LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Një ngjarje e papritur ka ndodhur në një dasmë në Indi, ku pas arratisjes së dhëndrit, nusja është detyruar të martohet me një nga të ftuarit.
Dhëndri u largua nga dasma pasi e dashura e tij e fshehtë e kërcënonte se do të vetë-helmohej nëse ai martohej.
Nusja e trishtuar e Ashok, Sindhi, mbeti duke qarë në mes të ceremonisë.
Situata u zgjidh kur një nga të ftuarit pranoi të martohej me nusen e mbetur në altar duke çuar deri në fund ceremoninë e pazakontë.
I ftuari që pranoi të martohej ishte një burrë i quajtur Chandrappa, faturino autobuzi në transportin publik të Bangalore.
Dosja.al