Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dhimbja dhe e qara

"Ndonjëherë dhimbja duhet të vajtohet.
Ajo duhet jetuar dhe kapërcyer. Vetëm kështu mund të shërohet dhimbja dhe trishtimi.
Sa zgjat dhimbja?
Kur do të qetësohet zemra dhe kur do të kalojë dhimbja e humbjes?
Sipas shkencës, do të duhen dy-tre muaj që të kalojë... Por ndonjëherë, nëse ke humbur një person të dashur, nëse të kanë tradhtuar, të braktisur apo të privuar nga pasuria, dhimbja nuk të largohet për gjithë jetën.
Ajo mund të bëhet më pak e fortë, veçanërisht nëse personi e përballoi atë me guxim dhe forcë.
IMG_20221211_122035.jpgTë lashtët mendonin se dhimbja do të kalojë kur të keni qarë me lotë, dhe për këtë kishin lakrimatore për mbledhjen e lotëve të dhimbjes. Kur shishja mbushej, lotët derdheshin mbi varrin e të ndjerit ose u ofrohej perëndive.
Zotat do t'i dërgonin ngushëllim një zemrat e thyera.

Në Anglinë Viktoriane lachrymatory mbahej rreth qafës, si një medaljon. Kur lotët derdheshin shishja mbushej dhe më pas mbyllej me kujdes. Pas një viti, hiqej kapaku që lotët të avullonin. Bashkë me lotët do avullohej edhe dhimbja, mbetej vetëm kujtimi i një njeriu të dashur o i kauzës së dhimbjes.
Lakrimatori ishtë një shpikje e mençur për epokën. Një vajtues duhet t'a pikëllojë dhimbjen dhe duke mbledhur lotët përmbahet nga fundosja në humnerën e një pikëllimi edhe më të madh.
Kur po mbledh lotët me shishe, të shpërqendron. Në një vit, kjo gjë bëhet ritual, dhe ritualet mbështesin dhe ngushëllojnë, forcojnë mbrojtjen psikologjike: ti vajtove humbjen, mblodhët lotët, të cilët më pas i le të avullojnë. Kohët e këqija mbaruan, filloi një jetë e re. Dhe ju mbeti një shishe e vogël dhe delikate, si një kujtim. Dhimbja u kthye në kujtim.

Ndoshta kjo është arsyeja pse nuk kishte depresion në ato kohë?
Tani nuk na lënë të qajmë, duan që të fillojmë të mendojmë pozitivisht dhe të buzëqeshim, sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Edhe njerëzit tani e shohin trishtimin si diçka jo normale, një sëmundje. Ndonjëherë një depresion është pikëllim i paqartë ose pikëllim jetëshkurtër, sepse "urdhri" është dhënë për të ngushëlluar veten, për të buzëqeshur dhe për të harruar (ose pretenduar se harron). Por shpirti nuk harron asgjë. Për këtë ishin këto lotëmbledhëse; për të mbledhur dhimbjen.
Ndonjëherë dhimbja shkon vetëm duke qarë."

✍️Anna Kiryanova Libri i Kuq i Jung-ut
Në shqip by Lauri 👍

Ps. Ky argument më sjell ndërmend traditat shqiptare vajtimet e gjata që bëheshin, akoma edhe sot, në raste vdekjeje.
Gra dhe burra, vajtime me vargje për të stimuluar sa më shumë vajtimin. Derdhjen e lotëve, si një valvul shkarkimi të dhimbjes së akumuluar mbrenda vetës.
Vajtimi me lot, pra, që në antikitet ka një kuptim të plotë psikologjik; të shkarkosh tensionin dhe dhimbjen nëpërmjet lotëve...dhe të ndjehesh më i/e lehtësuar 🤷
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back