Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Deportimi dhe procedurat për heqjen e emrit nga lista e zezë

  • Nga WxP
  • Start date Start date
  • - Bashkëatdhetarët nëpër botë
APELASI (Deportimi) dhe procedurat për heqjen e emrit nga “lista e zezë”

20160330110620_art.jpg
Një ndër problemet kryesore që emigrantët mundohen ende të zgjidhin është “Apelasi” (deportimi), pra largimi i detyruar nga shteti grek apo çdo shtet tjetër që e kanë marrë.

Zyra jonë merret me çështje të tilla dhe trajton jo vetëm “apelasin” e dhënë nga shteti grek, por mund të bëjë aplikimin për heqjen e deportimit nga çdo shtet tjetër, në rast se emigranti ka patur dokumenta në Greqi.

Zyra jonë përpiqet që të gjithë emigrantët në fund të jenë të shkarkuar nga penaliteti, të lirë dhe pa apelasi.

Ekzistojnë dy lloj apelasi-sh, domethënë janë dy arsyet për të cilet vendoset deportimi i një shtetasi të huaj.

1-Dëbimi administrativ (diikitiki apelasi)

2-Dëbimi gjyqësor (dikastiki apelasi)



1.DثBIMI ADMINISTRATIV

Një emigrant mund të dënohet me dëbim administrativ (diikitiki apelasi), në rast se kapet në Greqi apo në çdo shtet, pa dokumenta qëndrimi. Nëse nuk jeni në mënyrë të ligjshme në një shtet, atëherë mund të dënoheni me “apelasi”.

Dënimi zgjat deri në 5 (pesë) vjet, duke mos ju lejuar që të hyni dhe të jetoni në shtetin përkatës.



SI MUND Tث HIQET APELASI

Në rastet që apelasi është marrë nga SHTETI GREK për arsye dokumentash, ja si mund të veprojmë për ta hequr:

Pasi të kenë kaluar 5 vjet, me mbarimin e afatit të apelasit, duhet që të mos keni probleme të tjera me shtetin grek, të bëni një kërkesë për heqjen e emrit tuaj nga lista e personave të padëshirueshëm (“Lista e zezë”) e shtetit grek.

Por ka mundësi që heqja e “apelasit” të kërkohet edhe pasi të ketë kaluar vetëm një vit, për arsye familjare apo arsye të tjera.

Duke u drejtuar në zyrën tonë, ne mund të merremi me procedurat dhe të bëjmë një kërkesë në emrin tuaj për heqjen e apelasit dhe brenda dy muajsh do të marrim përgjigje.

Në rast se “apelasi” është marrë nga një shtet i ZONثS SHENGEN, për arsye dokumentash, ja se si veprohet për ta hequr:

Nëse emigranti ka qenë prej vitesh me dokumenta në Greqi, atëherë mund të vijë në shtetin grek dhe të bëjmë kërkesë për heqjen e apelasit. اdo dokument që mund të jetë i nevojshëm nga shteti grek dhe shteti shqiptar, avokati do të marrë përsipër që t’i ketë në dispozicionin tonë dhe më pas do të fillojmë procedurat. Të gjitha dokumentet duhet të jenë me vulën Apostile dhe përkthyer në gjuhën e shtetit të Shengenit që ka vendosur apelasin. Përkthimin e bëjmë ne në shtetin grek.

Avokati grek bashkëpunon me shtetin përkatës për çdo detaj dhe për të arritur qëllimin, për heqjen e apelasit dhe për heqjen e emrit nga lista kombëtare e personave të padëshirueshëm SIS.

Të gjitha veprimet zgjasin deri sa të dalë përgjigjja.



2.DثBIMI GJYQثSOR

Kur emigranti ka dëbim penal, që në shumicën e rasteve kanë kryer dënim me burg, shteti grek, pasi emigranti të ketë përfunduar dënimin, ka të drejtë të vendosë kundër tij edhe masën e dëbimit. Kjo ndodh në të gjitha rastet kur dikush vepron kundër ligjeve të shtetit dhe apelasi që jepet shkon deri në 10 (dhjetë) vjet.

Pasi të kenë kaluar 3 (tre) vjet nga momenti që keni mbaruar dënimin, mundet-edhe sikur të jeni në Shqipëri-, të kontaktoni me avokatin në Greqi dhe ai të merret me procedurën e heqjes së apelasit.



NثSE I DثNUARI ثSHTث I MARTUAR ME SHTETAS/E GREKE, KA NDONJث NDRYSHIM?

Në rast se i dënuari është martuar me shtetas/e grek/e, pasi të ketë kryer dënimin që i është dhënë nga shteti grek, mund të drejtohet te një avokat dhe të fillojnë procedurat për heqjen e apelasit. Gjithashtu edhe për të hequr emrin nga “lista e zezë”. Këtë mund ta bëjnë qoftë edhe një ditë pasi kanë dalë nga burgu.



NثSE NUK PRANOHET KثRKESA PثR HEQJEN E APELASIT?

Në rastet që kërkesa refuzohet, si një rastin e parë (dëbim administrativ) edhe në rastin e dytë (dëbim gjyqësor), mund të bëni sërish kërkesë, pas një viti.

Burimi: tribuna-news

 
Greqia aplikon rregullat dhe procedurat e shengen te cilat jane shume te forta per individet qe i shkelin ato.
 
Ja ke fut kot fare , 3 debime administrative une 5 vjet expuls .
Qe vitin e pare e hoqa , kalova malin ne kembe per Greece mora avokat , pagova 900 euro , edhe jam ktu ku jam . Bla bla kot asgje nk dini .
 
Ne fakt Greqia aplikon "apelasi/expuls" pak ndryshe me europen. Shumica e expulseve jane per motive administrative qe i bie mungese dokumentash per territorin grek, dhe aty zakonisht aplikohet nje expuls lokal me shume se zone schenghen. E them kte se cuditerisht para ca vitesh kur jetoja ne Itali nje i aferm i imi, kishte expuls 5vjecar ne Greqi, dhe kur vinte te une nuk i dilte fare, ama ka provuar disa here te hyje ne territorin grek por eshte kthyer pas.
Kur eshte ceshtje apelasi ta quajme keshtu, per motive penale, atehere pothuajse te gjitha ndeshkimet jane UE, dmth ne te gjithe territorin Schenghen.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back