Depresioni

WxP

Staf në FV.AL
SIMPTOMA
Se pari Depresioni eshte nje semundje serioze dhe duhet trajtuar menjehere. Depresioni eshte nje semundje psiqike qe mund te te shkaterroje jeten, duke prekur cdo aspekt social te jetes tende.

Disa nga simptomat jane keto:

Merzi e zgjatur, urrejtje, tension.

Ulja ose humbja e interesit ne aktivitetet normale

Humbje energjie, ndjenja lodhje edhe pse mungon aktiviteti.

Ndryshim ne menyren e ngrenies, humbja e peshes ose shtimi i peshes.

Ndryshim ne zakonet e fjetjes, si psh veshtiresia per te fjetur, zgjimi heret, ose fjetja e tejzgjatur.

Ndjenja e te qenurit te lodhur gjithmone.

Pa mundesi per te marre vendime, ose pa mundesi per tu perqendruar.

Ndenjat e te qenurit te pavlere, dhe te padobishem, te pa qellim.

Mendimet e vetvrasjes ose vdekjes.

Nese po perjetoni disa nga keto simptoma duhet te flisni me mjekun tuaj sa me pare.

TE PREKURIT
Grate jane te here te dispozuara per tu bere te depresuara se sa meshkujt. Rreziku me i larte nder seksin femer mund te jete per shkak te ndryshimeve hormonale qe vijne si pasoje e pubertetit, ciklit mujor, menopazes, ose shtatzanise.

Burrat. Megjithese rreziku nder burra eshte me i ulet, nder seksin mashkull depresioni mund te kaloje pa u diagnozuar. Kjo vjen per faktin se shume burra maskojne semundjen e tyre, me pije alkolike, perdorim drogasg, abuzim dhe dhune.Vetvrasja eshte nje rrezik serios nder seksin mashkull qe jane 4 here me te dispozuar te vrasin veten se sa femrat.

Te moshuarit. Personat e moshuar qe humbasin njerzit e dashur, qe ndryshojne banesat ose qe semuren mund te kalojne ne depresion. Njerzit e moshuar nuk flasim per ndjenjat e tyre dhe depresionin ndaj duhet patur kujdes ne verejtjen e simptomave qe u rradhiten me lart.

TRAJTIMI

Depresioni nuk eshte nje pjese normale e jetes por eshte nje semundje qe duhet kuruar sa me shpjet. Nje nga menyrat e kurimit eshte ajo nepermjet ilaceve anti-depresante. Zakonisht du nga ilacet e keshilluara jane bupropion HCI dhe paroxetine HCI. Shumica e pacienteve mund i perdorin ilacet per kohen e caktuar, rezultatet e ilaceve mund te vonojne deri ne dy jave.

Terapia psiqike eshte nje nga menyrat me efikase per te trajtuar depresionin. Ne kete proces, ka menyra te ndyshme trajtimi.

Piketimi i sjelljeve te pacientit.

Terapi inerpersonale, ku shikohet se si depresioni prek maredheniet e pacientit me te afermit e tij.

Terapia psikodinamike, shikimi i traumave dhe ngjarjeve ne jeten e pacientit qe mund te kene shkakuar depresion.

Terapi grupi, ku pacienti vihet ne grup me paciente te tjere, dhe atje i lejohet te shprehe ndjenjat e tij/saj ose te degjoje deshmi nga ata qe vuajne nga e njejta semundje.
 
Depresioni !

Një nga shqetësimet psikologjike më të përhapura dhe më të mëdha në botë. Të prekurit nga kjo sëmundje janë të shumtë në numër dhe sipas të dhënave, shanset për t‘u pakësuar janë të vogla. Më poshtëë ne do ju njohim me të gjitha gjërat që ju duhet të dini për depresionin, në mënyrë që ta parandaloni në kohën e duhur

اfarë është depresioni?

Depresion është term mjekësor, që mbulon në gjerësi shqetësimet psikologjike. Depresioni mund të jetë në mënyrë të lehtë, gjë që shkakton mërzitje për sa i përket gjendjes shpirtërore dhe në mënyrë të përkeqësuar, që në disa raste mund të kërcënojë jetën tuaj.

Ankthi

Njerëzit të cilët janë në gjendje depresive përjetojnë ankth në mënyrë të vazhdueshme. Ankthi vjen kur ju ndiheni të kërcënuar, pa marrë parasysh nëse është e imagjinuar apo e vërtetë. Ankthi mund të paraqitet në simptoma fizike si dhimbje kokë, dhimbje muskujsh, djersitje dhe marrje mendsh. Personi që ka këtë gjendje ankthi të vazhdueshme e ka të vështirë të përqendrohet, të qetësohet ose të flejë. Në kohë afatgjatë, ankthi mund të shkaktojë rraskapitje fizike dhe gjendje jo të mirë shëndetësore.

Simptomat e depresionit

Depresioni ndikon në mënyra të ndryshëm te njerëz të ndryshëm. Mund të shkaktojë një numër të madh simptomash, të cilat mund të jenë emocionale dhe fizike. Personat që vuajnë nga depresioni mund të:

ndihen gjatë gjithë kohës keq shpirtërisht
ndihen të pavlerë dhe të pasigurt
gjatë gjithë kohës mendojnë për gjëra negative
ndihen të dëshpëruar dhe ndiejnë zbrazëti shpirtërore
fajësojnë veten dhe ndihen fajtorë për gjëra të paqena
kanë vështirësi të përqendrohen dhe të marrin vendime
janë në shumicën e kohës të zemëruar dhe të padurueshëm për personat e tretë
zgjohen herët dhe kanë probleme të mëdha me pagjumësinë
ka dy raste: ose hanë shumë dhe shtojnë në peshë, ose nuk hanë dhe bëhen anoreksikë
nuk kënaqen me asgjë
humbasin dëshirën për marrëdhëniet seksuale
pinë më shumë se zakonisht duhan, alkool dhe droga të tjera
konsiderojnë ose kryejnë vetëvrasje
duan të rrinë të mbyllur në shtëpi
shkëputen nga të tjerët
bëhen pesimistë
u humbasin energjitë për punë dhe aktivitete të ndryshme
 
اfarë e shkakton depresionin?

Shkaqet e depresionit ndryshojnë nga një person në tjetrin, nuk ekziston vetëm një shkak. Përvojat traumatike, si për shembull sulmet fizike dhe dhunimi, mund të shkaktojnë depresionin. Rënien në depresion mund ta shkaktojë edhe humbja e një personi të dashur. Por nuk janë vetëm përvojat negative që shkaktojnë depresionin. Përvojat negative ndikojnë në depresion nëse ndjenjat tuaja përreth përvojave nuk shprehen ose shqyrtohen.

Depresioni po ashtu mund të ketë lidhje me shkaqe fizike. Ushqimi jo i mirë, mungesa e aktiviteteve dhe sëmundje të ndryshme mund t‘ju lënë me shenja depresive.

Përdorimi i shpeshtë i alkoolit ose drogës mund t‘ju shpjerë në depresion.

Karakteristikë e rëndësishme e depresionit është që ushqehet vetvetiu, kështu që gjithçka varet nga personi. Me fjalë të tjera, nëse ju jeni në depresion, bini më tepër në depresion kur e kuptoni gjendjen tuaj.

Mendimet negative bëhen automatike dhe janë të vështira të përballohen.

Një gjë me rëndësi që nuk duhet ta harroni është që nuk ka zgjedhje të menjëhershme për problemet në jetë. Që problemet të zgjidhen duhet kohë, punë dhe energji. Kur jeni në gjendje depresive ju ndoshta nuk ndiheni shumë energjikë dhe të motivuar për punë. Por gjëja më me rëndësi është që të ndihmoni veten me trajtime të ndryshme.

Duhet të përpiqeni që me forcën tuaj të brendshme të thyeni fuqinë e depresionit që është te ju. Ju duhet të mposhtni mendimet negative dhe të merreni me sa më shumë aktivitete të ndryshme konstruktive, të cilat do të shërbejnë si terapia vetëshëruese më e mirë. Mundohuni të bëni gjëra që ja u largojnë mendjen nga këto mendime. Merrni pjesë nëpër sporte të ndryshme, kurse vallëzimi, bëni vrap dhe jepini biçikletës. Të tilla aktivitete stimulojnë një pjesë të trurit që lëshon endofrinë, lëndë e cila ju ndihmon të ndiheni më mirë.

Mundohuni që ta trajtoni veten sa më mirë të jetë e mundur. Jeni ju personi që duhet të keni kontroll të plotë mbi veten: ushqehuni sa më mirë dhe merruni me sa më shumë aktivitete sportive. Kini kujdes me konsumimin e duhanit ose alkoolit, kujdesuni për pamjen tuaj dhe një herë në muaj bëjini vetes një dhuratë.
 
Forcë, shokë dhe ushtrime

Ju nuk do t‘i gjeni në asnjë farmaci. Këto tetë trajtime mund t‘ju ndihmojnë për të luftuar depresionin

Nuk mund të mbështeteni tek antidepresivët për të larguar depresionin. Mund të jenë 70 për qind efektivë, por nëse kombinohen me terapi, japin efektet e shumëpritura. Studimet e fundit tregojnë se rrugët plotësuese si ushtrimet, meditimi dhe terapia e vazhdueshme mund të ndihmojnë në ngritjen e gjendjes shpirtërore. "Shërimi nga depresioni është si shërimi nga një sëmundje e madhe dhe e rëndë", shpjegon Dr. Arun Ravindran, drejtues i programit në "Centre for Addiction and Mental Health" në Universitetin e Torontos. Më poshtëë janë tetë nga këshillat që ju japin ekspertët duke mënjanuar trajtimet mjekësore.

Piqni mish në zgarë

Sipas studimit të fundit të "Finnish", pacientët të cilët janë trajtuar për çrregullime mendore - më shumë se gjysma e të cilëve po marrin antidepresantë - u përgjigjeshin se do të ishin më mirë nëse do të kishin nivel të lartë të vitaminës B12 në gjak. Mishi i kuq, molusqet, salmoni dhe trofta e kanë këtë ushqyes. Rekomandohet ngrënia e peshkut të paktën një herë në javë.

Ecni më këmbë
Nëse nuk ndiheni mirë, bëni një ecje të gjatë në këmbë ose shkoni në palestër. Një studim nga "Duke University" në Durham zbulon se depresioni rikthehet te vetëm 8 për qind e njerëzve që nuk kanë marrë antidepresantë, por që kanë bërë ushtrime për 90 minuta në javë, krahasuar me 38 për qindëshin e atyre që merrnin antidepresantë, por që nuk bënin ushtrime. "Ndërkohë që aktiviteti i rregullt fizik ndihmon në luftimin e depresionit", thotë Dr. Murray Enns, një profesor i psikiatrisë në Universitetin e Manitobës në Winnipeg.

Planifikoni një drekë me një mik

Marrëdhëniet e mira shpirtërore janë antidepresioni më i këshillueshëm, thotë psikologu Bob Murray dhe psikoterapistja Alicia Fortinberry në librin e tyre "Creating Optimism". Të zgjidhni marrëdhëniet dhe të rilidheni me njerëzit mund të jenë hapa të rëndësishëm drejt shërimit nga depresioni.

4. Meditoni

Fuqia e lutjes nuk është provuar shkencërisht, por shpirtërisht. Ajo mund të përmirësojë depresionin. Të besosh në natyrën shpirtërore sjell shumë përfitime. Lutja dhe meditimi mund të ndikojnë shumë mirë në jetën e çdokujt.

Diskutoni

Sipas Ravindranit, terapia e diskutimit është një nga trajtimet më eficente. Të diskutosh me doktorin tënd për problemet që të shqetësojnë, për streset, është një çlirim i madh.

Merrni frymë thellë
Metoda e meditimit konsiston në frymëmarrje të thella dhe të thjeshta, ushtrime të jogës, të cilat ndihmojnë në kapërcimin e mendimeve negative.

Ndani problemet tuaja me një mik
Pacientët që marrin antidepresantë kanë mundësi të përmirësohen nëse ata përdorin një bisedë telefonike me një mik, sipas një raporti të publikuar vitin e kaluar në Journal of the American Medical Association. Një studim australian i kohëve të fundit është bërë me 525 njerëz, të cilët vizituan një faqe interneti për të pakësuar ankthin dhe për të pasuruar informacionet mbi depresionin. Funksionon terapia virtuale? Pjesërisht. "Njerëzit duan të mësojnë për sëmundjen e tyre për t‘i bërë ballë asaj".

"Filozofia e vështirë"
Nëse jeni të mërzitur dhe kjo buron nga ndjenja që jeta është e pakuptimtë dhe e paplotësuar, një këshillim filozofik do t‘ju bënte mirë. Këto janë mendimet kryesore që çon ndërmend çdo person i cili preket nga depresioni. Jeta i duket e pakuptimtë, gri dhe pa asnjë zgjidhje.

G.Shqip
 
Depresioni, sëmundje aktuale e botës moderne

Shkruar nga Vahid
Depresioni është një sëmundje e epokës dhe në rritje e sipër në vende të ndryshme të botës. Problemet e botës mekanike, si dhe krizat shoqërore dhe kulturore të bashkësisë, janë ndër shkaqet e shtimit të depresionit. Sot, për shkak të përhapjes së shumtë të depresionit në shoqëri, ndryshe kjo sëmundje quhet edhe si "Grip Psiqik". Megjithatë statistikat në Amerikë tregojnë se vetëm për gjatë vitit 2006, depresioni është shënuar si sëmundje e parë në këtë vend ku rreth 60 milion receta barnash kundër depresionit, janë shitur nëpër barnatoret e këtij vendi.
Shkencëtarët gjatë këtyre 50 viteve të fundit kanë njoftuar se mungesa e materies Sertonin në tru, është një nga shkaqet e paraqitjes së depresionit. Ndërsa psikologët i besojnë këtij fakti se mungesa përvojave pozitive si dashuria dhe përkrahja emocionale ndërmjet njerëzve, rezulton me paraqitjen e depresionit. Depresioni ka shenja si largimi nga njerëzit, probleme koncentrimi, pagjumësie ose gjumi i tepërt, çrregullim në ushqim, ndjenja për mos vlerësim, etj. Ndërsa nga shenjat e tjera të shpeshta të depresionit është edhe vdekja dhe dëshira për vetëvrasje. Studime të shumta tregojnë se depresioni tek gratë është dy herë më shumë se tek burrat. Parvin Shekur, psikolog dhe ekspertë klinike, deklaron se depresioni si një nga çrregullimet më të shumta në sjellje dhe në psiqikën e burrave është diku rreth 12 % ndërsa kjo shifër është dyfishtë tek gratë, diku me 25 %. Po ashtu ekspertët deklarojnë se depresioni radhitet pas infarktit si shkaktar i vdekjeve tek gratë.
Depresioni shkaktohet nga faktorët jetësor, nga një herë edhe mund të jetë trashëgim, personaliteti i njeriut dhe faktorët e ambientit mund të numërohen kë këtë mes. Mirëpo, tek gratë, mënyra e jetesës, kushtet biologjike si dhe faktorë specifik, si prodhimi i hormoneve gjenetike, shtatzënia, lindja dhe menopauza kanë ndikimin e tyre tek depresioni. Por, anëtarët e familjes e veçanërisht burri, mund të luaj një rol shumë të rëndësishëm në qetësimin dhe zbutjen e këtyre çrregullimeve. Ndërsa sociologu iranian, Amanulah Gharai Mokadem në lidhje me këtë çështje është shprehur se roli i burrit gjatë kohës së shtatzënisë dhe lindjes mund të ndihmojë shumë gruan në largimin e stresit dhe shqetësimeve.

Sot, për shkak të pjesëmarrjes së gruas në aktivitet shoqërore, ekonomike dhe mos kujdesin e qeverive si dhe dobësimi i familjes, gruaja ka pësuar një goditje të rëndë. Psikologu Dr.Ghazi, në lidhje me këtë thotë: analizat në mbarë botën tregojnë se femrat shumë më lehtë fitojnë depresionin dhe kjo çështje ka lidhje me të gjitha aspektet si punësimi, marrëdhëniet shoqërore, përgjegjësitë, shqetësimet financiare, mbështetjet psiqike dhe shoqërore etj. Dr. Ghazi, është i mendimit se femrat për shkak të ndjeshmërisë së lartë, emocioneve dhe kujdesi që i kushtojnë çdo imtësie, më tepër përballen me entuziazëm dhe ndjenja negative që përfundimisht çon në depresion. Ndër faktorët tjerë që çojnë deri tek depresioni i femrave, mund të përmendim edhe streset dhe presionet me të cilët ata përballen jashtë ambientit shtëpiak. Sot për shkak të mungesës së koordinimit midis obligimeve të burrit dhe gruas nga njëra anë dhe punësimit të femrës nga ana tjetër, femrat përballen me probleme të dyfishta psiqike. Dr. Gharai Mokadem, në lidhje me këtë thotë: kur në shoqëri femra duhet të punoj krahas mashkullit për të siguruar nevojat e jetës, ajo më tepër rrezikohet nga depresioni për shkak se është më e ndjeshme dhe më e butë. Jessica Anderson, gjinekologe në SHBA, thotë : është e vërtet se posedimi i një pune të lodhshme në shoqëri dhe koordinimi i saj me punët e shtëpisë është një punë shumë e vështirë për femrat. Zonja Anderson shton: 60% e nënave të punësuara në Amerikë, kanë raportuar se stresi dhe presioni psiqik është kriza më e madhe dhe më e rrezikshme me të cilën ato përballen. Ajo është e mendimit se një pjesë e madhe e femrave kalojnë një ditë të gjatë nëpër zyra, me pas marrin fëmijët nga çerdhet, përgatisin darkën, merren me mësimet e fëmijëve dhe në fund përballen me një turmë të madhe rrobash të pahekurosura. Xhesika Anderson shton: konflikti i vazhdueshëm midis punës dhe nevojave familjare, bëhet shkak që shumica e femrave të mendojnë se ato nuk janë të afta për kryerjen e asnjërës prej këtyre dy përgjegjësive dhe kjo çështje shkakton shqetësim dhe në fund edhe depresion tek femrat.

Ndër faktorët tjerë të depresionit janë edhe luftërat dhe agresioni që mbisundon aktualisht në botë. Zonja Shirin Parsa, eksperte e lartë për studimet mbi femrat dhe familjen thotë: sot gratë dhe fëmijët në Palestinë dhe Liban, ne Irak dhe Afganistan, vriten dhe mbeten të pastrehë. Kjo gjendje jo vetëm që depresionin femrat palestineze, por shkakton shqetësim edhe tek femrat tjera të botës. Luftërat që sot i imponohen njerëzimit mund të jenë ndër faktorët e depresionit tek femrat.
Edhe familjet amerikane përballen me vuajtjen dhe probleme të shumta për shkak të krimeve të liderëve të tyre. Gazeta "New York Times" shkruan: forcat amerikane pas kryerjes së shërbimit ushtarakë në Irak, përballen me probleme të papritura në jetën e përbashkët familjare dhe në të shumtën e rasteve këto probleme përfundojnë edhe me divorc. Lui Danton, ushtarak amerikan thotë: ushtarët pas kthimit nga Iraku nuk mund të vazhdojnë jetën e tyre të përbashkët, duke hasur në probleme me gratë dhe fëmijët e tyre. Shkaku i këtyre problemeve janë presionet e rënda psiqike që rrjedhin nga lufta. Vlen të theksohet se në bazë të disa krahasimeve të bëra nga psikologët, në 75 % të divorceve individët pësojnë goditje të rëndë shpirtërore.
Me gjithë këtë agresioni i epokës aktuale që njerëzve iu imponohet nëpërmjet medieve, është ndër faktorët tjerë të depresionit. Paul Kottl, psikiatër në qendrën mjekësore në Pensilvania, ka arritur në përfundimin se midis stresit dhe shikimit të vazhdueshëm të TV nga ana e fëmijëve, ka lidhje të ngushtë që në moshën 24 vjeçare shkakton depresion tek këta fëmijë. Ai shton: mijëra orë qëndrim përpara ekraneve TV, fëmijët tanë i vendos pranë agresioneve të çmendura duke i distancuar ata sa më shumë nga kontaktet shoqërore dhe familjare.

Për shërimin e depresionit, vite me radhë është shfrytëzuar metoda e shërimit me ilaçe dhe shërimit psiqik. Në rrugën e shërimit psiqik, individi duhet të përpiqet që të ndryshojë sjelljen dhe nga mendja e tij të largojë mendimet e gabuara dhe negative në lidhje me vetveten dhe ata që e rrethojnë. Mirëpo, sot është vërtetuar se sa do që njeriu u afrohet mësimeve fetare, ai aq me pakë përballet me probleme psiqike dhe me strese. Dr, Xhafer Bulkhuri, gjatë një studimi ka arritur në përfundimin se njeriu sa më fetarë të jetë dhe të ketë sjellje fetare dhe të mbështet në Zot, tek ai forcohet ndjenja e mirësisë ndaj të tjerëve dhe përmirësohen marrëdhëniet e tij shoqërore dhe si rrjedhim ky person do të rrezikohet ma pak nga depresioni. Edhe feja islame njeriut i ka propozuar metoda të ndryshme shkencore me qëllim që ai të jetë i shëndoshë shpirtërisht dhe psiqikisht. Kurani famëlartë njerëzve u kërkon që te jenë të durueshëm në përballje me vështirësitë dhe problemet e jetës. Kurani fisnik, kujtimin e Zotit e cilëson si faktorë për qetësimin e zemrave dhe thotë "Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin...." (sureja Fet'h:4).
Kurani famëlartë, gjithashtu u kërkon njerëzve që të mos kenë pikëpamje negative ndaj njëri- tjetrit. Feja islame porositë njerëzit që për tu përballur me depresionin, të kenë sjellje të logjikshme dhe të lumtur. Feja ka një pikëpamje shumë të përsosur për sa i përket lumturisë. Aliu (as), thotë: "Gëzimi çliron mendjen dhe sjell freski, kurse dëshpërimi nguron mendjen dhe sjell pikëllim." Feja islame për një jetë më të lumtur të njerëzve ka vënë theksin mbi disa çështje shumë të hollësishme. P.sh shfrytëzimi i aromës së mirë, që sjell kënaqësi ka qenë traditë e të dërguarit të Zotit. Veshja e rrobave të bardha dhe me ngjyrë të çelë, pastërtia, udhëtimi, pjesëmarrja në ceremonitë festive dhe gazmore si dasmat dhe shpërndarja e ushqimeve gjatë martesës, lindjes së fëmijëve dhe kthimit nga Haxhi, mirësjellja dhe vizita e të tjerëve, janë ndër faktorët që njeriut i sjellin gëzim dhe lumturi. Feja islame u kërkon njerëzve dhe në veçanti burrave që për të ruajtur shëndetin psiqik dhe shpirtëror në familje, ti kushtojnë më tepër rëndësi pozitës së gruas. Nga aspekti islam, gruaja është si lulja, e butë dhe e thyeshme. Si rrjedhim burri si kopshtarë duhet të kujdeset për mirëmbajtjen e saj, sepse gruaja e shëndosh dhe punë mirë i dhuron fëmijë të shëndoshë dhe punë mirë edhe shoqërisë. Në këtë mes roli i funksionarëve të një vendi është i rëndësishëm për mundësimin e pjesëmarrjes së femrës në aktivitet shoqërore. Për këtë arsye për femrën duhet të hartohen programe që janë në përputhshmëri me ndjenjat, veçoritë dhe aftësitë e tyre. Nëse femrat gëzojnë mbështetje shoqërore-kulturore dhe të drejtat e nevojshme, ata do të jenë më të suksesshme në aktivitet e tyre shoqërore dhe në koordinimin e roleve të nënës dhe të burrit. Në këtë mes do të ulen sëmundjet si depresioni tek femrat, kurse aftësitë dhe energjia e tyre do të shfrytëzohet në rrugën e zhvillimit dhe progresit.

Albanian - Depresioni, sأ«mundje aktuale e botأ«s moderne
 
Redaktimi i fundit:

liza te lutem shkruaje dhe adresen ku e ke marre informacionin...se duhet
flm:)
 
6 Semundjet qe skaktojne depresion

Njerëzit me sëmundje kronike kanë më shumë shanse të kenë depresion. Depresionet e shkaktuara nga sëmundje kronike shumë herë e acarojnë sëmundjen, sidomos në qoftë se sëmundja sjell dhimbje, lodhje, ose ndërpret jetën shoqërore. Depresioni mund të shtojë dhimbjet. Depresioni gjithashtu mund t’i bëjë njerëzit që të shkojnë në izolim shoqëror. Përqindja për depresionin që shoqërohet me sëmundje të tjera mjekësore është tepër e lartë. Personat që kanë kaluar një infarkt zemre depresionohen 40-65 për qind. Personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës (pa infarkt) depresionohen në masën 18-20 për qind. Sëmundja Parkinson (dridhja e duarve, humbja e ekuilibrit), që është më e shpeshtë tek të moshuarit shkakton 40 për qind depresion. Skleroza po ashtu shkakton 40 për qind depresion. Ndërsa nga sëmundja e kancerit dhe diabeti njerëzit depresionohen në masën 25 për qind. Mjekët amerikanë kanë zbuluar një mënyre të re për trajtimin e depresionit, që ka të bëjë me stimulimin e zonës së trurit që lidhet me këtë sëmundje. Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit se rreth 10 për qind e njerëzve në botë vuajnë nga forma të ndryshme depresioni, por vetëm një e treta e tyre i nënshtrohen ndonjë një trajtimi. Në Shtetet e Bashkuara, mbi 21 milionë vetë vuajnë nga depresioni dhe për shumë prej tyre barnat nuk bëjnë efekt.

Mjekët

Tani mjekët po provojnë një teknikë e cila duket premtuese për trajtimin e disa rasteve të rënda depresioni. Depresioni është jo thjesht ndjenjë dëshpërimi, por çrregullim që karakterizohet nga përzgjatja e dëshpërimit. Psikologu Majkëll Mëki pranë klinikës së Klevelandit në shtetin Ohajo, thotë se një prej simptomave kryesore të depresionit është vështirësia për t’u përqendruar, për të menduar qartë, për të kujtuar gjërat. ثshtë vështirësia për të përcaktuar objektivin, si dhe mungesa e këmbënguljes për të arritur atë që synon. Depresioni prek zakonisht njerëzit nën 45 vjeç, mosha më aktive e më prodhuese, megjithëse nga kjo mund të preken edhe persona të moshave të tjera. Depresioni u sjell bizneseve një humbje prej miliarda dollarësh në vit si pasojë e rënies së prodhimit. Gjithashtu kjo sëmundje sjell edhe pakësimin e të ardhurave për njerëzit që vuajnë prej saj. Diane Hire, e cila vuan nga depresioni, thotë se shpesh i duket vetja si një njeri pajetë por në lëvizje. Asgjë nuk i ngjall interes.

Mënyra

Doktor Ali Rizai, neurolog në klinikën e Klevelandit po kryen një procedurë për të stimuluar zonën e trurit që lidhet me depresionin. Ai thotë se gjuha e trurit është elektriciteti dhe duke dërguar rrymë elektrike në tru, aktualisht neurologët përpiqen të bllokojmë pjesë të ndryshme të trurit ose të aktivizojmë pjesë të tjera të tij. Në këtë rast, impulse elektrike janë aq të lehta sa pacienti nuk i ndjen fare. Kjo procedurë kryhet ndërsa pacienti është zgjuar por nën ndikimin e anestezisë. Mjekët kanë vendosur një pajisje me bateri në gjoksin e pacientes. Pajisja është e lidhur me fije nënlëkurë që zgjaten deri në trurin e pacientes dhe impulset bëjnë që ajo të mos bjerë në gjendje depresive. Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtë) është një nocion komplex për simptome të shumëllojshme. Depresioni përfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjendjen vegetative. Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Të menduarit është i ngadalësuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth një teme. Të gjithë në një kohë janë ndjerë të depresionuar, të mërzitur, ose “blu”. Të depresionohesh është një reaksion normal tek humbja, luftat e jetës ose një vlerësim i dobët për vetveten. Por disa herë ndenja e trishtimit bëhet tepër e thellë, duke u zgjatur për sasi kohe shumë të gjatë dhe duke penguar njeriun prej një jete normale. Disa lloje të depresionit janë: depresion kryesor, depresion kronik (dysthymia), depresion dypolar, dhe depresion sezonal (SAD).

Shkaktarët

Nuk ka vetëm një shkak për shfaqjen e depresionit. Kjo është një sëmundje shumë komplekse që mund ndodhi si një rezultat i disa faktorëve. Për disa, depresioni ndodh pas humbjes së një të afërmi, një ndryshim në jetën e tyre, ose pasi kanë diagnozë të një sëmundje serioze mjekësore. Për të tjerët, depresioni thjesht ndodh, ndoshta sepse mund ta kenë tek historia e familjes së tyre. Faktorët që janë të mbështjellë tek shkaqet e depresionit, përfshijnë: Histori depresioni në familje. Besohet se depresioni kalon gjenetikisht brez pas brezi, megjithëse mënyra ekzakte si ndodh kjo është e panjohur; Hidhërim prej vdekjes ose humbjes së një të afërmi; Konflikt personal, si për shembull një grindje me një pjesëtar të familjes; Abuzim fizik, seksual, ose emocional; Ngjarje të rëndësishme që ndodhin tek jeta e të gjithëve, si për shembull, ndërrim banimi, diplomimi, ndërrim punësh, martese ose divorc, dalja në pension, etj.; Sëmundje serioze (ndjenja depresioni janë një reaksion i zakonshëm tek shumë sëmundje mjekësore; Disa ilaçe; Abuzim substancash (shumë njerëz që pinë alkool ose bëjnë drogë kanë depresion; Probleme të tjera personale (këto mund të jenë izolime shoqërore prej problemeve të tjera mendore, ose të përzihen nga familja ose një rreth shoqëror.

Trajtimi

Një diagnozë dhe trajtim i herët për depresionin mund të uli stresin dhe gjithashtu riskun e ndërlikimeve dhe vetëvrasjes. Njerëzit që trajtohen për depresionin që ndodh në të njëjtën kohë me sëmundjen e tyre kronike shumë herë përjetojnë një përmirësim në gjendjen e tyre mjekësore, një cilësi më të mirë të jetës së tyre, dhe kanë më shumë lehtësi të ndjekin planin e trajtimit të tyre. Në qoftë se simptomat e depresionit janë të lidhura me sëmundjen fizike ose si pasojë e ilaçeve, trajtimi mundet të përshtatet ose të ndryshohet. Në qoftë se depresioni është një problem i veçantë, mund të trajtohet vetëm. Më shumë se 80 për qind të njerëzve me depresion mund të trajtohen suksesshëm me ilaçe, me psiko-terapi ose me një kombinim të të dyjave. Trajtimet me ilaçe anti-depressant mund të fillojnë të punojnë brenda disa javësh. Problemi më i madh i diagnozës dhe trajtimit të depresionit është identifikimi që dikush po vuan prej saj. Fatkeqësisht, pothuajse gjysma e njerëzve që janë të depresionuar kurrë nuk marrin diagnozë ose trajtim për sëmundjen e tyre. Injorimi i depresionit është i rrezikshëm: më shumë se 10 për qind e njerëzve që vuajnë nga depresioni bëjnë vetëvrasje. Kur depresioni dëmton jetën tuaj (për shembull kur shkakton probleme me marrëdhënie, çështje pune, ose grindje familjare) dhe nuk shikoni një zgjidhje të pastër për këto probleme, atëherë duhet të kërkoni ndihmë që të parandaloni gjërat që të mos keqësohen, sidomos kur këto ndjenja zgjasin për disa kohë.
Në qoftë se ju ose dikush që njihni ka mendime ose ndjenja për vetëvrasjen, kërkoni ndihmë urgjent.

Simptomat e depresionit

Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm. Mund të shkaktojë një numër të madh të simptomave, të cilat mund të jenë emocionale, fizike, motivacionale etj. Disa nga simptomat e depresionit vijojnë më poshtë. Pra, personat që vuajnë nga depresioni mund:
Të ndjehen keq shpirtërisht në shumicën e kohës
Të kenë mërzi, ndjenjë urrejtje, të jenë gjithmonë nën tension
Të përjetojnë ndjenjën e të qenurit të pavlerë dhe të padobishëm
Të kenë mungesë të vetësigurisë
Të jenë të angazhuar me mendime negative/pesimiste
Të ndjehen të ngurosur, ndjenjë zbrazëtie dhe të dëshpëruar
Të fajësojnë vetveten dhe të ndjehen fajtor për gjëra pa nevojë
Kanë vështirësi të koncentrohen apo të marrin vendime
Të jenë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm,
ndryshim në zakonet e fjetjes, si për shembull: vështirësia për te fjetur, zgjimi herët, ose fjetja e tejzgjatur
Të kenë ndryshim në mënyrën e ngrënies: hanë shumë dhe shtojnë peshë ose nuk hanë mirë dhe humbin peshë
Nuk kënaqen me aktivitete
Të humbin interesimin për marrëdhënie seksuale
Pinë më shumë se zakonisht cigare, alkool dhe përdorin droga të tjera
Kanë zvogëlim të energjisë (kanë ndjenjë të humbjes së energjisë)
Kanë ulje ose humbje të interesit në aktivitetet normale të përditshme
Kanë ndjenjën e të qenit të lodhur gjithmonë
Shkëputen nga të tjerët (vetizolohen), në vend që të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje
Kanë mendime të shkreta dhe pesimiste
Kanë ose kryejnë akte të vetëlëndimit apo vetëvrasjes

Llojet e depresionit
Depresion kryesor
Depresion Dypolar
Depresion Kronik (ose Dysthymia)
Depresion Sezonal
Depresion Psikotik
Depresion pas lindjes

Sëmundjet që shkaktojnë depresion
Infarkt zemre - 40-65 për qind depresionohen
Sëmundje zemre (pa infarkt) - 18-20 për qind depresionohen
Sëmundja e Parkinson – 40 për qind depresionohen
Sklerozë – 40 për qind depresionohen
Kancer – 25 për qind depresionohen
Diabet – 25 për qind depresionohen

G. Albania
 
Depresioni!!!

Perkatesisht femrat vuajnë më tepër se meshkujt nga depresioni. Sipas studimeve, rezulton se në të gjithë botën, në një moment femrat vuajnë rreth 3,2 për qind, ndërsa meshkujt me 1,9 për qind. Duke shtuar se 1 në 20 persona vuan nga depresioni në një moment, studjuesit shtojn se “ndikim kanë faktorët gjenetikë, por që nuk përjashtohen edhe faktorë të tjerë, si varfëria dhe mënyra e jetesës”.

Sa për qind e personave kanë predispozicion të shfaqin shenja të depresionit?

Depresioni është një sëmundje e zakonshme që, nëse lihet pa trajtuar e lë pacientin të vuajë, e bën familjen të vuajë, e bën shoqërinë të vuajë. Depresioni takohet në një moment të veçantë, tani p.sh thuhet që vuajnë 1,9 për qind e meshkujve dhe rreth 3,2 për qind e femrave. Por, nëse këtë prevalencë do ta shikojmë jo më në një moment të caktuar, por për një vit, do të shikojmë që prevalenca është më e madhe. Femrat vuajnë dy herë më shumë sesa meshkujt; kjo për arsyen e ndërtimit gjenetik, por jo vetëm për këtë, pasi një pjesë e meshkujve nuk diagnostikohen me depresion, sepse marrin alkool. Depresioni prek të gjithë njerëzit. Ai nuk ka dallim seksi, dallim kombësie etj. 25 për qind e vizitave që kryhen në sistemin parësor janë me çrregullime mendore dhe një pjesë e madhe e këtyre është me depresion, por mjerisht, vetëm gjysma e këtyre identifikohet me depresion. Ndërsa pjesa që nuk identifikohet shkon me ankesat sistematike, si “më dhemb shpina; më dhemb koka; kam pagjumësi”, dhe marrin mjekimet e papërshtatshme. Barra që ka shoqëria për t’i mjekuar këta rritet shumë, ashtu si edhe kostoja direkt (për trajtimin e tyre spitalor) apo indirekt. Mund të them se në SHBA çdo vit kostoja direkt dhe indirekt, prej 10 vjetësh, është 43 bilionë dollarë, ndërsa për Shqipërinë nuk e di sesa mund të jetë kjo kosto.

Cilat janë shenjat e shfaqjes së depresionit?

Depresioni manifestohet me katër karakteristika kryesore: humori është i pikëlluar (me një pikëllim që nuk është i zakonshëm ose transitor, por që është i zakonshëm, pas një traume, dështimi apo pas një sëmundje të zgjatur), por që vjen vetiu dhe që dëmton veprimtaritë funksionale të njeriut. Pra, siç thashë edhe në fillim, është gjendja e humorit, e cila shoqërohet edhe me një veprimtari intelektuale të reduktuar. Pra, ka një frenim psikomotor, ka një pakësim të koncentrimit të vëmendjes, ka një varfëri në mendime, nuk ka qartësinë dhe likuiditetin e mëparshëm, nuk ka veprimtarinë që ka pasur më përpara, ndihet i lodhur, i këputur, i pafuqishëm dhe që e gjithë kjo shoqërohet me ankesa trupore, me mangësi të oreksit, çrregullime të gjumit (ose i del gjumi gjatë natës, ose herët në mëngjes). Veçanërisht, mëngjesi është i frikshëm: i sëmuri e ndjen veten të lodhur dhe të paaftë për të përballuar punën që e pret gjatë ditës. Në vend që të thotë “Sa mirë, u gdhi një ditë e re” dhe ta fillojë ditën me vitalitet (duke bërë plane) thotë sesi do ta shtyjë këtë ditë. Nga ana tjetër, i sëmuri ka edhe zhvlerësim të fuqive të veta (intelektuale dhe fizike), e ndjen veten fajtor, e ndien veten të pazotin që të bëjë punët më të zakonshme, dhe pastaj i vjen keq dhe thotë: “Si u katandisa unë në këtë gjendje, i paaftë për të gëzuar fëmijët e mi, i paaftë për të marrë pjesë në problematikën që ka familja, i paaftë për të marrë pjesë në aktivitete të gëzueshme” etj., duke e çuar veten deri në vendime fatale për jetën e tij.

shkaqet që sjellin depresion te njeriu?

Shkaqet e depresionit janë kryesisht biologjike, psikologjike dhe sociale. Por, natyrisht që në radhë të parë janë biologjike. Pra, është provuar katërcipërisht se disa nga rajonet e trurit, veçanërisht rajoni frontal i trurit, sistemi limbik dhe talamusi vuajnë. Kjo manifestohet edhe me prishje të ekuilibrave biokimikë. Në këto raste kemi ulje të neuoromendiatorëve. Mjekimi me antidepresiv është shumë i suksesshëm. Pra, depresioni kryesisht nuk shkaktohet nga faktorë të jashtëm, por kryesisht nga faktori gjenetik. Por, pa harruar faktorin e jashtëm, pasi edhe ai ndikon. Këtu përfshihet varfëria, mënyra e jetesës, ndikon nëse personi është vetëm, nëse është i ve, kur merret me drogën apo alkoolin etj. Të gjitha këto janë predispozicion për të instaluar depresionin.

اfarë nuk është depresion?

Depresion nuk është gjendja e pikëlluar, normale dhe transitore që vjen mbas një humbjeje të njeriut të dashur, mbas një dështimi në dashuri, mbas një humbjeje në jetën private, mbas një katastrofe etj. Nëse kjo gjendje vazhdon mbi 6 muaj (si rregull nuk është i prerë), ne duhet të mendojmë se këtu është instaluar depresioni. Pra, jo çdo pikëllim apo hidhërim duhet ta konsiderojmë dhe t’i vëmë emrin depresion.
 
Depresioni: 5 menyra efektive per ta eleminuar

Hidherohemi kur ngelim ne provim, kur refuzohemi nga personi qe dashurojme, apo kur dikush shume i afert vdes.

Te jesh i vetmuar eshte pjese normale e jetes tone te perditshme. Hidherohemi kur ngelim ne provim, kur refuzohemi nga personi qe dashurojme, apo kur dikush shume i afert vdes. Depresioni mund te jete shume me fatal se sa thjesht vetem nje vetmi. Mund t’ju shkaktoje pasoja per tere jeten te cilat mund te shkaterrojne vete-vleresimin, shendetin dhe mireqenien ne pergjithesi.

Me poshte keni disa keshilla shume te mira per te pushtuar melankoline dhe per te arritur kenaqesine me te madhe nga aktivitetet e tua ditore.

1. Ekspozohu kundrej drites dhe drites se diellit

Mungesa e ekspozimit ndaj drites se diellit eshte pergjegjese per sekretimin e hormonit melatonin, i cili nxit nje gjendje lethargjike. Melatonin prodhohet vetem ne erresire. E ul temeperaturen e trupit dhe te ben te ndihesh i lodhur. Nese gjithnje je i mbyllur ne dhome me perde te mbylluara do te jete e veshtire per ty te ndalosh veten te mos rrish ne shtrat.

Kjo eshte arsyeja se pse shume njerez vuajne nga depresioni shume me teper ne dimer se sa ne stinet tjera. Eshte per shkakun se netet jane me te gjata.
Nese nuk ia del te dalesh jashte ne drite te diellit ti mund qe ta ndricosh dhomen me drita me te ndritshme. Ha dreke jashte zyres. Ec shpesh ne kembe ne vend qe te ngasesh makinen ne distanca te shkurta.

2. Bej dicka. Inspirohu

Ju keni gjasa me shume te kaloni cfaredo ndjenje te depresionit nese jeni shume i zene per ta vene re ate. Jeto nje jete te plote me aktivitete inspiruese. Bej gjerat qe do. Nese je “holle” nga parate ti mund te merresh me gjera tjera te thjeshta sikur ecje apo vrapim ne ndonje park apo vend te bukur, te merresh me ndonje sport, te lexosh ndonje liber, apo merru me nje aktivitet per te cilin ke pasion dhe deshiron ta besh.
Cakto nje qellim – nje qellim domethenes ne jeten tende. Sado e veshtire apo dekurajuese jeta mund te jete qendro i palekundur dhe ki besim te palekundur se je ne gjendje te besh cfaredo qe deshiron.

Me kete lloj qendrimi pozitiv ti do te arrish te largosh depresionin.

3. Merr pushim dhe pusho

Seriozisht e kam.
Degjo muzike qetesuese, ka me bollek e mos degjo ato qe te bejne ti presesh venat. Futu ne vaske te ngrohte – eshte shume e mire. Kerko nje shok apo shoqe qe te te beje masazh. Merr pushim nga ngarkesa e puneve qe ke dhe kalo nje dite duke u sorrollatur. Me fjale te tjera, kenaqu dhe bej ate qe te do zemra.

4. Ha mire dhe qendro i shendetshem

Perpiqu ti shmangesh ushqimeve me shume sheqer, kafeine dhe alkool. Sheqeri dhe kafeina mund te te japin nje moment te shkurte te energjise, por me vone te sjellin tension, ankth dhe problem te tjera te brendshme.

Alkooli eshte depresues. Shume njerez pine alkool per ti “harruar problemet.” Keshtu ata vec po e perkeqesojne gjendjen ne proces.

Aktiviteti i rregullt fizik eshte nje shkundes vital i depresionit per shkake se lejon qe trupi juaj te prodhoje me shume endorphins se sa prodhon normalisht pa aktivet fizik. Endorphins nganjehere ndryshe quhen “kemikalet e gezimit” per arsye se permbajne sasi stres-zvogeluse dhe stimuluese te gezimit.

5. Bej nje jete sociale

Rrethi i shokeve te tu jane per te dhene perkrahje morale. Te kalosh kohe dhe te merresh me aktivitete te dobishme se bashku me ta mund te te dhuroje nje ndjene shume te kenaqshme. Asgje nuk eshte me mire se te kesh perkrahje te forte nga shoket/shoqet.Kurre mos e nenvlereso fuqine e prekjes. A nuk ndjehemi mire kur dikush na rreh shpatullat dhe na jep fjale kurajoze gjate koheve me te veshtira dhe te liga? Perqafo dike sot.

Hyr ne gjera intime. Krijo lidhje te aferta me familjen dhe shoket. Dashuria dhe kujdesi i shprehur nga te tjeret mund te rrite sistemin imunitar tej mase dhe te te ndihmoje te zmbrapsesh semundjet. Me e mira e te gjithave eshte se do te jetosh nje jete me te sigurt dhe te lumtur.

Tjeter here kur te goditesh nga ato kujtimet qe te bejne te depresionuar mos harro se per gjithcka celesi i zgjidhjes se nje problemi gjendet brenda teje. Ti mundesh te zgjedhesh se si deshiron te ndihesh dhe me disa ndryshime ne jeten tende ti ndryshon gjithcka rreth vetes dhe depresioni behet pune e shkuar dhe e harruar.

•sherohu.com•
 
Titulli: Depresioni: 5 menyra efektive per ta eleminuar

Antidepresivët nuk reagojnë te shumë njerëz

Miliona njerëz nuk kanë nevojë të marrin barna kundër depresionit, sepse ato nuk veprojnë në trurin e tyre- tregon një studim i ri.Antidepresivët, që kanë për qëllim ngritjen e disponimit, nuk reagojnë te gjysma e pacientëve, pasi që në vend të ngritjes së nivelit të “substancave të hareshme” (si serotonina), te këto raste antidepresivët i ulin ato.
Shkencëtarët besojnë se ky studim do të ndihmojë që mjekët të kuptojnë më mirë, se cilëve pacientë t’u japin barna kundër depresionit, e cilëve jo.
Njëherit, ky mund të jetë hapi i parë i krijim të terapive të reja, të cilat do të kenë efekt më të madh te popullata e përgjithshme. /Telegrafi/
 
Depresioni: si ta njihni dhe ta luftoni

Disa këshilla për t’i thënë lamtumirë asaj velloje trishtimi dhe apatie që helmon jetën. Simptomat, efektet mbi jetën e përditshme dhe fytyrat e ndryshme të këtij fenomeni. Si të diagnostikohet dhe kurat për t’i thënë lamtumirë kësaj të zeze të madhe

Nëse të ndjerit keq dhe vetmia janë bërë pjesë e jetës së përditshme, apo fakti që nuk jeni kurrë në humor, këto mund të jenë pasoja të depresionit. Për këtë fenomen kemi dëgjuar të flitet shumë, por çfarë është në të vërtetë? Në parim bëhet fjalë për episode trishtimi dhe apatie, që ndikojnë shumë në jetën tonë të përditshme. Depresioni nuk është diçka që duhet nënvlerësuar, duke qenë se numri i rasteve të regjistruara vazhdon të rritet dhe ky fenomen është transformuar në një plagë të re të vendeve të industrializuara.
Simptomat

Personi që ka rënë në depresion shfaq një përkeqësim të humorit dhe humbje të interesit kundrejt jetës. Entuziazmi për aktivitetet që njëherë e një kohë i konsideronte të rëndësishme, është shuar. Personi në fjalë humbet shpresën se gjërat do të përmirësohen; mendimet i shkojnë shpesh te vdekja dhe vetëvrasja. Pushtohet nga një ndjenjë faji, asgjë nuk i duket e denjë për të jetuar. Gjithashtu vërehen ndryshime në oreks dhe si pasojë rënie nga pesha. Ka nga ata persona të cilëve oreksi u pakësohet, ndërsa të tjerëve që u ndërpritet menjëherë. Mund të verifikohen të vjella, diarre, pagjumësi, lodhje etj.
Efektet

Përballja me jetën e përditshme është tepër e lodhshme dhe e mërzitshme. Depresioni mund të ndikojë në punë, në kohën e lirë, por edhe në raportet me personat që i rrethojnë këta njerëz të depresionuar. Rrezikohet përqendrimi dhe aftësia për të marrë vendime, humbet interesi për aktivitetet e ndryshme që një herë e një kohë konsideroheshin argëtuese, përfshi këtu edhe seksin.
“Fytyrat” e ndryshme të vetë shpirtit

Depresioni sezonal lidhet me ndryshimet e kohës. Përmirësohet në verë dhe përkeqësohet në dimër, kur ditët janë më të shkurtra. Rreth 3 për qind e popullsisë në Amerikë vuan nga ky shqetësim dhe këta persona jetojnë kryesisht në Veri. Depresioni pas lindjes shfaqet kryesisht pas sjelljes në jetë të një fëmije dhe prek tri në katër nëna, por në 12 për qind të rasteve sëmundja bëhet akute. Depresioni nuk shfaqet vetëm te të rriturit, ai prek edhe fëmijët, duke ndikuar në aftësinë e tyre për të luajtur dhe për të krijuar miqësi me bashkëmoshatarët. ثshtë shumë i ngjashëm me depresionin që prek të rriturit dhe nëse nuk kurohet, mund t’i shtyjë të vegjlit deri në vetëvrasje.
Si ta kuptojmë

Depresioni nuk mund të diagnostikohet përmes analizave, siç ndodh me sëmundjet e tjera. Metoda e vetme për të pasur një diagnozë të saktë është konsultimi me një mjek, dëgjimi me kujdes dhe shpjegimi i simptomave për pacientët e tjerë, si dhe të informoheni për përdorimin e barnave qetësuese. Duke folur me një specialist, ai mund të verifikojë gradën e depresionit dhe t’iu këshillojë të merrni barnat e duhura që ju nevojiten për trajtimin e kësaj sëmundjeje.
Kurat

Barnat antidepresive veprojnë duke rritur nivelin e serotoninës, një hormon i prodhuar nga truri, i cili rregullon humorin. Antidepresivi më i njohur është “Prozac”-u, por ekzistojnë dhjetëra të ngjashëm. Zakonisht njerëzit janë shumë neglizhentë ndaj efekteve anësore që sjell ky bar, duke shkaktuar probleme në stomak, dhimbje koke, pagjumësi, probleme të cilat lidhen me seksin. Ideale do të ishte t’u bashkëngjisnit barnave edhe një terapi. Vetëm terapia mund të ndikojë në kurimin e një depresioni të moderuar: ekzistojnë lloje të ndryshme. Terapia që ka lidhje me sjelljen, një nga psikoterapitë më të përhapura, e ndihmon pacientin të adaptojë sjellje të reja për të reaguar ndaj sëmundjes. “Terapia ndërpersonale” fokusohet te marrëdhëniet ndërpersonale që dëmtojnë humorin. Sipas rasteve, mund të jenë të mjaftueshme disa muaj terapi. Për personat që janë rezistentë ndaj kurave farmakologjike, është vënë në përdorim një elektrodë me elektrostimulator për stimulimin e nervit të dëmtuar. Kjo terapi është pak a shumë si “pacemaker” për trurin. Pavarësisht se personi është në gjendje impotence dhe dëshpërimi, duhet ta dini se mbi 80 për qind e personave të prekur shërohen falë barnave, bashkëbisedimeve ose kombinimit të të dyjave.
Luftojeni kështu!

Përveç terapisë dhe barnave, edhe aktiviteti fizik mund të jetë i vlefshëm për të luftuar një gjendje depresive të moderuar. Duke ecur çlirohet endorfina, që rregullon humorin. Nuk ka rëndësi se ç’lloj aktiviteti fizik kryeni: mund të bëni çdo ditë tridhjetë minuta not, vrap, palestër ose vallëzim. Fototerapia konsiston në një banjë me drita të kuqe. Edhe kafshët shtëpiake kanë ndikim pozitiv mbi humorin, duke ju falur dashuri pa kushte, pasi këtë gjë ushqejnë ndaj zotëve të tyre. Kjo e fundit quhet “pet theraphy”. Depresioni sjell gjithmonë izolim, prandaj është shumë e rëndësishme të krijoni një rrjet kontaktesh, për shembull një grup miqsh që ju mbështesin psikologjikisht, të cilët janë zakonisht edhe familjarë. Nëse jeni tipa të mbyllur dhe e keni të vështirë të flisni me njerëz të tjerë, mund të ndiqni ndonjë kurs, duke filluar nga ai i gjimnastikës, apo te gjuhët e huaja, gjë që ju ndihmon të jeni në kontakt me botën e jashtme.
shqip
 
Titulli: Depresioni: 5 menyra efektive per ta eleminuar

po ti si i kalon periudhat depresive te jetes ?
 
Titulli: Depresioni

Semundja e shekullit kjo eshte ..........''depresioni''

Ajo qe njerzve sot u mungon eshte qetesia shpirterore ....
 
Titulli: Depresioni

njerezit ne shqiperi duhet te praktikojne arte marcjale qe te jene me te qete....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top