lumbare kur nyja e diskut vertebral, apo një fragment i tij del nga unaza fijezore. Ky aksion çliron enzima (fosfolipaze A2) me një fuqi të madhe inflamatore. Sëmundja, para së gjithash, është shkak i inflamacionit të rrënjës nervore nga këto enzima. اdo kompresion dhe shtypje e nervit të ngacmuar sjell këtë fenomen.

Nëse hernia është në pjesën e pasme (posteriore) të diskut, ajo mund të jetë në kontakt me nervin e shtyllës kurrizore. Pra shkaktohet një shkarkesë elektrike nga irritimi dhe shtypja e nervit dhe dhimbja mund të përhapet në të gjithë zgjatimin e nervit.

Sipas shkallës vertebrale të rrënjës nervore mund të bëhet fjalë për një shiatik (nervi shiatik që çon nervat në pjesën e pasme të kofshës dhe këmbës), ose një cruralgie (kryralgji – nervi “crural” që gjendet në pjesën e përparme, në rrëzë të kofshës).

Lumbalgji apo dhimbje mesi?

Historia e lumbalgjisë është pothuaj e njëjtë. ثshtë historia e atij, që si të thuash ka blerë biletën e kinemasë, por para se të hyjë, ajo i bie: ai ulet me rrëmbim ta marrë dhe nga kjo lëvizje e vrullshme ndjen dhimbje.

Rezultati: ai nuk arriti ta shohë filmin atë natë, pasi u bllokua nga dhimbja. Dhe kjo ndodh shpesh kur ngremë pesha të rënda. Në këtë rast nyja diskale shtypet nga një peshë e rëndë dhe në mënyrë të menjëhershme. Pikërisht në këtë moment nyja diskale këput disa shtresëza të unazës fijezore.

Dhimbja shkaktohet nga irritimi i nervit sinu-vertebral që ushqen me nerv periferinë e diskut. Dhimbja shkakton një reaksion mbrojtës, çka sjell si rezultat kontraktimin e dhimbshëm të muskujve lumbarë.

Lumbalgjitë me origjinë artikulare të pasme

Le të kujtojmë që vertebrat artikulohen midis tyre përmes diskut intervertebral dhe dy artikulacioneve. Në të gjitha lëvizjet këto artikulacione luajnë rolin e drejtimit.

Lumbalgjitë, si pasojë e artikulacioneve të pasme, korrespondojnë me mbingarkesa ose një shtypje të zgjatur në një pozicion të keq. Ato mund të shfaqen dhe tek fëmijët e adoleshentët me një aksentim të “lordozë” (gropë) lumbare, veçanërisht te vajzat, ose nga mbingarkesa sportive.

Te personat e moshuar, mungesa e kombinimit të kompresioneve dhe të dekompresioneve të diskut intervertebral keqëson me shpejtësi sipërfaqen e kërcit të artikulacionit dhe atëherë kemi fillimin e një artroze. Mbingarkesa vjen shpesh me një shtim në peshë ose nga një disk-artrozë (plakje e diskut). Pra disku nuk luan më rolin e tij dhe pesha e trupit mbahet nga artikulacionet e pasme.

Lumbalgjia është një krizë e dhimbjeve të mesit, të forta ose pak të forta. Shpesh kriza vjen gjatë ngritjes së peshave, kollës së fortë, etj. Rrethanat e shkaktimit të krizës janë identike me ato të lumbo-shiatikut, por prekin gjithashtu dhe harkun e mbrapme vertebral dhe ku çekuilibri ka efekt mbi disk. Ajo që dallon lumbalgon nga lumbalgo-shiatiku i fortë është mungesa e dhimbjeve nga shiatiku. Shenjat lumbare janë të njëjta.

Dhimbja e mesit, a është e trashëgueshme?

Degjenerimi i diskut intervertebral ndodh tek të gjithë njerëzit dhe lidhet, pa dyshim, me moshën. Tek fëmija, disqet janë shumë të pasur me ujë dhe pak nga pak ato bëhen me fibra për t iu adaptuar rritjes së shtyllës kurrizore dhe shtimit të peshës trupore.

Tek i rrituri, disku fillon të rrënohet, pra degjenerohet pak ose shumë me shpejtësi, çka varet nga personi. Kjo vihet re më shumë tek burrat sesa tek gratë. Kur disku intervertebral është i tejpërdorur dhe i holluar ai nuk mund të luajë rolin e tij si amortizator natyral.

Shiatiku, një dhimbje e tmerrshme

Kur ju ndërroni shtëpi dhe përpiqeni të ngrini kartona të rëndë, papritmas një dhimbje e fortë paralizon këmbën tuaj. Dhimbja duket se kalon nga vithet, kofsha dhe këmba, gjer në shputën e këmbës. Madje një tkurrje e kolonës mund ta pengojë personin të përkulet përpara.

Ndonjëherë dhimbja shkon deri në gju dhe faktori që e shkakton këtë nuk kuptohet lehtë. Dhimbja shtohet nga përpjekja që bëjmë, kolla apo teshtimat. Presionet dhe forcat e përkuljes përqendrohen në bazën e kolonës vertebrale. Kështu, nervat që preken më shpesh janë ata të rrënjës lumbare të parë dhe të 5-të (sacrale).

Shiatiku shkaktohet edhe nga shkaqe të mjedisit, stresit, obeziteti, pirja e duhanit dhe rënia psikologjike. Por në të shumtën e rasteve mjekët e lidhin shiatikun me disqet intervertebrale. /Telegrafi/
 
Kur shpina të dhemb


Shpesh shkaqet e shqetësimeve janë të ndryshme nga ato që ne mendojmë. Por jo gjithmonë vuajtja vjen nga shkaqet që mendojmë.

Sot në mëngjes me siguri që nuk je menduar dy herë para se të ngrije çantën e rëndë e ta vendosje mbi shpatulla, ndërkohë që tentoje të mbyllje derën me njërën dorë dhe me tjetrën të fusje në gojë një ‘çips’. Mund të vijë një ditë kur qoftë edhe një prej këtyre veprimeve të thjeshta e të përditshme mund të të shkaktojë një dhimbje të tillë shpine, aq të dhimbshme, sa të të çojë direkt te mjeku për vizitë, në më të mirën e rasteve. Ka edhe nga ata që sigurisht për arsye kohe a arsye personale reagojnë ndaj dhimbjeve vetëm duke përdorur qetësues. Një pjesë e madhe prej nesh herët ose vonë do të nisin të kenë simptomat e dhimbjes së shpinës. Por kjo nuk është një situatë fatale, pasi mjafton të jesh i kujdesshëm e të kesh parasysh disa këshilla që të mos bëhesh pjesë e statistikës. Ka shumë këshilla që i dëgjojmë lart e poshtë, të cilat nuk janë të duhurat dhe nuk na ndihmojnë që të arrijmë rezultatin pozitiv. Ja disa syresh që mund t‘ju vijnë shumë në ndihmë në vitet në vijim.

A ju shkakton dhimbje shpine ngritja e peshave të rënda?
Një pjesë e madhe e dëmtimeve shkaktohet jo nga ngritja e peshave të rënda, por nga mënyra se si bëhet një veprim i tillë. Po kështu, ne kryejmë shpesh veprime të shpejta e të pamenduara, që lënë pasoja, në mos të menjëhershme, afatgjata. Të tilla janë rastet kur përkulemi shumë mbi kompjuter, kur e kthejmë kokën befasisht shumë shpejt, apo kur ngremë një peshë pa u menduar mirë dhe në mënyrë të menjëhershme. Këto veprime janë të gabuara dhe në kohën e gabuar. Kështu, në rast se do të duam të ngremë një ngarkesë dhe njëherazi të mos kemi dëmtim, duhet të veprojmë në këtë mënyrë: të qëndrojmë me kurrizin drejt, të marrim objektin duke e afruar me ngadalë drejt trupit dhe ta shpërndajmë gradualisht peshën në të gjithë trupin. Kështu do angazhojmë gjithë muskulaturën, e jo vetëm atë të shpatullave e kurrizit, në mënyrë që kur ta kemi ngarkesën mbi krahë, i gjithë trupi të jetë në "dijeni" të rëndesës e ta përballojë si një i vetëm. Por kjo nuk vlen vetëm për sendet e rënda. Edhe për marrjen e një pene të vogël nga dyshemeja duhet bërë kujdes. Pra, mbani mend se më e rëndësishme se pesha e një objekti është mënyra e marrjes së tij.

A na ndihmon të ulurit me kurrizin e drejtuar për të shmangur dhimbjet në të ardhme?
E mbani mend mamanë kur ju thoshte, ndërsa qëndronit para kompjuterit, që të mbanit kurrizin drejt, në një kënd 90 gradë? Këshilla në këtë rast është ndryshimi i shpeshtë i pozicionit kur jemi ulur dhe jo qëndrimi në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë. Mungesa e lëvizjes është po aq problematike sa edhe lëvizjet e tepruara, duke qenë se qëndrimi në të njëjtin pozicion për një periudhë të gjatë shkakton shumë presion në rruazat e shtyllës kurrizore. Nëse kalon një pjesë të madhe të kohës në tryezë, mundohu që të ndryshosh vazhdimisht qëndrim. Më i miri do të ishte një qëndrim me këmbët gjysmë të hapura dhe kurrizin në një kënd 135 gradë. Kjo të ndihmon që të shpërndash peshën e trupit. Por, pavarësisht mënyrave të qëndrimit dhe ndryshimit të vazhdueshëm të tij, këshillohet që çdo 40 minuta të ngrihesh nga tryeza e të bësh një ecje të shkurtër.

A janë ushtrimet e vështira për shpinën tuaj?
Ushtrimet fizike në ajër të pastër e forcojnë shpinën tënde dhe muskujt e gjithë kurrizit rrisin presionin e gjakut te rruazat. Personat mbipeshë janë tri herë më të predispozuar që të shkojnë në spital me probleme kurrizi, se sa ata me peshë normale. Por edhe ushtrimet duhet të jenë të duhurat, sepse ushtrimet, dhe për më tepër kohëzgjatja e tyre e pakontrolluar, mund të kenë efekt të kundërt. Më të mirat e mundshme janë ushtrimet aerobike, të ecurit, noti apo edhe vrapi i lehtë. Por mos harroni që të bëni fillimisht nxehjen. Pikërisht ky detaj që shpesh neglizhohet është një ndër komponentët më të rëndësishëm të stërvitjes, pasi shërben për të çuar gjakun te muskujt dhe për ta përgatitur trupin mbi gjendjen e re.

A është plagosja gjithmonë shkaktarja e dhimbjes së shpinës?
Dhimbja e shpinës, në më të shumtën e rasteve, nuk është pasojë e një goditjeje apo traume të vetme, por e mënyrës se si ne sillemi përditë. Sipas një studimi japonez, thjesht qëndrimi i palëvizur në shtëpi, apo në punë, ju bën dyfish më të prirur për të pasur probleme. Gjithashtu, një ndër shkaqet është edhe stresi mendor, apo ai shpirtëror. Me kalimin e kohës, fibrat dhe muskujt zbuten, nuk janë më në gjendjen e viteve të rinisë dhe kjo shton rrezikun e plagosjes. Gjërat përkeqësohen edhe nga kundërpërgjigjja natyrore që ka trupi ndaj stresit: shtimi i tensionit muskulor. Kjo mund të përkeqësojë problemet ekzistuese me shpinën. Kësisoj, kur ndjen rritje të presionit nga stresi, bëj një pushim të shkurtër prej 30 minutash, pavarësisht se mund të jesh i acaruar apo nevrikosur. Një banjo e nxehtë apo dush, me të mbërritur në shtëpi, është një tjetër gjë pozitive, sepse në këtë rast kjo është çlodhje si për muskujt, ashtu edhe për mendjen. Sigurisht, për ata që kanë mundësi, masazhi është një ndihmë e shkëlqyer, pasi i zbut muskujt, i shtendos dhe si pasojë edhe dhimbja e shpinës zbutet.

A janë të dobishme mjekimet alternative?
Në disa raste mjekimet alternative mund të jenë më të efektshme se terapia konvencionale. Një studim i fundit gjerman zbuloi se më shumë se gjysma e pacientëve me probleme të dhimbjes së shpinës, që kishin kryer seksione te mjekët kiropraktikë ose akupunkturolog, kishin pasur shumë përmirësime të gjendjes së tyre shëndetësore. Ky lloj mjekimi alternativ shton fluksin e gjakut dhe qarkullimin e tij në zonat e prekura, duke vënë në punë edhe gjëndra të caktuara që lëshojnë lëngje hormonale qetësuese. Terapitë alternative e bazojnë kurimin e tyre tek ideja se shkaku i dhimbjes së shpinës është zhvendosja e vertebrave të shtyllës kurrizore, ndaj edhe përqendrimi është i gjithi te vertebrat. Gjatë procedurës, mbi shpinë aplikohet një peshë jo shumë e madhe, e cila nëse fokusohet në vendin e duhur arrin të japë shumë rezultat dhe të çojë në vend vertebrat.

Cili shtrat do të ishte më i miri?
Ka shumë mundësi që pikërisht shtrati ku flini të jetë edhe burimi i dhimbjeve tuaja. Nëse arrini të gjeni dyshekun e përshtatshëm, do të ishit me të vërtetë i fituar. Por cili është ai? Nëse do të kishit një dyshek shumë të butë, nuk do ishte mirë, sepse trupi do të krijonte gunga. Edhe nëse do të merrnit një dyshek të fortë, presioni mbi trupin tuaj do të rritej e si pasojë vjen tendosja e dhimbjet. Sipas një studimi, personat që flenë në një dyshek gjysmë të fortë kanë më shumë shanse të jenë të shëndetshëm dhe të përjetojnë më pak dhimbje nga ata që flenë ose në dyshek shumë të butë, ose e kundërta.

اFARث DUHET Tث BثNI KUR JENI Nث KRIZث?

24 orëshi i parë
ثshtë shumë e vështirë që të përcaktohet një diagnozë ditën e parë të dhimbjeve akute, pasi zona e prekur është e infektuar. Substancat inflamatore janë si zamka, pra i ngjisin bashkë fibrat muskulore, duke e reduktuar në maksimum lëvizjen. اelësi i suksesit është që ta marrësh shtruar dhe të qëndrosh shtrirë, nëse ke mundësi. Në momentin e parë janë të dobishme medikamentet anti-inflamatore, si aspirina apo ibuprofeni. Në vendin ku ke dhimbje mund të vendosësh kubikë akulli. Kjo do të ndalojë substancat inflamatore që të hyjnë në ind dhe do përshpejtojë shërimin.

Dita e dytë
Shpina juaj mund të jetë më shumë e nxirë, se sa të të japë dhembje dhe kjo është shenjë e fillimit të shërimit. Vazhdoni ta merrni shtruar, por ndërkohë përpiquni që të lëvizni për të stimuluar qarkullimin. Gjithmonë dëgjoni atë që ju "thotë" trupi, pasi trupi gjithmonë, nëse ne dimë ta dëgjojmë, na thotë gjëra të dobishme. Disa lloje dhimbjesh (zakonisht dhimbjet muskulore) nisin të qetësohen pas lëvizjeve dhe fërkimeve të buta, por të tjerat (zakonisht dhimbjet e nervave) janë më të dhimbshme. Nëse konstatoni se gjendja përkeqësohet, atëherë duhet të mos lëvizni shumë e të riktheheni në shtrat.

Dita e tretë
Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme. Nëse intensiteti i simptomave është në rritje, atëherë dhimbja nuk do të kalojë vetiu, por ju do të keni nevojë për një specialist. Nëse keni më shumë një shqetësim, se sa një dhimbje të mirëfilltë, atëherë në vend të akullit që duhet të përdornit në fillim, duhet ta trajtoni veten me ujë të nxehtë në zonën e dhimbjes. Nëse gjithsesi dhimbja përkeqësohet, duhet të takoni mjekun.
•Telegrafi•
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kur shpina të dhemb

ehuuuuuuu,è rutine e xditshme te mbash qanten me tulla brenda:P:P:P
peshon,po ske cte besh:(:(
une kam mar ves te keq kur studioj,se xkulem qik si shume,ec pastaj e degjo ulerirat e mija nga dhimbjet qe me jep shpina:(


p.s xshendetje hapsi i temes:P:P:P
 
Titulli: Dhimbjet e mesit

Disa kura qe sherbejne per dhimbjet e mesit

Ndrydhjet e kyceve dhe terheqjet muskulare jane demtime te muskujve dhe nyjeve artikulare, duke perfshire dhe dhimbjet e shpines. Shenjat jane dhimbje, te cilat vijne zakonisht pas nje aktiviteti fizik. Nyje apo gjymtyre te ndrydhura. Nxirje ose mavijosje te kembeve dhe te duarve. Ne qofte se dyshohet per frakture, atehere duhet t’i drejtoheni ortopedit dhe sherbimeve spitalore.

Bimet
Bimet qe mund te perdoren, jane kimusi, e cila nxit qarkullimin e gjakut ne zonen e interesuar dhe rigjeneron indin. Ka dhe veprim antispazmodik. Perdoret vaji esencial, i cili mund te hidhet ne ujin e vaskes (jo me shume se 5 pika) ose ne 20 ml uje hidhen 10 pika vaj dhe perzierja perdoret per te njomur kompresa, te cilat vendosen mbi zonen e interesuar.

Artriti
Ekzistojne dy tipe kryesore artritesh, i pari eshte osteoartriti, i cili ka dhimbje, enjtje te kyceve dhe zakonisht vjen nga demtimi i kercit. I dyti eshte artritireumatoid qe eshte inflamacion i nyjeve te gjymtyreve dhe kerkon trajtim profesional. Shenjat jane dhimbje dhe ngrirje e kyceve, kercitje ne nyjet e gjymtyreve, enjtje dhe deformim i kyceve, enjtje simetrike, nyje te artikulacioneve te nxehta dhe qe djegin, keqesohen ne periudhen e ftohte te dimrit. Shpatulla e ngrire (dhimbje e vazhdueshme dhe e veshtiresi ne levizje), mund te trajtohet si dhe osteoartriti.

Bimet
Bimet qe perdoren, jane shelgu, qe rekomandohet per ulje te temperatures se larte, kunder semundjes se reumatizmit kronik, perdoret edhe ne semundjet nga te ftohtit dhe per te qetesuar dhimbjet nevralgjike. Ka veti qetesuese per ata qe vuajne nga pagjumesia, kryesisht ne semundjen nevrastenike. Eshte e pasur me salicilate me veprim antiinflamator, shume i dobishem ne fazen akute si dhe ne dhimbjet muskulare. Merret nje luge me bime te thare e te grimcuar hidhet ne nje gote uje dhe zihet per 15 min. Caji embelsohet sipas deshires dhe pihet 2-3 gota ne dite. Guta, e cila karakterizohet nga depozitimi i acidit urik ne artikulacione dhe lidhet kryesisht me ekzagjerimet me dieten.
Simptomat karakterizohen nga enjtje (inflamacion), pezmatim kycesh me dhimbje te forta, zakonisht prekin me shpesh gishtin e madh te kembes.
Bimet qe perdoren, jane selinoja, e cila pastron acidin urik nga kycet, shume i dobishem edhe ne artrit. Merret ne formen e cajit dhe pergatitet duke hedhur nje luge gjelle ne 500 ml uje te nxehte ose kombinohet me tinkture te bimeve te tjera. Nuk duhet te perdoret gjate shtatzenise.


Reumatizma
Ne kete kategori futen semundjet qe japin dhimbje muskulare. Mund te perfshijne dhe pezmatimin e shtratit te muskulit ose mund te kene si shkak ushtrimet e teperta fizike.
Simptomat perfshijne dhimbjen, djegien dhe ngurtesine e muskujve. Mund te lidhet dhe me intolerance nga ushqimi ose demtimet traumatike.
Bimet qe perdoren, jane rozmarina, e cila sherben si stimulues, analgjezik dhe ngrohes i muskujve nepermjet nxitjes se qarkullimit te gjakut ne zonen e interesuar. Masazhoni zonen ku paraqitet dhimbja me vajin e rozmarines, duke tretur 10 pika ne 5 ml vaj luledielli. Si alternative tjeter mund te perdorni vajin e lulebasanit ose cajin e hisopit, ate te eukaliptit, dellinjes dhe timusit.

Dhimbjet e mesit
Dhimbjet e mesit jane nder dhimbjet me te shpeshta qe shkaktohen nga muskujt e shtypur, disqet e kolones se demtuar dhe problemet qe paraqiten tek veshkat.
Simptomat perfshijne dhimbje, qe mund te jene te padurueshme, kronike apo shtrenguese. Disa studiues kane vene re qe 80 per qind e njerezve, se paku nje here gjate jetes se tyre, do te ankohen nga dhimbjet e mesit. Shkaqet jane te shumta dhe te ndryshme. Nje rol te rendesishem luan faktori mekanik, nga mbajtja e trupit ne pozicionin e papershtatshem gjate ngritjeve te peshave ose nga nje levizjet e sforcuar dhe e pa kontrolluar e kolones. Keto veprime te demshme, po te ushtrohen per nje kohe te gjate ne kolonen vertebrale, mund te ndodhe qe disku te marre nje ngarkese te madhe, e cila shpesh shkakton carjen e diskut, hernie diskale ose demtim te kolones vertebrale.

Bimet
Dellinja e zeze eshte bime antireumatizmale, qe pastron acidin laktik nga muskujt stimulues. Merrni 10-20 pika tinkture per cdo doze; perdorni gjysme luge gjelle dellinja te shtypura per te pergatitur nje filxhan caji. Mund te perdoret per mjekim te jashtem (masazh) tretja e 10 pikave vaj esencial dellinje ne 5 ml vaj bajameje. Mund te kombinohet me bime analgjezike si: kthetra e djallit, valeriane ne forme tinkture ose kapsula.

Tenosinoviti
Eshte pezmatim i demtimeve te muskujve, i cili mund te shtrihet edhe deri ne bursat e artikulacioneve. Karakterizohet nga dhimbje dhe veshtiresi ne levizjen e gjymtyreve dhe ngrirjen e tyre.

Bimet
Bimet qe perdoren, jane pezmi, e cila ul pezmatimin ne muskuj, tendina dhe nyjet e gjymtyreve per te qetesuar dhimbjet dhe permireson levizjen. Mund te pergatitni 10 pika vaj pezmi te tretura ne 20 ml vaj te infuzuar lulebasani dhe perdoreni per masazh. Mund te vendoseni dhe kompresa te ftohta te cajit mbi vendin e interesuar per te qetesuar dhimbjen dhe veshtiresine ne levizje ose te kombinohet me vajin e lavandes.

Shiatiku
Dhimbjet e shkaktuara nga irritimi ose shtypja e nervit shiatik, i cili del nga shtylla kurrizore dhe shkon ne pjesen e jashtme te kembes. Karakterizohet nga dhimbja pergjate rruges se ketij nervi. Nervi shiatik eshte ai qe inervon muskujt e pasme te kofshes dhe te kercit. Shtypja e ketij nervi, del nga nje hernie diskale ndermjet vertebrave lumbare 4 dhe 5 ose ndermjet vertebres se 5-te te lumbare dhe te pares sakrale L5 Sl jep dhimbje qe perhapet ne te gjithe pjeset ku kalon nervi.

Bimet
Bimet qe perdoren, jane kanella, e cila nxit qarkullimin e gjakut, forcon nervat dhe qeteson dhimbjen e nervave. Perdoreni vajin e kanelles dhe masazhoni zonen ose merrni 5 pika tinkture ne uje per cdo doze. Mund te perdorni edhe perzierjen e vajit te dellinjes ose rozmarines me tinkturen e lulebasanit ose me tinkturen e valerianes.(bota sot)
 
Titulli: Dhimbjet e mesit

Dhimbjet e shpines llogariten si pervojat plot vuajtje te shume njerezve dhe perbejne nder shkaqet me te shpeshta per te trokitur te mjeku familjar. Keto dhimbje jane te pranishme para se gjithash ne zonen e unazave kurrizore te mesit, mirepo ato paraqiten edhe ne zonen e unazave kurrizore te qafes dhe te kraharorit. Ne baze te kohezgjatjes se vuajtjes, dhimbjet e shpines ndahen ne dy kategori: dhimbje akute dhe kronike.

Dhimbjet akute te shpines zgjasin disa dite, deri disa jave. Ato kronike mund te zgjasin me muaj, ose edhe me vite. Fatmiresisht ndodh rralle qe shqetesimet te mbajne kaq gjate. Mirepo, pikerisht keto raste shkaktojne me shume vuajtje, te lidhura me nje numer te madh bisedash te renda sqaruese, me vizita mjekesore e terapeutike. Ketu hyjne dhe frustrimi, ndonjehere edhe zemerimi me vetveten dhe me fatin e hidhur, mbase edhe zhgenjimi lidhur me mjeket dhe terapeutet, te cilet nuk i kuptojne ose nuk mund t’i ndihmojne dot pacientet. Dhimbjet e shpines jane vetem simptoma dhe nuk thone asgje lidhur me prejardhjen e tyre. Eshte e cuditshme qe me gjithe perparimet ne fushen e mjekesise, shpeshhere shkaktari i kesaj dhimbjeje nuk eshte perfundimisht i qarte.

Ndryshimi
Ndryshimi ne zhvillimin e njeriut nga katerkembesh ne ecjen vertikale ka cmimin e tij. Dhimbjet e shpines bejne pjese ne perditshmerine normale te njerezve dhe perkunder te gjitha mjeteve ndihmese teknike si dhe ngarkesave fizike ne renie gjate punes, nuk vuajme me pak nga dhimbjet e shpines se sa me pare. Qartazi nuk luan ketu rol vetem puna e rende, mirepo edhe qendrimi trupor dhe qasja ndaj shqetesimeve. Pervec kesaj, trupi yne vetem pjeserisht eshte i ndertuar per koherat moderne te automobilave, te uljes se merzitshme neper stole zyrash, te ashensoreve, te shkalleve vetelevizese e shume te tjerave. Per nje funksionim te mire, trupi presupozon levizje dhe ngarkesa normale. Shpina formon boshtin kryesor te trupit tone. Ajo mbart organin qendror drejtues, koken, dhe vec kesaj, permban nje konstruksion te tere ne formen e palces kurrizore dhe rrenjesh nervore dalese. Kockat, muskujt, ligamentet dhe nervat bashkepunojne panderprere ne nje forme mbreselenese gjate cdo levizjeje. Ke mund ta cudise fakti qe ne kete konstruksion aq shpejt mund te shfaqet ndonje crregullim dhe qe shkaku i tij do te mund te jete aq kompleks?

Kohezgjatja
Ne baze te kohezgjatjes se tyre dhimbjet e shpines ndahen ne akute dhe kronike. Definicioni i kohezgjatjes s’eshte gjithmone unik. Te dhimbjet e kryqeve si akute vlen nje kohezgjatje nen 6 jave, ndersa mbi 6 jave si kronike. Sipas rastit, mund te flitet edhe per dhimbje subakute te shpines (me kete nenkuptohet nje kohezgjatje e vuajtjes nga 6 deri ne 12 jave). Gjithsesi, lidhur me ndarjen, ne perditshmerine klinike vendos me pak nje kohezgjatje rigorozisht e perfunduar. Shume me e rendesishme eshte rrjedha dhe tendenca e shqetesimeve. Dhimbjet qe pas disa javesh fashiten ngadale, ende vlejne si akute, madje edhe atehere kur vazhdojne per shtate ose tete jave.

Edhe dhimbjet e qafes ndahen ne akute dhe kronike. Ne baze te permiresimit spontan, kryesisht te ngadalte, ne krahasim me dhimbjet e kryqeve, kufiri eshte kryesisht dy deri tre muaj. Dallimi midis akutes dhe kronikes perben njerin nder kriteret themelore nese dhe sa sqarime te tjera jane te domosdoshme. Keshtu, shpina duron gjate gjithe jetes ngarkesa te medha. Ndersa dhimbjet e kryqeve, te pandryshueshme ose te perkeqesuar, te cilat, me ose pa terapi, qe zgjasin me shume se sa gjashte jave, duhen sqaruar me tej nga mjeku familjar ose specialisti. Per dhimbjet e qafes vlen i njejti rregull, pas rreth dy deri tre muaj. Dhimbjet akute ne regjionin e kryqeve fashiten serish ne menyre spontane ose nen efektin e terapise ne 80 deri 90 per qind te rasteve me ose pa radiografi.
thumbnail.php

Shkaktaret
Si shkaqe te dhimbjeve te shpines permenden shpesh ndryshimet degjenerative, domethene reaksionet amortizative (nga shkermoqjet) neper nyjat kurrizore, si dhe statika
e gabuar. Vecanerisht te nyjat e vogla kurrizore (nyjat facete), mund te paraqiten shqetesime, te cilat kane nje ndikim te ngjashem me nje artroze ne nyjen (kycin) e gjurit ose te legenit. Statika e gabuar vjen ne shprehje per shembull: ne rastin e nje shpine te sheshte, te rrumbullaket, madje te nje perkulje anesore e shtylles kurrizore. Segmente te shtylles kurrizore me diskun nderunazor dhe me dy shkarje disqesh: pjesa e brendshme ebute e diskut nderunazor shperthen jashte dhe ushtron trysni mbi kanalin spinal dhe mbi rrenjet nervore, duke cuar te nje zenie pisk e tyre. Ne pergjithesi keto lloj ndryshimesh luajne nje rol shume me te vogel nga sa mendohet zakonisht. Vetem ne nje mase shume te theksuar ose si pasoje e ndonje semundjeje tjeter ato jane pergjegjese te verteta per shqetesimet.

Ne rastin e zhvillimit te dhimbjeve kronike, nje rol te madh luan dhe gjendja sociale dhe profesionale. Keshtu per shembull, stresi dhe pakenaqesia ne vendin e punes, por edhe qendrimet e pafavorshme trupore gjate punes si dhe duhanpirja, shpien ne ndryshime te theksuara degjenerative ne nje zone lumbale te shtylles kurrizore. Si te tilla permenden: formesimi i nje mberthecke kockore, artroza e nyjave (kyceve) te vogla kurrizore, qe perkunder stadit te perparuar mund te jene pa dhimbje, ngushtim i disqeve nderunazore.

Operacionet ne shtyllen kurrizore jane te nevojshme vetem ne raste te rralla. Perpiquni qe me gjithe dhimbjet kronike te shpines te mbeteni aktiv. Ruajtja (kujdesi i tepruar) te con drejt dobesimit te muskulatures dhe te shumten i shton akoma me shume dhimbjet. Rehabilitimi nenkupton “te rikthesh shprehite” dhe jo te ruhesh.

infoal
 
Dhimbjet e shpinës

Dhimbjet e shpinës llogariten si përvojat plot vuajtje të shumë njerëzve dhe përbëjnë ndër shkaqet më të shpeshta për të trokitur te mjeku familjar.

Këto dhimbje janë të pranishme para së gjithash në zonën e unazave kurrizore të mesit, mirëpo ato paraqiten edhe në zonën e unazave kurrizore të qafës dhe të kraharorit. Në bazë të kohëzgjatjes së vuajtjes, dhimbjet e shpinës ndahen në dy kategori: dhimbje akute dhe kronike.

Dhimbjet akute të shpinës zgjasin disa ditë, deri disa javë. Ato kronike mund të zgjasin me muaj, ose edhe me vite. Fatmirësisht ndodh rrallë që shqetësimet të mbajnë kaq gjatë. Mirëpo, pikërisht këto raste shkaktojnë më shumë vuajtje, të lidhura me një numër të madh bisedash të rënda sqaruese, me vizita mjekësore e terapeutike.

Këtu hyjnë dhe frustrimi, ndonjëherë edhe zemërimi me vetveten dhe me fatin e hidhur, mbase edhe zhgënjimi lidhur me mjekët dhe terapeutët, të cilët nuk i kuptojnë ose nuk mund t’i ndihmojnë dot pacientët. Dhimbjet e shpinës janë vetëm simptoma dhe nuk thonë asgjë lidhur me prejardhjen e tyre. ثshtë e çuditshme që me gjithë përparimet në fushën e mjekësisë, shpeshherë shkaktari i kësaj dhimbjeje nuk është përfundimisht i qartë.

Ndryshimi

Ndryshimi në zhvillimin e njeriut nga katërkëmbësh në ecjen vertikale ka çmimin e tij. Dhimbjet e shpinës bëjnë pjesë në përditshmërinë normale të njerëzve dhe përkundër të gjitha mjeteve ndihmëse teknike si dhe ngarkesave fizike në rënie gjatë punës, nuk vuajmë më pak nga dhimbjet e shpinës se sa më parë.

Qartazi nuk luan këtu rol vetëm puna e rëndë, mirëpo edhe qëndrimi trupor dhe qasja ndaj shqetësimeve. Përveç kësaj, trupi ynë vetëm pjesërisht është i ndërtuar për kohërat moderne të automobilave, të uljes së mërzitshme nëpër stole zyrash, të ashensorëve, të shkallëve vetëlëvizëse e shumë të tjerave. Për një funksionim të mirë, trupi presupozon lëvizje dhe ngarkesa normale.

Shpina formon boshtin kryesor të trupit tonë. Ajo mbart organin qendror drejtues, kokën, dhe veç kësaj, përmban një konstruksion të tërë në formën e palcës kurrizore dhe rrënjësh nervore dalëse. Kockat, muskujt, ligamentet dhe nervat bashkëpunojnë pandërprerë në një formë mbresëlënëse gjatë çdo lëvizjeje. Kë mund ta çudisë fakti që në këtë konstruksion aq shpejt mund të shfaqet ndonjë çrregullim dhe që shkaku i tij do të mund të jetë aq kompleks?

Kohëzgjatja

Në bazë të kohëzgjatjes së tyre dhimbjet e shpinës ndahen në akute dhe kronike. Definicioni i kohëzgjatjes s’është gjithmonë unik. Te dhimbjet e kryqeve si akute vlen një kohëzgjatje nën 6 javë, ndërsa mbi 6 javë si kronike. Sipas rastit, mund të flitet edhe për dhimbje subakute të shpinës (me këtë nënkuptohet një kohëzgjatje e vuajtjes nga 6 deri në 12 javë).

Gjithsesi, lidhur me ndarjen, në përditshmërinë klinike vendos më pak një kohëzgjatje rigorozisht e përfunduar. Shumë më e rëndësishme është rrjedha dhe tendenca e shqetësimeve. Dhimbjet që pas disa javësh fashiten ngadalë, ende vlejnë si akute, madje edhe atëherë kur vazhdojnë për shtatë ose tetë javë. Edhe dhimbjet e qafës ndahen në akute dhe kronike.

Në bazë të përmirësimit spontan, kryesisht të ngadaltë, në krahasim me dhimbjet e kryqeve, kufiri është kryesisht dy deri tre muaj. Dallimi midis akutes dhe kronikes përbën njërin ndër kriteret themelore nëse dhe sa sqarime të tjera janë të domosdoshme. Kështu, shpina duron gjatë gjithë jetës ngarkesa të mëdha. Ndërsa dhimbjet e kryqeve, të pandryshueshme ose të përkeqësuar, të cilat, me ose pa terapi, që zgjasin më shumë se sa gjashtë javë, duhen sqaruar më tej nga mjeku familjar ose specialisti. Për dhimbjet e qafës vlen i njëjti rregull, pas rreth dy deri tre muaj. Dhimbjet akute në regjionin e kryqeve fashiten sërish në mënyrë spontane ose nën efektin e terapisë në 80 deri 90 për qind të rasteve me ose pa radiografi.

Shkaktarët

Si shkaqe të dhimbjeve të shpinës përmenden shpesh ndryshimet degjenerative, domethënë reaksionet amortizative (nga shkërmoqjet) nëpër nyjat kurrizore, si dhe statika e gabuar. Veçanërisht te nyjat e vogla kurrizore (nyjat facete), mund të paraqiten shqetësime, të cilat kanë një ndikim të ngjashëm me një artrozë në nyjen (kyçin) e gjurit ose të legenit.
Statika e gabuar vjen në shprehje për shembull: në rastin e një shpine të sheshtë, të rrumbullakët, madje te një përkulje anësore e shtyllës kurrizore. Segmente të shtyllës kurrizore me diskun ndërunazor dhe me dy shkarje disqesh: pjesa e brendshme e butë e diskut ndërunazor shpërthen jashtë dhe ushtron trysni mbi kanalin spinal dhe mbi rrënjët nervore, duke çuar te një zënie pisk e tyre.

Në përgjithësi këto lloj ndryshimesh luajnë një rol shumë më të vogël nga sa mendohet zakonisht. Vetëm në një masë shumë të theksuar ose si pasojë e ndonjë sëmundjeje tjetër ato janë përgjegjëse të vërteta për shqetësimet.

Në rastin e zhvillimit të dhimbjeve kronike, një rol të madh luan dhe gjendja sociale dhe profesionale. Kështu për shembull, stresi dhe pakënaqësia në vendin e punës, por edhe qëndrimet e pafavorshme trupore gjatë punës si dhe duhanpirja, shpien në ndryshime të theksuara degjenerative në një zonë lumbale të shtyllës kurrizore. Si të tilla përmenden: formësimi i një mbërthecke kockore, artroza e nyjave (kyçeve) të vogla kurrizore, që përkundër stadit të përparuar mund të jenë pa dhimbje, ngushtim i disqeve ndërunazore. //keshilla
 
Titulli: Dhimbjet e mesit

KA ca gjera qe jam dakort, por qe dhimbja e mesit te jete shkaktuar nga gjendja sociale kete se dija:alo:
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top