Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Deutsche Welle: Vjedhja e artit kishtar ka varfëruar kulturën shqiptare

Transmetuesi publik gjerman, Deutsche Welle, në versionin e saj në anglisht ka përgatitur në rubrikën e saj ‘Krim’, një speciale për vjedhjen e kishave në Shqipëri.

onufri-300x168.jpg


Në titull thuhet se vjedhja e artit kishtar po varfëron kulturën shqiptare.

Aty theksohet se që prej rënies së komunizmit, shumë punime të paçmuara janë vjedhur nga kishat ortodokse.

“Për 20 vite, ikonat dhe të tjera vlera historike janë vjedhur nga kishat ortodokse në jug të Shqipërisë.

Në vitin 1990 ka pasur mbi 12000 ikona të inventarizuara. Tani askush nuk e di sa kanë mbetur,”
ankohet për DW, profesori i arkeologjisë dhe restauratori Gjergj Frashëri.

Kurse Gentian Stratoberdha, drejtor i departamentit të trashëgimisë kulturore në Kishën Ortodokse të Shqipërisë thotë se në vitet e fundit edhe koleksionistë të njohur privatë kanë organizuar ekspozita në Shqipëri, në të cilat janë ekspozuar gjëra të vjedhura në kisha.

Në shkrim thuhet se nuk ka pasur deri më tani një reagim publik ndaj lajmeve për vjedhjen e kishave. Por gjërat ndryshuan pas vjedhjes së afreskeve të Onufrit.

Pas reagimeve, Ministria e Kulturës tha se do vendosë kamera në 51 kisha. Por Stratoberdha thotë se edhe ato mund të vidhen dhe mund të dëmtohen.

Ai thotë se këto monumente duhen mbrojtur me forca sigurie të armatosura.

Paradoksalisht, vëren DW, këto vepra fetare kanë qenë më të mbrojtura gjatë periudhës së komunizmit.

Restauratori Hasan Nallbani thotë se sot nuk e çan kush kokën për vlerat kulturore dhe për artin.

“Sot shumë studentë shqiptarë kanë dëgjuar për Onufrin vetëm pas kësaj vjedhje,” thotë ai.

Strateberdha thotë se njerëzit janë indiferentë, pasi mendojnë se nuk kanë lidhje me kulturën ortodokse. Por ai shton se kjo është një humbje për mbarë Shqipërinë, pasi po humbet testamenti i një kulture qindra vjeçare.
Tema
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back