Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Deputetët kërkojnë dorëheqjen e ministrit Gashi

Deputetët kërkojnë dorëheqjen e ministrit Gashi

8434.jpg


Në interpelancën e kërkuar nga LDD-ja, ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, gjendjen në shëndetësi e ka paraqitur si rëndë, që, sipas tij, është duke u përmirësuar.

E premte, 05 Dhjetor 2008 08:58

Ai ka thënë para deputetëve se ministria që udhëheq ka arritur të përmirësojë furnizimin me barna dhe është duke punuar në shumë projekte të tjera, si: për sigurime shëndetësore, onkologji, kardiokirurgji dhe projekte të tjera.

Mirëpo, deputetët nga radhët e pozitës dhe opozitës kanë kritikuar ministrin Gashi, pasi që sipas tyre, paraqitja e tij nuk përkon me realitetin. Madje, Lulzim Zeneli, nga LDD-ja, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Alush Gashi.

Por, mjaft i ashpër ka qenë edhe zëvendëskryeministrit Kuçi. Ai e ka quajtur si shumë të rëndë gjendjen në shëndetësi, ndërsa arrestimet e fundit i ka quajtur spektakle, të cilat, sipas tij, nuk e kanë mbështetjen e qeverisë.

Kuçi ka paralajmëruar se nëse në të ardhmen ndodh ndonjë spektakël i tillë atëherë do të shkarkohet dikush nga qeveria ose edhe nga policia.

Ndërkaq paradite seanca është ndërprerë për disa minuta, pasi që deputeti i LDD-së, Gani Geci, ka insistuar që jashtë rendit të ditës të flasë për arrestimin dhe më pas lirimin e tre gjermanëve të BND-së, të dyshuar për shpërthimin tek zyrat e ICO-së.

Pas insistimeve, Geci, ka thënë se Kosova është sjellë në mënyrën më të papërgjegjshme dhe ta padenjë në këtë rast. /KTV/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back