Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dëshmi të vazhdimit të jetës edhe pas vdekjes

Vetëdija.Shkencëtarët, duke hetuar përvojat e njerëzve që kanë qenë pranë vdekjes, thonë të kenë gjetur dëshmi të cilat sugjerojnë se ndërgjegja mund të vazhdojë së qënuri edhe pasi truri ka pushuar së funksionuari.

Kërkimi i cili i iu paraqit shkencëtarëve në Institutin e Teknologjisë në California, ringjalli debatin mbi temën nëse do të kishte jetë pas vdekjes. "Studimet janë shumë domethënëse në atë që ne kishim të bënim me një grup njerëzish truri i të cilëve nuk funksiononte më?, të cilët kishin proçese ''''mendimesh të lëngeta'''' me arsyetime dhe një kujtesë mbi ngjarjet të cilat kishin ndodhur në kohën kur truri i tyre nuk funksiononte më.? Kështu deklaroi doktor Sam Parnia në një intervistë, i cili është një nga dy doktorët e Spitalit të përgjithshëm të Southampton në Angli, të cilët kanë studiuar rastet e përjetimeve pranë vdekjes.

?Ne kemi nevojë për të bërë studime më të gjëra në këtë fushë por mundësia është që shpirti i njeriut të vazhdojë të mendojë dhe të arsyetojë edhe pasi zemra e njeriut të ketë pushuar së rrahuri dhe kur ai nuk merr më frymë dhe veprimtaria e trurit të jetë zero".

Doktor Parnia tregonte mbi studimet e tij fillestare të cilat ai i kishte kryer së bashku me kolegët e tij. Rrezultatet e kërkimeve ishin publikuar në revistën ?Journal of Resuscitation?. Rrezultatet e studimit të tyre kishin qenë aq premtuese sa që ishin mbledhur fonde për të bërë kërkime të reja dhe për të vazhduar mbledhjen e dëshmive.

Shkencëtarët e Spitalit të Përgjithshëm të Southampton gjatë studimit të tyre kishin marrë në pyetje 63 pacientë brenda javës së cilës ata kishin pësuar infarkt. 7 prej tyre mbanin mend çfarë kishin përjetuar. Katër prej përjetimeve ishin të kategorisë pranë-vdekjes. Bëhet fjalë për ndjenja të prehjes dhe gëzimit, kohe që ecën me të shpejtë përpara, rritje të aftësisë të së shquarit, humbje të vetëdijes mbi pasjen e trupit, parje të një drite të bardhë, hyrje në një botë tjetër, takim me një qenie të panjohur dhe mbërritjen në një pikë nga e cila nuk ka kthim prapa.

Një pacient kishte moshën 2 vjeç e gjysëm kur zemra i pushoi së rrahuri. Pas një kohe doktorët mundën ta ringjallnin atë. Prindërit e tij lajmëruan doktor Parnia-n pasi i biri kishte vizatuar veten e tij të lidhur fort pas një tollumbaci prej nga ku shikonte trupin e tij të pa jetë të shtrirë në shtratin e spitalit.

Kur e kishin pyetur se çfarë kishte dashur të tregonte me tollumbacin, ai kishte treguar që ?kur vdisje shikoje një dritë dhe kishe një lidhje të fortë pas saj?. Edhe pasi kaluan 6 muaj pas asaj ngjarjeje, djali vazhdonte te vizatonte te njëjtën skenë.

Asnjëri prej këtyre pacientëve nuk ka pasur ulje të nivelit të oksigjenit në trup që mendohet të shkaktojë përjetimin e gjërave të mësipërme.

Udhëheqësi i këtyre studimeve Dr Sam Parnia thotë se askush nuk e kupton plotësisht se si arrijnë qelizat e trurit të formojnë mendimet.

Ai thotë se ndoshta mendja apo ndërgjegja janë të pavarura nga truri. Se qelizat e trurit janë si të gjitha qelizat e tjera të trupit, ato kanë aftësi për të prodhuar proteina dhe kemikale, por nuk janë në gjendje të prodhojnë dukurinë subjektive të mendimit që gjendet tek ne. Truri për ndërgjegjen duhet të jetë një lloj përçuesi i cili po ashtu si aparati televiziv kap valët dhe i kthen ato në pamje dhe zë.

Por këto përfundime janë kundërshtuar nga neurologët. Dr Chris Freeman, psikiatër dhe psikoterapist në Spitalin Mbretëror të Edinburg-ut thotë se nuk ka prova që vërtetojnë se përjetimet për të cilat flitet kanë ndodhur kur truri kishte pushuar së funksionuari.

Ai thotë se dihet që kujtesës nuk mund t''''i besohet kryekëput. Kur përjetojmë diçka ne e dimë me siguri të lartë që ajo ka ndodhur por nuk jemi aspak të sigurtë kur është fjala për të treguar se kur ka ndodhur.

Kështu mund të jetë që përjetimet të kenë ndodhur gjatë kohës së marrjes së vetes, apo pak përpara infarktit.


Përgatiti Alvin Ekmekçiu dhe Irma Raçi
Burimet: BBC dhe Sun-Sentinel News
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back