Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Deshi të kapërcej kodrën, skiatori gjerman përfundon i përplasur me fytyrë në borë

Screenshot_1.png

Një baba sirian në Idlib, Abdullah Muhammed, luan me vajzën e tij Selva prej 6 muajsh “lojën e luftës” se zërat e bombardimeve janë një pjesë e lojës të cilën ia ka mësuar vogëlushes 4 vjeçare që të mos frikësohet, raporton AA.

Gazetarët e AA-së kanë kontaktuar me babain dhe vogëlushen siriane, historia e të cilëve të rikujton filmin “jeta është e bukur” (Life is beautiful).


Muhammed, është larguar nga rajoni Seraqib nga sulmet e regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij duke u strehuar në rajonin Sarmada në afërsi të kufirit të Turqisë. Ai tha se shumë fëmijë viktima të luftës në Siri janë të frikësuar dhe se ato përjetojnë probleme psikologjike.

Babai sirian Muhammed, tha se vajzës së tij Selva i ka mësuar se zërat e bombardimeve janë pjesë e një loje, dhe më tej ka shpjeguar:




“Kur Selva ishte e vogël po mendoja një mënyrë që ajo të mos frikësohej nga zëri i bombardimeve. Në festën e Kurban Bajramit që kaloi fëmijët po shpërthenin fishekzjarre. Vajza ime u frikësua dhe filloi të qajë. E nxora në ballkon dhe i tregova fëmijët që luanin. Unë i thashë të mos ketë frikë dhe i kërkova që të qeshë kur të dëgjojë zërin e shpërthimit”.

Disa ditë pasi avionët luftarakë bombarduan rajonin Seraqib dhe zonat përreth tij kërkova nga vajza të qeshë tha Muhammed, duke shtuar se “Pas asaj sa herë që dëgjon zëra të bombardimeve ajo fillon të qeshë”.


  • “Ka mbetur shumë larg ëndrrave të mia që vajza ime të bëhej shkencëtare”
Muhammed, lidhur me pamjet e publikuara në median sociale tha se “Ndodheshim në një vend të ashtuquajtur i sigurtë pranë kufirit. Dëgjuam zërin e një shpërthimi artilerie. Dhe duke menduar që do të dëgjohet edhe zëri i një të shtëne tjetër mora telefonin dhe fillova të regjistroj. Pas dëgjimit të shpërthimit ajo filloi të qeshë duke kujtuar se ishte lojë dhe në këtë mënyrë është shpërndarë edhe videoja”.

“Unë asaj i uroj një jetë më të mirë se sa ajo që kemi jetuar ne. Dëshira ime ishte që ajo të merrte një arsim të mirë. Për shkak të frikës nga avionët në Seraqib nuk e kemi dërguar në çerdhe. Sigurisht që ëndrra ime më e madhe nuk është që ajo të bëhet një shkencëtare e madhe, sepse kjo ka mbetur shumë larg ëndrrave tona. Mjafton të ketë për të ngrënë dhe për të pirë. Të ketë një jetë bukur si çdo njeri normal dhe të ketë një arsim të mirë”, tha Muhammed duke bërë të ditur se nuk e di se çfarë jete do të jetojë vajza e tij në të ardhmen.

Ndërsa edhe vogëlushja Selva është shprehur “Unë nuk kam frikë nga zërat e shpërthimeve. Ato janë një lojë. Kur i dëgjoj qesh”.

  • Kamera e AA-së dëshmoi në lojën mes babait dhe vogëlushes
Babai Muhammed dhe vajza e tij përpara kamerave paraqitën lojën e tyre edhe gjatë filmimit të pamjeve nga AA pasi në një kodër përballë u krye një sulm ajror.

Duke ngushëlluar, babai i tregoi vajzës avionët luftarakë duke e pyetur se “çfarë po bëjnë avionët?” ku dhe më pas vogëlushja Selva fillon të qeshë.

Ky përjetim i vogëlushes Selva dhe babait të saj të rikujton filmin “jeta është e bukur” (Life is beautiful) në të cilin reflektohet tema se lufta është një lojë, nga një baba hebre bashkë me djalin e tij që po dërgoheshin në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në film babai i thotë djalit të tij se do të fitojë një tank të vërtetë nëse përfundon lojën me sukses. //indeksonline
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back