Dhimbja e shpines dhe maredheniet sek.suale

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Sek.si mund të jetë terapi pozitive për dhimbjet e shpinës. Ka indikacione se gjatë marrëdhënieve sek.suale, trupi liron substanca të cilat në të njëjtën kohë shërbejnë si analgjetik natyral.
Dr. Fatos Kelmendi, neurokirurg

A është duke e vështirësuar drejtpërdrejt dhimbja e shpinës jeton tuaj sek.suale? Pacientët të cilët kanë dhimbje shpine, ju shpjegohet si të ngritin pesha, të ulen, si të lakohen, por shumë rrallë marrin këshilla se si të bëjnë sek.s. Jeta sek.suale është e rëndësishme sikurse edhe aktivitetet tjera ditore, por meqenëse rrallë diskutohet kjo temë, ne do të mundohemi të ofrojmë një alternativë.

Zvogëlimi i aktivitetit sek.sual nuk është i rrallë të pacientët me dhimbje shpine. Ndonjëherë është më mirë të mos fillohet diçka që nuk mund të përfundohet. Shpeshherë partneri/ja mendon se marrëdhëniet sek.suale rrisin dhembjen e shpinës dhe kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet intime mes tyre. Ankthi i cili paraqitet si pasojë e dhimbjes së shpinës, drejtpërdrejt ndikon në zvogëlimin e dëshirës për sek.s, por edhe rritë depresionin.

Duke pasur dhimbje të shpinës për një kohë të gjatë dhe, si rrjedhojë e kësaj nëse jeni i papunë, kjo në mënyrë drastike e zvogëlon ndjenjën e vetëvlerësimit/vetëbesimit. Kur kjo ndodhë, dëshira për njëri-tjetrin bie në mënyrë drastike.

Lajm i mirë është se sek.si mund të jetë terapi pozitive për dhimbjen e shpinës. Ka indikacione se gjatë marrëdhënieve sek.suale, trupi liron substanca të cilat në të njëjtën kohë shërbejnë si analgjetik natyral. Gjatë dhimbjes së shpinës, pacienti është i stresuar, marrëdhënia sek.suale ndikon në lirimin nga një sasi e stresit të akumuluar. Te këta pacientë, parapëlqehet planifikimi i marrëdhënieve sek.suale.


▪ Në qoftë se keni një periudhë ditore që nuk keni dhimbje, planifikoni atë periudhë për intimitet.
▪ Largoni aktivitetet të cilat rrisin dhimbjen para marrëdhënieve sek.suale.
▪ Largojuni punëve të rënda(fizike), por edhe pozicionit ulur për një kohë të gjatë para sek.sit.
▪ Preferohet të bëhet një banjë (dush) e ngrohtë.
▪ Preferohet të merrni analgjetikë 30 min. para sek.sit, ashtu që të veprojnë me kohë.
▪ Minimizoni lëvizjet e pakontrolluara dhe ato të cilat e dini se ju rrisin dhimbjen.
▪ Zgjidhni pozitën e cila nuk ju shkakton dhimbje gjatë aktiviteteve normale dhe mundohuni t’i përdorni ato gjatë sek.sit.

Sek.si është pjesë e eksperiencës humane, po aq sa edhe të ngrënit dhe pirit. Nëse konsumoni barna për dhimbjen e shpinës të cilat mendoni se po e zvogëlojnë dëshirën për sek.s, konsultoni neurokirurgun tuaj. Shkaktari kryesor për dhimbjen e shpinës është hernia diskale; preferohet që t’i ikni pozitave siç është lakimi para. Dhimbja nga hernia diskale ndikon në rritjen e depresionit; kjo ndikon në zvogëlimin e dëshirës për sek.s.

Më anën e ilustrimeve të mëposhtme jepen disa propozime që marrëdhënia juaj sek.suale të jetë pa dhimbje.

sekss1.jpg


Pacientja femër me dhimbje të shpinës rri e shtrirë në shpinë me ije dhe gjunjë të mbledhur. Preferohet të ketë një peshqir ose jastëk në shpinë si mbështetës. Partneri, pa dhimbje shpine në pozitën sipër, ngadalë me fisnikëri. (Tek femra, pjesa e shpinës nuk lëviz).

Shiko fotografinë 1786333

Pacientja me dhimbje të shpinës, rri e shtrirë në shpinë. Nën shpinë ka një jastëk ose peshqir. Ijët dhe gjunjët e saj janë mbi partnerin. (Tek femra pjesa e shpinës nuk lëviz).

sekss3.jpg


Pacienti me dhimbje të shpinës, është i shtrirë. Nën shpinë, ka një peshqir dhe nën gjunjë - një jastëk. ثshtë i relaksuar, partnerja është përmbi dhe luan rol aktiv. (Tek mashkulli, pjesa e shpinës nuk lëviz).

sekss4.jpg


Edhe këtu si në foton 3, shpina e pacientit mashkull nuk lëviz, partnerja luan rol aktiv.

sekss55.jpg


Tek pacientët me dhimbje shpine (e cila nuk është shkaktuar nga hernia diskale), parapëlqehet pozita në foto, edhe pse të dy partnerët duhet të kenë kujdes.

sekss6.jpg


Tek pacientja me dhimbje shpine si pasojë e hernisë diskale, parapëlqehet pozita barkas, ku shpina është në ekstension (e lakuar mbrapa). Niveli i lakimit mund të rregullohet me anën e jastëkëve ose peshqirëve. Kur është shpina e lakuar mbrapa tensioni është më i vogël në shpinë.

sekss77.jpg


Pozitë e parapëlqyer duke vlerësuar se asnjëri prej partnerëve nuk kanë nevojë të lëvizin shpinën në masë të konsideruar.

/telegrafi/
 
Titulli: Dhimbja e shpinës dhe marrëdhëniet sek.suale

menyre indirekte per te treguar pozicionet kjo :lool:

po dihet qe te mban ne forme per cdogje mardhenia...edhe pak do na thone kryeni mardhenie se do ju rritet llogaria ne banke :lool:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top