Derdhen paratë për hekurudhën Tiranë-Durrës; ja kompania që fitoi tenderin

Derdhen paratë për hekurudhën Tiranë-Durrës; ja kompania që fitoi tenderin​

1603991844049.png
Hekurudha e re Tiranë-Durrës do të ndërtohet nga kompania italiane INC S.P.A, e cila ka fituar tenderin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.
Kjo kompani është prezente në Shqipëri në ndërtimin e një loti të rrugës së Lumit të Vlorës, si dhe në rajon në Kosovë. Në Itali ajo ka ndërtuar hekurudhën dhe sistemin e tramavajit të Palermos por edhe në veri të Italisë, disa autostrada në Veneto.

BERZH thekson në një njoftim se në në tender shprehën interes 3 kompani dhe fituese u shpall INC SPA me ofertën më të ulët prej 69.7 milionë euro.
Pas vlerësimit të ofertave, fituesi u shpall kompania italiane INC S.P.A një nga më të njohurat në Itali në fushën e infrastrukturave të mëdha me një ofertë prej 69.7 milionë euro.

Projekti është pjesë e Korridorit Mesdhetar dhe kostoja totale e tij është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor (VVBIF) dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare./GazetaShqip
 
Pse Kuptoj pse jo nje tren (ulqin) Shkoder - vlore modern dhe disa linja qe futen ne brendesi te Shqiperise.
 
Pse Kuptoj pse jo nje tren (ulqin) Shkoder - vlore modern dhe disa linja qe futen ne brendesi te Shqiperise.
Kur e degjova dje ne lajme ate mendova dhe une,se sa dobet jemi ekonomikisht.
Imagjino behet buje per nje linje Tirane -Durres,ku ne se do ishin shkrirjet e prefekturave si neper bote,keto dy qytete jane te shkrira ne nje.
 
Ne aspirojme si shtet te aderojme ne Bashkimin Europian dhe "direktiva 12" e Keshillit te Europes thote tekstualisht-"Nuk ka shtet Europian pa rrjet Hekurudhor"! Ky projekt ka nisur ne vitin 2000 nga Qeveria Nano. 20vjet ka bredhur neper zyrat e shtetit lart e poshte. Projekti eshte i bukur dhe bashkekohor, kam marre pjese gjate prezantimit perfundimtar ne 2017-en. Trenat do te levizin me shpejtesi 100km/ore, Stacionet do te rindertohen totalisht, do te lidhet me Rinasin, ku gjate dites do te kete trena si nga tirana ashtu edhe nga Durresi. Rrjeti Hekurudhor sjell zhvillim, biznesi favorizohet nga tarifa me te uleta transporti per import export, por edhe njerezit do kene mundesi te levizin me kosto me te lire dhe me sigurt! Projekti i dyte ne dijenine time eshte Vore-Hani i Hotit, i financuar nga BE(firmosur ne Samitin e Triestes), jane bere testime dhe se shpejti pritet te hidhet ne leter projekti.
 
Jam pro dhe une jam pro zhvillimit dhe qyteterimit/civilizimit por do ishte e mira prej situates qe po jetojme ky fond te alokohej per shendetsine dhe ndihma shtresave ne nevoje si dhe biznesit te vogel.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top