Dhëmbët e fëmijëve dhe problemet që shfaqen me thithjen e gishtit dhe biberonit

redi-

Anëtar i Respektuar
Dhëmbët e fëmijëve gjatë zhvillimit dhe ndrrimit të tyre janëjashtëzakonisht të ekspozuar brejtjeve. Zakonisht dhëmbët eparë të qumështit dalin diku në moshën 6 mujore dhe të funditdiku në moshën 3 vjeqare. Dhëmbët e përhershëm dalin dikumes moshës 6 - 12 vjeqare.
Për t’u shmangur sulmeve thartinore në dhëmbë është merëndësi, që gradualisht fëmijës së vogël t’i ipet ushqim dhe pije(gjithashtu qumësht të nënës dhe pemë) 4 - 6 herë në ditë.Pas daljes së dhëmbëve të parë, do të duhet t’i shmangetthithjeve të natës. Uji është pija më e mirë për shuarjen e etjës.Përdorimi i ushqimit me përmbajtje të vogël të sheqerit ështëpërparsi për dhëmbët. Kishte qenë mirë, që fëmijëve nën 3 vjetmos t’u ipen fare ëmbëlsira, e në qofë se fëmijët më të rriturhanë ëmbëlsira, është më e preferueshme që ato të ipen passhujtave ushqimore dhe në ditë të caktuara, më së tepërmi 2-3herë në javë.
Bakteret që shkaktojnë brejtjen e dhëmbëve prej të rriturvekalojnë lehtë në fëmijë. Për këtë arsye prindërit dhe kujdestarete fëmijës nuk bën të lëpijnë lugën, biberonën etj.Luga e cila bie në tokë duhët të shpërlahët me ujë të pastërt.Shishja ushqyese dhe biberona duhet larë çdo ditë me kujdes.Brushimi i dhëmbëve duhet filluar menjëherë pas daljes sëdhëmbëve të parë dmth: qysh para njëvjetorit të parë. Kurbrushimi i dhëmbëve fillon heret, fëmija fiton shprehi kështu qëai më vonë do të din të kujdeset pavarësisht për dhëmbët e tijë.Dhëmbët e fëmijës pastrohen me brushë të vogël e të butë.Fëmija ka nevojë për dihmen e prindërit deri në moshënshkollore, posaqërisht në pastrimin e dhëmbëve të pasëm.Fluori i forcon dhëmbët. Përdorimi i fluoripastës së dhëmbëvemund të fillohet nga mosha dy vjeqare, atëherë kur dhëmballate qumështit kan dalur dhe se fëmija din të pështyjë. Sialternativë mund t’i ipen tableta fluori.

Problemet që shfaqen me thithjen e gishtave?

Femijeve nuk preferohet fare, që lëngjet t’i ipen me anë të shishesushqyese pasi, që mund të krijon shprehi nga e cila ështëvështir të ndahet.Përdorimi i shumtë dhe i gjatë i biberonës (3 - 4 vjet) si dhethithja e gishtit mund ta keqësojnë poziten e dhëmbëve qëzhvillohen në gojë.

Lëkura e gishtit që thithet, nën ndikimin e pështymës, mund të
lëndohet dhe të jetë derë e hapur për infektime. Duke i prekur sendet
e ndryshme e pastaj duke e futur gishtin në gojë mund të futen
mikroorganizma të ndryshëm, disa prej tyre të aftë të shkaktojnë
sëmundje.
Thithja e tepërt e gishtit të madh mund të sjell deri te deformimi i
qiellzës dhe i dhëmbëve, duke e ndryshuar nivelin e dhëmbëve (kafshimin).
Qiellëza bëhet e lartë, kafshimi i parregullt, pasi që dhëmbët e sipërm dalin
përpara dhe jashtë. Te disa fëmijë formulimi i disa tingujve është i çrregulluar.

Si t'u ndihmoni fëmijëve që të ndërpresin me thithjen?

Në varësi nga mosha, mund të provoni diçka nga kjo që vijon:

* Shpërblejeni fëmijën – p.sh. I blini dhuratë që mendoni se e
pëlqen, që ta përmbani vendimin e tij që të ndërpres me këtë shprehi.

* Përparimin e tij e regjistroni në kalendar – p.sh. shënoni një yll për
një periudhë të caktuar kur fëmija nuk e thith gishtin. Bliini një lodër
apo diçka tjetër për periudhën kur ai me sukses e ka mbiluftuar shprehinë.

* I vendosni një fashë (flaster) te gishti i madh – p.sh. gjatë natës që
ta rikujtoni që mos ta thith gishtin.

* I blini një dorezë speciale – që ta mbrojë kur nuk do të mund ta
ngadhnjej nevojën për thithje. Doreza duhet të jetë e bërë ashtu
që të mos mundet vetë ta nxjerr.

* Thonjtë mund t'ia lyeni me një ngjyrë speciale me erë të vrazhdë,
që për këto qëllime shitet në barnatore. Tek ne është traditë të lyhet
gishti me diçka djegëse. Kjo sjell rrezik pasi mund ta prekë syrin.



marr nga: www.pertymoter.net
 
Back
Top