Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve ka krijuar hartën e kodit gjenetik të “vdekjes së zezë”- murtajës, nga e cila në shekullin 14 kanë vdekur 50 milionë njerëz në Evropë gjatë njërës prej epidemive më vdekjeprurëse në histori.
Puna e hulumtuesve, të cilët kanë ndarë dhe pastruar ADN-në nga mbetjet e viktimave të “vdekjes së zezë”, të varrosura në Londër, paraqet tentimin e parë të suksesshëm për deshifrimin e gjenit të ri-konstruktuar të një patogjeni.
Rezultati i tyre do t’iu mundësojë shkencëtarëve që të zbulojnë ndryshimet në evolucionin e sëmundjes, si dhe të kuptojnë më mirë sëmundjet aktuale infektive.
Nga studimet e mëhershme është gjetur se varianti specifik i bakterit yersinia pestis ka shkaktuar epideminë e murtajës nga e cila pësuan një e treta e popullsisë evropiane ndërmjet viteve 1347-1351, ndërsa ekipi i shkencëtarëve gjermanë, kanadezë dhe amerikanë arriti të deshifrojë gjithë gjenin e sëmundjes.
“Të dhënat e gjenit tregojnë se ky lloj bakteri qëndron prapa të gjitha formave moderne të murtajës, të cilat sot ekzistojnë në botë”, ka thënë Hendrik Poinar nga universiteti kanadez MekMaster.../kp/
b:ghuha shqipe