Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Deputetët e vetvendosjes u dënuan

Albin Kurti, kandidati i VV-së për kryetar të partisë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (viti) e 6 (gjashtë) muaj, për dy veprat penale të lartcekura, shkruan Gazeta Express.
Deputetja Albulena Haxhiu është shpallur fajtore dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (viti) e 3 (tre) muaj, për veprën penale në vazhdimësi “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Ish-shefja e grupit parlamentar të AAK-së, tash deputete e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi, për të njëjtat vepra penale është shpallur fajtore dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (viti) e 6 (gjashtë) muaj. Ndërsa i fundit deputeti Faton Topalli është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (viti) e 2 (dy) muaj, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend dhe pengimin e deputetëve dhe policisë në kryerjen e punës së tyre zyrtare.
“Dënimet e shqiptuara me burgim kundër katër të akuzuarve nuk do të ekzekutohen nëse në periudhën kohore prej 2 (dy) vitesh, të akuzuarit nuk kryejnë vepër tjetër penale, e në rast të revokimit të dënimit me kusht me burgim, të njëjtëve do t'u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak”, ka njoftuar trupi gjykues në aktgjykim.
“Gjykata ka konstatuar faktin se të akuzuarit në katër seancat parlamentare të cilat kanë qenë objekt akuze e kanë përdorur armën-gazin lotsjellës pa autorizim duke hedhur të njëjtin në drejtim të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me ç‘rast drejtpërdrejtë i kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Një veprim të tillë pas seancës e ka paralajmëruar avokati i Topallit, raporton Gazeta Express.
Aktakuza ndaj deputetëve të dënuar për “të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm” si dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, ishte ngritur më 16 dhjetor 2015, nga Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Veprimet e katër deputetëve janë bërë në kundërshtim të marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin dhe asaj me Malin e Zi për Demarkacionin, në vazhdën e kundërshtimeve të dhunshme që opozita e asaj kohe VV-AAK e Nisma kryenin në Kuvend. /GE/