Depresioni dhe kriza ekonomike

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kolaps. Depresion. Panik. Këto fjalë duket se përshkruajnë ekzaktësisht krizën financiare globale dhe efektin e krizës në psikikën njerëzore.
Sigurisht, është shumë shpejt të matim pasojat e vërteta psikiatrike të shpartallimit ekonomik; do duhet ca kohë deri sa epidemiologët të mund të thonë nëse depresioni dhe vetëvrasjet janë në rritje.
Por nuk ka dyshim se kriza po lë gjurmën e saj tek individët, veçanërisht tek meshkujt.
Një pacient, një analist fondesh, erdhi tek unë së fundmi në një gjende të rënduar ankthi. "ثshtë keq por mund të bëhet më keq", mbaj mend se më tha. Ankthi ishte i pritshëm dhe jo i pavend: ai kishte humbur asete të tijat dhe të të tjerëve, e ashtu si ne të tjerët s'ia kishte idenë se si do mbyllej kjo histori. Unë do të shqetësohesha nëse ai s'do ishte kapluar nga ankthi.
Me kalimin e javëve, me ndihmën e një mjekimi kundër ankthit, paniku i tij sikur u qetua teksa ai kuptoi se kishte gjasa të mbijetonte ekonomikisht. Por më pas, ndodhi diçka krejt tjetër. Ai vjen sërish tek unë një ditë në një gjendje mjaft të rënë shpirtërore. "Ia hodha ankthit, por tashmë më duket vetja i paaftë". Ai ishte një person me vetëbesim të theksuar dhe i cili shihej nga kolegët e tij si një optimist i pandreqshëm.
Ai s'vuante nga depresioni klinik: gjumin, oreksin dhe aftësinë për të shijuar kohën e lirë pas pune i kishte të pandryshueshme. Kjo e bënte gjithë situatën të ndërlikuar.
Problemi ishte se sensi i tij i suksesit dhe arritjes ishte i lidhur ngushtë me statusin e tij financiare; ai nuk dinte si të ndihej i zoti apo mirë pa këtë anë që maste vlerat e tij.
Ai s'ishte i vetmi në këtë gjendje. Këto muajt e fundit, unë kam parë një grup pacientësh, të gjithë meshkuj, të cilët kanë pësuar një rënie të ndjeshme të vetëvlerësimit, edhe pse asnjëri prej tyre s'ishte në depresion klinik.
Një pacient tjetër e përmblodhi në një fjali: "Unë kam qenë dikur tipi i pamposhtur dhe i suksesshëm, por kjo krizë më ka thyer në mes".
Unë kam shumë paciente femra, të cilat punojnë në nivele të larta të financës, por asnjë prej tyre s'ka pasur këtë lloj reaksioni psikologjik. Nuk mund të pretendoj se ky është një sondazh shkencor, por vras mendjen nëse meshkujt janë më të prirur se femrat të reagojnë në këtë mënyrë. Me rrezikun e shkëmbimit të stereotipeve gjinore, a varen meshkujt në mënyrë disproporcionale më shumë në punën e tyre për të rritur vetëvlerësimin sesa femrat? Apo thjesht janë më të dobët përballë plagosjes së paevitueshme narcisizte që vjen si pasojë e performimit të dobët apo humbjes së punës?
Një pacient tjetër ishte në mëdyshje, jo nga ankthi që i shkaktonte tregu, por nga mungesa e plotë e vetëbesimit. Ai kishte pasur gjithnjë intuitë të fortë për financën. Por me kolapsin e tregut, ai vinte në pikëpyetje njohuritë dhe aftësitë e tij.
Secili prej këtyre pacientëve përjetoi një humbje të menjëhershme të dijes së të qenit në kontroll prej krizës ekonomike dhe nuk mund të maste suksesin apo dështimin pa të vetmin nivelues që ata njihnin: përfitimin financiar.
Sfida e ruajtjes së vetëvlerësimit pa shpërblim është tmerruese. Mundësitë janë që nëse nuk e vini veten në dyshim apo ndiheni mirë dhe përballë dështimeve, ju ose keni fituar lotarinë ose keni probleme serioze me tolerancën e lajmeve të këqija.
Sigurisht, marrëdhënia ndërmjet vetëvlerësimit dhe arritjes mund të qarkullojë. Disa thonë se mënyra më e mirë për të ndërtuar vetëvlerësimin e nevojshëm është t'u thuhet njerëzve gjithë kohës se sa të mirë, të zgjuar e të talentuar janë.
Kjo ka mundësi të mos jetë ide dhe aq e mirë nëse mendoni se vetëvlerësimi dhe shpërblimi duhet të jenë rezultat i arritjeve tuaja; ju ndiheni mirë me veten, pjesërisht sepse keni bërë diçka të mirë. Nga ana tjetër është e vështirë të imagjinosh njerëzit që ndërmarrin hapat e parë pa pasur disa nocione bazë të vetëbesimit.
Në "Wall Street" gjithsesi, batica në rritje ngre shumë varka dhe anasjelltas, çka do të thotë se ka shumë njerëz që kanë sukses ose dështojnë, për shkak të meritave apo gabimeve të tyre.
Ky vëzhgim mund të lehtësojë idenë e përgjegjësisë personale për krizën ekonomike, por nuk ishte dhe aq ngushëllues për pacientët e mi. Unë mendoj se kjo ndodh sepse për shumë prej tyre, zgjerimi i mëparshëm i tregut u jepte ndjesinë e fuqisë, së bashku me diçka më të fortë se droga: drithërimin.
Truri njerëzor pajtohet në mënyrë automatike me shpërblime të tilla si paratë dhe droga. Rezulton se mënyra si jepet një shpërblim ka një impakt të madh në forcën e trurit. Rezultatet e papritura prodhojnë më shumë sinjale në qarkun e trurit se ato të pritshmet. Reaksioni juaj ndaj situatave që janë të mira ose më të këqija se ç'pritet është përgjithësisht më i fortë se ndaj atyre që mund të parashikohen.
Në një kuptim, bursa është si një kazino e madhe kumari, kur shpërblimi mund të jetë spektakolar, por gjithnjë i paparashikueshëm. Për shumë vetë, tundimi për të investuar është ngazëllimi i shpërblimit të pasigurt. Tashmë që ngazëllimi s'është më, vendin e tij e ka zënë ankthi dhe frika.
Pacientët e mi kanë humbur më shumë se paratë në treg. Përveç ngutjes dhe ngazëllimit, ato kanë humbur kuptimin e aftësisë dhe suksesit. Të paktën përkohësisht: Unë nuk kam dyshim se, ashtu si ekonomia ato do e marrin veten. Por është një kujtesë e faktit sesa delikat mund të jetë vetëbesimi.
 
Titulli: Depresioni dhe kriza ekonomike

10 krizat financiare që tronditën botën
1973: Kriza e naftës
Në mes të luftës së tetorit ndërmjet Sirisë e Egjiptit kundër Izraelit, “OPEC” përdori naftën si një armë me “Embargon Arabe të Naftës” ndaj gjithë atyre që mbështetën Izraelin. اmimet e naftës së papërpunuar u rritën, ndërkohë që prodhimi i saj u ndërpre sidomos ndaj SHBA dhe Holandës. Embargoja zgjati vetëm pesë muaj, por efektet e saj vazhdojnë dhe në ditët e sotme: shtetet anëtare të “OPEC” arritën një nivel mirëqenieje që të paparë ndonjëherë: në gjashtë javë aksionet në “NYSE” (Bursa e Nju Jorkut” humbën 97 miliardë dollarë në vlerë dhe SHBA futi në fuqi limitin e shpejtësisë për të kursyer naftën.
1929: E marta e zezë
më 29 tetor 1929, 10 miliardë dollarë (rreth 95 miliardë dollarë sot) u kthyen në pluhur. Në vitet paraardhëse të krizës, tregu i bursës “The Dow” po kthente në milionerë njerëz pafund. Ky lloj tregu u kthye në hobi për shumë investitorë injorantë, të cilët nuk dinin asgjë se si funksiononte tregu i bursës, por prapëseprapë ata vazhdonin të hidhnin lekët e tyre në rezervat e kompanive për të cilat nuk dinin asgjë. Kur qeveria hyri në lojë në përpjekje për të qetësuar gjërat duke rritur shkallën e interesit, lindi gjendja e panikut. Investitorët u përpoqën të tërheqin rezervat e tyre dhe fatkeqësisht edhe bankat kishin investuar në bursë. Kjo shkaktoi “Depresionin e Madh” që u pasua nga gjithë bota.
1997: Krizat financiare të Azisë Lindore
E ashtuquajtura “mrekullia ekonomike aziatike” rezultoi shkatërrimtare në korrik të vitit 1997, kur investitorët bënë atë që dinë të bëjnë më mirë: humbën sigurinë tek bursa. Kursi i lartë i prodhimeve i bëri tregjet aziatike tërheqëse, por kur SHBA uli normat e interesit, tregjet aziatike filluan të jenë në rrezik. Si pasojë ndodhi efekti domino duke filluar në Tailandë, për të përparuar në Filipine, Hong Kong, Indonezi, Malajzi dhe si pasojë duke shkaktuar kriza globale. Tregjet aziatike që ishin përballur me një prosperitet të rrallë deri atëherë pësuan humbje të mëdha.
1998: Krizat financiare ruse
Korrupsioni, mungesa e reformave efektive ekonomike, rënia e vlerës së rublës dhe mungesa e stabilitetit politik bënë që Rusia të përballej me kriza masive financiare. Si pasojë, duke qenë eksportuese e një të tretës së naftës dhe gazit natyror të botës, Rusia u godit akoma më shumë kur këto çmime ranë. Kur investitorët e huaj tërhoqën paratë e tyre nga vendi, bankat u dëmtuan një shkallë jashtëzakonisht të madhe. Krizat kapluan dhe vende si Ukraina dhe Republika اeke duke prekur direkt tregun e bursës “The Dow” që përjetoi një prej uljeve më të mëdha të pikëve në histori.
1987: E hëna e zezë
Pse e hëna e 19 tetorit 1987? Pse një shkatërrim masiv i tregut të bursës? Si u zhdukën në hiç 500 miliardë dollarë nga NYSE (Bursa e Nju Jorkut). Edhe pas shumë vitesh nuk ka një përgjigje të saktë, dhe pjesërisht sepse nuk kishte pothuajse fare shenja që të paralajmëronin atë që do të ndodhte. Cilado të ketë qenë arsyeja, tregjet botërore u tronditën rëndë. Në fund të tetorit të vitit 1987, tregu australian ra 41.8 përqind, i Kanadasë 22.5 përqind, i Britanisë së Madhe 26.4 përqind. Një teori e përgjithshme ia atribuon këtë shkatërrim një programit të tregtisë së menjëhershme dhe influencës në rritje të kompjuterëve në “Wall Street”.
1982: Kriza “Souk Al-Manakh”
Tregu i bursës së Kuvajtit “Soul Al-Manakh” ishte një treg alternativ dhe jo krejtësisht i ligjshëm, veçanërisht në krahasim me tregun e bursës zyrtar të vendit. Sidoqoftë, shumë investitorë të rinj nuk kishin shumë akses në tregun zyrtar ndaj filluan të investojnë në “Souk Al-Manakh”. Aksionet kryheshin me çeqe të dala jashtë përdorimit dhe ky akt krijoi një kështjellë rëre që shumë shpejt u përmbys. Mijëra investitorë kishin çeqe të dala jashtë përdorimit dhe shuma e atyre arrinte në rreth 94 miliardë dollarë. E vërteta është se paratë ishin kthyer në fantazmë dhe vetëm dy banka i mbijetuan këtij shkatërrimi.
1912-’24: Superinflacioni gjerman
Në vitin 1914 shkalla e këmbimit të dollarit amerikan me markën gjermane ishte 1 me 4. Në vitin 1923 shkalla e këmbimit kishte dalë aq shumë jashtë kontrollit saqë një dollar amerikan këmbehej me 1 trilionë marka. Ideja e aq shumë parave nëpër duar duket e këndshme, por jo kur me to nuk blen dot as një bukë. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore Gjermanisë iu kërkua dëmshpërblim material për koston e luftës. Si pasojë valuta vendase humbi vlerën. Atëherë Gjermania vazhdoi të shtypë para deri sa u prodhuan një mijë miliardë marka. Superinflacioni mbaroi, por jo para se t’u shkaktonte dëme e hidhërim një gjenerate të tërë gjermane.
1999: Kriza ekonomike e Argjentinës
Viti 1980 ishte shumë i vështirë për Argjentinën: diktatura ushtarake, rënia ekonomike dhe inflacioni masiv. Borxhi i vendit u rrit gjatë gjithë viteve ’90 dhe duke i shtuar këtu dhe korrupsionin vendi u përball me një rënie të pashmangshme në vitin 1999. Investitorët humbën besimin dhe largimi i tyre drastik e detyroi qeverinë që të ngrinte llogaritë bankare për një vit rresht duke lejuar vetëm tërheqje të vogla. Demonstratat u pasuan nga protesta të dhunshme, të cilat shkaktuan rënien e qeverisë së Fernando de la Rua.
1994: Gabimi i dhjetorit
“Gabimi i dhjetorit” buron nga nevoja urgjente e qeverisë meksikane për të korrigjuar disa gabime monumentale të lëna pas nga administrata që kishte lënë postin. Viti që çoi në “gabimin” ishte aq i turbullt sa mjaftonte për të trembur çdo investitor të mundshëm. Bëhej fjalë për shpërthime rebelësh në Ciapas, zëra për korruptimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe disa vrasje politike. Administrata e presidentit Ernesto Zedillo nuk gjeti zgjidhje tjetër përveç se të zhvlerësonte peson. Kjo lëvizje shkaktoi që paratë të dilnin aq shpejt jashtë vendit duke tronditur edhe vetë qeverinë.
Paniku i vitit 1907
“Paniku i vitit 1907” erdhi si pasojë e faktorëve të zakonshëm: ekspansioni i tepërt dhe arsyetimi i dobët. Tregu i bursës u rrënua në mars dhe një rënie tjetër që pasoi në tetor bëri që Banka Kombëtare e Amerikës së Veriut të falimentonte. Departamenti Amerikan i Thesarit u përpoq të dilte nga situata me paratë federale dhe me një riorganizmi krijues financiar. Tregu arriti të stabilizohej në shkurt të vitit 1908 dhe në maj, Kongresi kaloi aktin “Aldrich-Vreeland”, i cili themeloi Komisionin Federal Monetar.
Marrë nga “The New York Times”
 
Titulli: Depresioni dhe kriza ekonomike

Kjo tema me solli ndermend nje dokumentar qe pashe para disa muajsh mbi pasojat qe solli lufta e pare boterore ne mendjen e ushtareve.

Ata te tmerruar nga zhurma e bombave, nga vdekja masive e miqve te tyre ishin bere te cmendur.
Problemet e tyre psiqike reflektoheshin dhe ne trup, pasi ata dridheshin gjithe kohes, muskujt ishin te imobilizuar, nuk rrinin dot ne kembe, dhe sa here degjonin zhurmen e bombes fsheheshin.
Keto dokumentare gjenden tek siti i BBC!

Megjithate, gjithe keto fjale per te thene qe kriza sjell probleme te medha ne psiken humane, dhe per ta sheruar nuk sherbejne shume fjalet e medhaja se sa situatat me te frikshme nga ato qe shkaktuan depresjonin.
Mbaj mend gjithmone nga ky dokumentar, qe per ti bere te leviznin keta te semuret, u perdoren disa tela korrenti te cilet shkaktonin tek ta frike te madhe, ne kete menyre ata detyroheshin dhe clironin muskujt vete nga frika!

Pra keto jane te gjitha semundje psikosomatike!
 
Titulli: Depresioni dhe kriza ekonomike

Ke harruar te permendesh krizen e vite 29'-31',ajo la deme te pariparueshme te ekonomise boterore!
 
Titulli: Depresioni dhe kriza ekonomike

E lexova te gjithe kete artikullin, vertet shum interesante. Per tu ven re se sa e brishte eshte vet-kenaqesia e nje njeriu dhe se sa shpejt mund te thyhet ajo kur ndryshojn konditat ambientale qe dikur, me nje bindje miope, mendohej se mund te kontrolloheshin. Gjithsesi vura re nje kundershtim ne terme.

Nuk jam dakorte me kte pjesen: "Secili prej këtyre pacientëve përjetoi një humbje të menjëhershme të dijes së të qenit në kontroll prej krizës ekonomike dhe nuk mund të maste suksesin apo dështimin pa të vetmin nivelues që ata njihnin: përfitimin financiar."

Personat qe ndodhen ne ate shkalle te vet-arritjes rralle here e masin suksesin e tyre thjesht me perfitimin financiar. Sic thot edhe vete zoteria qe ka shkruar kete artikull, te tjere jan indikatoret qe kta persona marin parasysh. Prestigji pershembull, njohuria dhe vleresimi qe te tjeret kan per ta, realizimi i metejshme, poste me te larta sikur edhe me te njejten rroge por me me shume hapesire dhe liri veprimi, me mundesi te gjere per te shfaqur kreativitetin e tyre, te pasurit qe karriere brilante, etj etj etj... Kjo mund te shpjegohet shume mire nepermjete Teoris se Nevoja te McClelland ose akoma me thjesht, duke pasur dhe nje suport viziv, me piramiden e Maslow.
 
Titulli: Depresioni dhe kriza ekonomike

E sakte teoria e Maslow! Ne fakt vetem teori mbetet kjo e shkrete!
Faqe librash te mesuara ne universitet sa mire dhe sa shume gjera e presin personin kur ngjit shkallet (e piramides ne kete rast)!

A thua qe kur arrin majen e piramides njeriu kalon ne depresjon sepse nuk mund te vere me tutje? Pra eshte i detyruar te ndaloje apo ti vere frenen ambicjes se tij!
Nje teori tjeter thote: "Po ndalove je i humbur"

E mira nuk ka fund! Ndaj dhe personat sa me larte te shkojne, aq me sensibel ndaj vuajtjes behen ne krahasim me te tjeret qe jane baza e piramides!
 
Titulli: Depresioni dhe kriza ekonomike

Nuk e di perse ke cituar Maslow te cilin un e solla thjesht per te shpjeguar pjesen ku nuk isha dakorte me artikullin, sepse per cfare e ke cituar ti, nuk ka lidhje fare. Kjo teori perdoret per te kuptuar arsyet motivacionale, jo lidhjet psikologjike me brishtesin ndaj humbjes. Apo doje te thoje dicka te zgjuar ti?? MOs e vrit mendjen, se ja arrite. :lol:
 
Titulli: Depresioni dhe kriza ekonomike

Nuk e di perse ke cituar Maslow te cilin un e solla thjesht per te shpjeguar pjesen ku nuk isha dakorte me artikullin, sepse per cfare e ke cituar ti, nuk ka lidhje fare. Kjo teori perdoret per te kuptuar arsyet motivacionale, jo lidhjet psikologjike me brishtesin ndaj humbjes. Apo doje te thoje dicka te zgjuar ti?? MOs e vrit mendjen, se ja arrite. :lol:


Jo thjesht me lindi nje pyetje..
Dhe merre qete moj Fiore, se diskutimi per fat te mire mund te shperhapet si te duash jo per te qene "te zgjuar" por thjesht per te zgjeruar horizonte te ndryshme!
 
Titulli: Depresioni dhe kriza ekonomike

Ke harruar te permendesh krizen e vite 29'-31',ajo la deme te pariparueshme te ekonomise boterore!


Ti thua per "Great Depression"? Aty lart ne list eshte... Se dija qe kishte kaq shume kriza te tjera te cilat Amerika nuk i permend. Amerika permend vetem Great Depression, dhe lidh gjendjen e tanishme me ate.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top