Derbi ndez kryeqytetin, në tribuna ka spektakël

cent

...Lontano
nf2vl.jpg
TIRANE - Nuk kanë rëndësi diferencat, kategoritë ku luan secila apo buxheti financiar. Partizani-Tirana mbetet një Partizani-Tirana, mbetet derbi më i rëndësishëm i Shqipërisë, ndeshja më e shumëpritur nga tifozeritë dhe ajo që u kujton të gjithëve se në këtë vend, ka lojë futbolli. Dy ekipet e kryeqytetit janë përballur mbrëmë në "Qemal Stafa" në një ndeshje thuajse historike, pasi për herë të parë, njëra skuadër është një kategori më poshtë se tjetra. Një ndeshje që ka ndezur një kryeqytet të tërë, që i ka bërë të gjithë të rikthejnë në mendje se ç'do të thotë që Superligës t'i mungojë "Partizoni". Megjithë disnivelin në futbollistë, të kuqtë kanë dhuruar një paraqitje të kënaqshme për 6 mijë vetët e pranishëm në stadium. Por, në "Qemal Stafa" ajo që ka patur më shumë rëndësi ka qenë spektakli i tifozerisë të të dyja ekipeve. Gjithçka ka nisur me një flamur gjigand, afro 500 m2 të tifozëve të Partizanit, ndërsa një pankartë "Ne me forcën e shpirtit, ju me paratë e bashkisë", tregonte pasqyrën e qartë për skuadrat që zbrisnin në fushë. Në fund, fituese ka dalë Tirana, një gjë e pritshme kjo, por është fakt, që fitues kanë dalë të gjithë. Një ndeshje e tillë i kishte munguar për tre sezone rresht futbollit shqiptar dhe atyre që pëlqejnë këtë lojë. Mbrëmë, emocionet e këtij derbi kanë ndezur kryeqytetin dhe jo vetëm.
Ndeshja
Tiranës i kanë mjaftuar vetëm 8 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës, kur sulmuesi Morina, pas një aksioni të bukur të bardhebluve, ka mposhtur portierin Pavloviç. E megjithatë, 3 minuta më pas, gjyqtari Lorenc Jemini ka dhënë një 11-metërsh për të kuqtë, pas ndërhyrjes së gabuar të Pishës ndaj Sulçes. Në stadium nis spektakli i tifozerisë së kuqe, por Tirana ka në çdo moment frenat e lojës në dorë dhe disniveli shpesh është i dukshëm. Në fundin e pjesës së parë, Gilman Lika kalon në avantazh Tiranën me një goditje potente, që e ka befasuar portierin Pavloviç. Një gol që mjaftoi për t'u dhënë bardhebluve fitoren në derbi pas 3 sezonesh mungesë. Në pjesën e dytë nuk ka ndryshuar asgjë, megjithë sulmet në minutat e fundit.
Kupa
Në takimet e tjera të luajtura dje, spikat barazimi 2-2 i Skënderbeut në fushën e Olimpikut, në një ndeshje ku kampionët e vendit luajtën me formacionin e dytë. Ndërkohë, surprizën më të madhe e bëri Burreli, që mundi 4-1 Besën, por edhe Gramshi, që fitoi 1-0 me Luftëtarin. Më tej, skuadrat e tjera të Superligës kanë treguar se mbeten favorite, duke marrë rezultate që ua bëjnë më të lehtë ndeshjet e kthimit.

/er.nu
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top