Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Devetë vënë në pikëpyetje Biblën?

Devetë përmenden si kafshë transporti në tregimet biblike të Abrahamit, Jozefit dhe Jakobit. Por arkeologët thonë se devetë u zbutën në tokën e hebrenjve pas Epokës së Patriarkëve (2000 – 1500 para erës sonë), duke vënë në pikëpyetje saktësinë e tregimeve biblike.
deve.jpg

Dr. Erez Ben Yosef dhe Dr. Lidar Sapir-Hen të Universitetit të Tel Avivit përdorën disa teknika me karbon në mbetjet kockore të deveve për të zbuluar periudhën se kur u zbutën ato në tokën e hebrenjve. Sipas tyre, devetë nisën të përdoreshin si kafshë transporti mes shekujve XII dhe IX para erës sonë.

Ky zbulim është botuar së fundmi edhe në reviztën e “Tel Avil”, duke sjellë fakte të mospërputhjeve mes historisë dhe Biblës. “Përdorimi i deveve si kafshë transporti në vendin tonë shënon edhe zhvillimin më të rëndësishëm ekonomik dhe social, nga pikëpamja historike”, tha Dr. Ben Yosef.

“Duke analizuar provat arkeologjike dhe mbetjet kockore të tyre, ne arritëm të përcaktonim edhe periudhën e përafërt të kohës se kur devetë nisën të përdoren si kafshë transporti”, shtoi ai.

Arkeologët thonë se mbetjet e para kockore të deveve që janë gjetur në kufirin izraelito-jordanez datojnë në shekujt 11 dhe 9 para erës sonë. Deri më tani nuk janë zbuluar mbetje më të vjetra të deveve të zbutura, çka do të thotë se devetë si kafshë pune u shfaqën në Izrael shumë shekuj pas lulëzimit të mbretërisë së mbretit David, i cili përmendet në Bibël.Express
 
Pe: Devetë vënë në pikëpyetje Biblën?

Ne Dhjaten e vjeter Zoti thote: Pergjigju sy per sy e dhemb per dhemb, madje Zoti vete u ka vene flaken shtepive me njerez brenda, ne dhjaten e re i njejti Zot thote:po te qelluan ne nje faqe jepu edhe tjetren.
Kishim nevoje per devete ne???
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back