Dëshmitarët dhe të Dëmtuarit !

ida angel

:)
V.I.P
Dëshmitarët dhe të dëmtuarit

*اdokush mund të thirret si dëshmitar
*Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka një dhomë të veçantë për dëshmitarët.
*Në disa raste dëshmitarët mund të pyeten në një ambient tjetër
*Për dëshmitarët që dëshmojnë mbi krime të rënda mund të merren masa të posaçme për mbrojtjen e tyre

Qëllimi i pyetjes së dëshmitarit

*Qytetarët japin dëshmitë e tyre me qëllim që të ndihmojnë gjykatën të japë një gjykim sa më të drejtë. Gjykata ka nevojë që ju të vini dhe të shpjegoni çfarë gjërash dini. Ato që ju dini mund të jenë të një rëndësie thelbësore për vendimin e gjykatës.

*Shumë qytetarë që dëshmojnë janë të shqetësuar kur shkojnë në gjykatë. Megjithatë, ky siklet kalon pasi fillon marrja në pyetje.

*Nëse ju ndihemi të frikësuar nga ndokush, për shembul nga ndonjë person i cili është akuzuar për një vepër penale, ose nëse për ndonjë arsye apo një tjetër keni vështirësi të dilni para gjykatës kur një person i caktuar është i pranishëm në sallë, duhet të kontaktoni me gjykatën përpara datës kur zhvillohet seanca gjyqësore. Gjykata mund të vendosë që personi ndaj të cilit jeni i frikësuar mund të mos jetë i pranishëm.


*Kushdo mund të thirret të dëshmojë gjatë një procesi gjyqësor. Në çështjet penale dëshmitarët thirren me kërkesën e prokurorit ose me kërkesën e të pandehurit apo të mbrojtësit të tij. Qëllimi i pyetjes së dëshmitarit është të tregojë për fakte dhe rrethana mbi veprën penale. Dëshmitari pyetet vetëm për fakte dhe ngjarje që ai i ka përjetuar vetë, dhe jo për ato që mund të ketë dëgjuar nga të tjerët apo për mendimet e tij personale. Personi, i cili është dëmtuar nga vepra penale mund të thirret për të dëshmuar në cilësinë e viktimës. Për shembull, viktimat e trafikimit mund të thirren për të dhënë dëshminë e tyre para gjykatës.

Funksioni i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në dhënien e drejtësisë, realizohet nëpërmjet një gjykimi të drejtë në ngarkim të personave në gjykim, si dhe nëpërmjet mbrojtjes së sigurisë së personave të rrezikuar. Standardet e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe të dëmtuarve, për çështjet e gjykuara nga gjykatat për krime të rënda, jepen edhe nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për Krimin Ndërkombëtar e të Organizuar si dhe nga Protokollet e saj (Konventa e Palermos).




Detyrimi për t'u paraqitur

Personi, i cili ka marrë një fletëthirrje është i detyruar të paraqitet në gjykatë. Dëshmitari/i dëmtuari, i cili nuk paraqitet mund të shoqërohet në gjykatë nga policia. Mosparaqitja përbën një kundravajtje penale, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj (Neni 310 i Kodit Penal). Personi, i cili thirret të dëshmojë para gjykatës nuk lejohet të vëzhgojë procesin gjyqësor, përpara dhënies së dëshmisë e tij.



Dhoma e dëshmitarëve në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Për të rritur sigurinë dhe për ta bërë qëndrimin e dëshmitarëve/të dëmtuarve që vijnë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda sa më të rehatshëm, si dhe për të evituar përballjen e dëshmitarëve/të dëmtuarve me të pandehurit apo familjarët e tyre, Gjykata ka caktuar një dhomë të veçantë për dëshmitarët. Pas mbërritjes në Gjykatë, dëshmitari/i d ëmtuari shoqërohet nga nëpunësit gjyqësor për në dhomën e dëshmitarëve, ku ai mund të presë derisa t'i vijë rradha për të dëshmuar. Kur të vijë ky moment, nëpunësi gjyqësor e shoqëron dëshmitarin në sallën e gjyqit.



Pyetja e dëshmitarit

Para se të japë dëshminë e tij, personi paralajmërohet për detyrimin që ka për të thënë të vërtetën. Sekretari i seancës lexon deklaratën e betimit të dëshmitarit: "Betohem se do të them të vërtetën, të gjithë të vërtetën dhe të mos them asgjë që nuk është e vërtetë". Pas kësaj, dëshmitari deklaron: "Betohem" dhe tregon gjeneralitetet e tij. Dëshmia e rreme përbën një kundravajtje penale, e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.



Pala e cila ka kërkuar thirrjen e dëshmitarit, fillon pyetjen e tij. Pas kësaj, dëshmitari pyetet nga pala tjetër. Nëse dëshmia e dhënë në seancë gjyqësore ndryshon nga deklarimet që ai ka dhënë gjatë fazës së hetimeve (para oficerëve të policisë gjyqësore ose prokurorit), mund të bëhet kundërshtimi i pjesshëm ose i plotë i dëshmisë.

Në rast se ardhja e dëshmitarit para gjykatës është e pamundur, gjykata mund të vendosë të marrë dëshminë në banesën e dëshmitarit.


K.L.D
 
Top