Detaje që flasin.

"Napoleoni si Marsi paqebërës(perendia e luftës në mit.Greke?, një kryevepër maksimale prej bronzi nga Canova"

Canova bënte jo vetëm skulptura elegante neoklasike që merrnin jetë nga mermeri, por edhe kjo skulpturë e shkëlqyer dhe imponuese prej bronzi (ajo është pothuajse 3 metra e gjysmë e lartë) është vepër e tij
IMG_20230223_210026.jpg

Napoleoni si Marsi Paqebërësi, 1811, bronzi Antonio Canova - Pinacoteca di Brera
IMG_20230223_210656.jpg
IMG_20230223_211129.jpg
restauro-napoleone-brera--8-.jpg
 
“Do ta bëj shpirtin tim një arkë thesari për shpirtin tënd, një shtëpi e zemrës sime për bukurinë tënde, e gjoksit tim një varr për dhimbjet tuaja.
Unë do të të dua ashtu siç e duan lëndinat pranverën, dhe unë do të jetoj në ty jetën e një luleje nën rrezet e diellit.
Emrin tënd do ta këndoj si lugina këndon jehonën e kambanave; Unë do të dëgjoj gjuhën e shpirtit tënd si plazhi dëgjon historinë e valëve”.
(Kahil Gibran)
IMG_20230310_154056.jpg
FB_IMG_1591605500544.jpg
Cupid and Psyche - Antonio Canova - 1788 /1793 Muzeu i Luvrit në Paris.
 
👑 MIKELANXHELO I MADH 👑 ⚜️⚜️⚜️⚜️⚜️
IMG_20230312_200657.jpg
Shkenca e përshkroi mekanikën e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe rrjedhimisht edhe të venës giugulare artisti e skaliti saktë në veprat e tij, veçanërisht në David. Një detaj që vërteton gjenialitetin e skulptorit, piktorit, arkitektit dhe poetit të madh italian, i cili mundi, me një sy klinik dhe frymë vëzhgimi, të parashikonte zbulimet e mjekësisë. Kjo zbulohet nga një artikull nga Daniel Gelfman, i Kolegjit Universitar Marian të Mjekësisë Osteopatike të Indianapolis.
Nëse në skulptura, dhe në fiziologjinë e përditshme, damari giugular që kalon nga pjesa e sipërme e trupit përmes qafës nuk është e dukshme. Në kryeveprën e Rilindjes është "shtrirë" dhe evidentohet mbi klavikulën e kodrës së Davidit.
Doktori amerikan që pa statujën në Firence ishte i pari që vuri re këtë detaj.
Përshkrimi i mekanikës së sistemit të qarkullimit të gjakut ndodhi në 1627.
(Burimi: Ansa , Janar 2020)
David-Michelangelo-analisi-Galleria-dellAccademia.jpg
 
Ivan Kromskoy (1882) Detaje e gjerdanit në portretin e Perandoreshës Maria Fedorovna

IMG_20230422_152207.jpg
IMG_20230422_152242.jpg
Ivan-Kramskoi-Portrait-Tsarina-Maria-Feodorovna-detail.jpg
 
IMG_20230426_101617.jpg
IMG_20230426_101645.jpg
Rembrandt, piktor dhe gdhendës holandez (1606 - 1669)
Madhështia e një Mjeshtri shpesh fshihet në detaje...
 
Bukuri që të mrekullon dhe dalldis

Kush i pa këto vajza dhe s'u magjeps. Cili guxoi t'i preki këto prehje qiellore dhe nuk u drithërua. Cili piu në këto burime dhe s'u deh.
S'ka një moment më sublim arti, që ndalon kohën dhe qiejt e mrekullimit t'i derdh më hirshëm se kaq. Dëshirim më të lartësuar në shpërblim të hyjt, se ky nuk ka gjas të ketë në rrugëtimin që ëndja kaplon ndjenjat. Përfytyrimi e sjell nga larg bekimin e këtij vullneti qiellor. Kumton solemnisht femrën, mrekullinë e natyrës, dhe e lemon me kaq delikatesë në joshje.
Këto vajza të mermerta, larë në qumësht e magjepsje, janë të gjitha të dritura në bardhësi. Ato heshtin për ta lënë përjetimin t'i japë zë. Vështrimi i tyre i druhet shikimeve tona tunduese dhe zjarrit të pasionit ku kridhen. Ata rreken të mbulojnë lakuriqsinë dhe skuqen si të zëna në faj.
E bukura në një shprehje të tillë krijuese, vjen permes delikatesës, feminiliterit, ndrojtjes dhe tundimit, si një qasje për të komunikuar dlirësisht, për t'iu rrokaqiell çasteve të përjetësuara në mermer.
Arti i nxjerrë nga guri këto hire dehëse, për të treguar magjinë, me të cilën shpirti u rrëfehet përjetimeve. Këto vajza që zbulojnë gjoksin, e bëjnë këtë për t'i ofruar jetës; gruan, nënën, për të kushtruar zëshëm nevojën për hire dhe eros, për dëshirim dhe epje. Kush i puthi këtoj gjinj dhe s'u marros.
Askush s'mundi t'i shpëtojë këtij tundimi që frymon në gurë.
Thellë këtyre gurimeve të së bukurës dhe joshjes qëndron aftësia që ka arti për të na magjepsur dhe ne për ta adhuruar. Ja pse ne jemi fatlum, sepse jemi të shpërblyer kaq bujarisht dhe të mëkuar kaq shpirtshëm.
(Albert Vataj)
FB_IMG_1695812129153.jpg
FB_IMG_1695812132335.jpg
FB_IMG_1695812135651.jpg
FB_IMG_1695812138680.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top