Dënon veten me vdekje, për dashurinë

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Një vajzë amerikane vendosi të vdiste duke mos ngrënë për dy muaj me radhë, në mënyrë që i dashuri i saj të vazhdonte jetën e tij, pasi ajo kishte mbetur në karrige me rrota.
Historia e dhimbshme i përket një 24-vjeçareje nga Nju Xhersi, e quajtur Christina Symanski.
Pas një lidhje të mëparshme të dështuar, ajo u njoh me një djalë, me të cilin kaloi ato që në letrën e lamtumirës i konsideronte si “çastet më të lumtura të jetës së saj”.
Megjithatë, gjithçka ndryshoi përgjithmonë në 4 korrik 2005, kur gjatë një mbrëmje të kaluar së bashku me të dashurin e gjashtë muajve dhe disa miq, ajo vendosi të zhytej në pishinën e shtëpisë së shokëve të saj.
Pa ditur thellësinë, e reja u hodh me kokë, por duke qenë se pishina ishte shumë e cekët, pësoi dëmtime të parikuperueshme në shtyllën kurrizore, të cilat e lanë për të gjithë jetën në një karrige me rrota.
Sidoqoftë, i dashuri i saj, Jimmy Morganti, nuk u shkëput më kurrë dhe në gjashtë vitet e ardhshme, i qëndroi gjatë të gjithë kohës në krah, duke vazhduar të ishte thellësisht i dashuruar, pavarësisht lutjeve të saj për ta lënë të vetme në vuajtjen e saj.
”Nuk mund ta përballoj dot më këtë situatë. E di që nuk kam më asnjë shpresë që të ec dhe vetëm përkeqësohem. Duhet të jetoj me ilaçe dhe s’mund të bëj asgjë pa ndihmën e të tjerëve. Ky është një ferr, të cilin nuk duhet ta ndaj me asnjeri. Jimmy duhet të shkëputet dhe të bëjë jetën e tij, edhe nëse kjo do të kërkojë që unë t’i jap fund jetës sime”.
Kjo ishte një pjesë nga letra e lamtumirës, e vajzës që u shua në moshën 31-vjeçare.
E larguar nga Jimmy me preteksin për të qëndruar pranë nënës së saj disa kohë, Christina dënoi veten me uri dhe ishte në gjendje të fshehte trupin e saj të drobitur në vizitat e përditshme të të dashurit të saj.
Zemra e saj pushoi dy muaj, pasi hëngri ushqimin e saj të preferuar, në dhjetor 2011.
 
Attachments

  • denoi-veten-me-vdekje-300x259.jpg
    denoi-veten-me-vdekje-300x259.jpg
    25.5 KB · Shikime: 1
Pe: Dënon veten me vdekje, për dashurinë

Nje djale tek puna ku punoj une,kishte ndenjur 5 dite pa ngrene buke.Sepse e kish lene e dashura greke per 14 shkurtin.
Te mjeret ne cfare nuk po na degjojne veshet ..
 
Pe: Dënon veten me vdekje, për dashurinë

Sa histori e bukur...Me pelqen pergjegjshmeria dhe veprimi i ketij mashkulli,por edhe e kuptoj dashurine ''altruiste'' deri diku te kesaj goces...Ajo ndoshta eshte ndjere se do ja shkaterroje jeten ketij cunit,apo mos ndoshta e do per meshire ai...Jane te rralla keta gjera,sic ishte rasti i tij cunit pa kembe pa duar dhe rasti i kesaj goces...Kjo verteton se njeriu nuk vlen nga pamja e siperfaqja qe shohim,por ka vlera morale e fisnike ne brendesi...Me shume eshte sfide e jetes e gjithe kjo qe ka ndodh,por kjo nuk paska ditur ta drejtoje dhe e ka ''rrembyer'' deshperimi...Jeta e tille eshte,nese dorezohesh para se te dorezohet ajo,ke humbur...Nese e sfidon dhe lufton drejt saj ke fituar,edhe nese nuk del sic do edhe nese peson disfate,ne fund te fundit ke fituar,sepse ke JETUAR...Me vjen keq,pasi ne foton duken cift i lezetshem...
 
E kam lexuar dje..dhe nuk e postova se ne te njeten kohe me shkaktoi dhimbje por dhe inate kjo histori,,dhe me acaroi,..
Eshte e patolerueshme te marrim jeten tone,per asnjelloj arsyje ne bote,absulutishte e pajystifikueshme ne kete raste.
Njeriu ka lindur per te jetuar dhe mbijetuar,..gjdo prove dhe gjdo veshtersie,

Titulli: Dënon veten me vdekje, për dashurinë

Kur flasin disa per vlera morale dhe fisnike,,mua serjozisht me vjen te vjell:blle

sa per temen,,,me vjen keq dhe i uroj shpirtin ne drite,,tashi pasi ajo ka vdekur mund te shkruajn njerzit romane dhe ta pershkruajn si te duan!
un mendoj se me shum se per dashurine,,ajo ka vendosur te vdes per ti dhen fund vuajtjes se saj.
 
Pe: Dënon veten me vdekje, për dashurinë

Me vetedije apo pavetdije djali i ka shkaktuar vdekjen e parakohshme vajzes, eshte nje masa ekstreme qe merret per vendime ekstreme, dhe dikush do mbaje pergjegjesi, per mbytjen, per stresin, per depresionin dhe per shkaterrimin moral te kesaj vajze te gjore qe edhe pse ishte e dashuruar por midis dy te keqijave me mire do te ishte te zgjidhte ate me pak te keqe dhe me e mira do ishte te jetonte ne vuajtjen e saj, dhe jo te jetonte ne iluzionin se cdo gje edhe mund te kthehej si me pare.

Mendoj qe ndoshta duhet te kete ndonje proces gjyqesore nese pala do te ishte e interesuar, per veten faktin induktimit ne vetvrasje, nepermjet teknikave qe ne dukje duken njerzore dhe dashurore por dicka qe te vret sado e mire qe te jete eshte gjithmone nje akt qe mund te krahasohet me krimin e pamenduar, dhe si i tille i denushem.

Nuk e ve ne dyshim dashurin e djalit, por cdo gje ka nje kuptim ne boten e njeriut, dhe kuptimi ishte ky; qe djali te bente jeten e tije dhe vajza handicap te bente jeten e saj, ndoshta pas shume vitesh do ti kalonte dhe vajza do te ndihej me mire, por, kjo nuk u realizua per nje dashuri une i them MORBOSE me vjen ne italisht por ne shqip do te thoshte nje dashuri e semure qe vret njerez te pafajshem te pafusishem te thyeshem te paafte dmth nje krim qe nuk do te quhej kurrsesi krim por ideja qe djalit i kalonte ne koke se vajza po shkaterronte veten per hir te tije ai duhet ti jepte fund.

Ndoshta edhe kjo zgjidhje nuk do te ishte me e mira dmth qe djali te ikte ta braktiste sepse aktin e vetvrasjes do ta kryente njelloj, por une mendoj qe nuk do ta kryente, pasi, do i jepte kohe vetes dhe ndoshta per nej moment do te ndihej me boten e vet e perballuar me ate cka mund te bente ajo, se cfare jeta mund ti kursente, dhe keshtu dashuria qe do kishte per ate djalin nuk do te kthehej ne nje dashuri te semure por do behej dicka e larget e pare ne horizont si rrezet e diellet dhe do jetonte qe nje dite mund ta shihete perseri dhe bota e kesaj vajze te gjire do te kthehej te bente jeten e saj normale me aq mundesi sa kishte ajo, do shkeputej nje here e mire nga iluzioni dhe do te perballej me realitetin e saj te asaj qe ajo nuk mund te perballonte me nje te dashur qe e donte shume por aq shume sa i solli vdekjen.... puthja e vdekjes...
 
Pe: Dënon veten me vdekje, për dashurinë

Sa histori e bukur...Me pelqen pergjegjshmeria dhe veprimi i ketij mashkulli,por edhe e kuptoj dashurine ''altruiste'' deri diku te kesaj goces...Ajo ndoshta eshte ndjere se do ja shkaterroje jeten ketij cunit,apo mos ndoshta e do per meshire ai...Jane te rralla keta gjera,sic ishte rasti i tij cunit pa kembe pa duar dhe rasti i kesaj goces...Kjo verteton se njeriu nuk vlen nga pamja e siperfaqja qe shohim,por ka vlera morale e fisnike ne brendesi...Me shume eshte sfide e jetes e gjithe kjo qe ka ndodh,por kjo nuk paska ditur ta drejtoje dhe e ka ''rrembyer'' deshperimi...Jeta e tille eshte,nese dorezohesh para se te dorezohet ajo,ke humbur...Nese e sfidon dhe lufton drejt saj ke fituar,edhe nese nuk del sic do edhe nese peson disfate,ne fund te fundit ke fituar,sepse ke JETUAR...Me vjen keq,pasi ne foton duken cift i lezetshem...

Nuk e di se ku e shikon bukurine e kesaj historie..aman aman o njerez
 
Titulli: Dënon veten me vdekje, për dashurinë

Tani eshte "kollaj" ta gjykojme kete femren, pse e beri ate veprim.
Ne jete mund te ndodhin shume fatkeqsira te ketij tipi, por duhet te kesh force te ecesh perpara, aq me shume qe ajo kishte te dashurin ne krah ( se di si ka shkuar lidhja tyre pasi qe ka pesuar aksidentin, dhe nqs ka gjetur te njejten ngrohetesi apo me shume apo me pak, por rendesi ka qe s'ishte vetem).
Depresioni qe kap njerzit normal qe kthehen ne invalid, eshte shume me i madhe se sa i nje njeriu i lindur i tille, i cili e pranon me kollaj dhe meson te bashkjetoj me handikapin qe ka. Keta njerez arrine te lozin futboll, te bejne gara, te bejne sport performance. Po ashtu, edhe nqs sdo mund te kishte femijet e vete, mund te adoptonte, e te vazhdonte jeten.
Asnjehere nuk duhet te dorezohesh, jeta ecen perpara sido qe te vij!
 
Pe: Dënon veten me vdekje, për dashurinë

Te tilla faktesish mos i ndodhcin njeriu thuaj, lehte ti gjykosh, veshtire ti jetosh.
 
Pe: Dënon veten me vdekje, për dashurinë

Me vetedije apo pavetdije djali i ka shkaktuar vdekjen e parakohshme vajzes, eshte nje masa ekstreme qe merret per vendime ekstreme, dhe dikush do mbaje pergjegjesi, per mbytjen, per stresin, per depresionin dhe per shkaterrimin moral te kesaj vajze te gjore qe edhe pse ishte e dashuruar por midis dy te keqijave me mire do te ishte te zgjidhte ate me pak te keqe dhe me e mira do ishte te jetonte ne vuajtjen e saj, dhe jo te jetonte ne iluzionin se cdo gje edhe mund te kthehej si me pare.

Mendoj qe ndoshta duhet te kete ndonje proces gjyqesore nese pala do te ishte e interesuar, per veten faktin induktimit ne vetvrasje, nepermjet teknikave qe ne dukje duken njerzore dhe dashurore por dicka qe te vret sado e mire qe te jete eshte gjithmone nje akt qe mund te krahasohet me krimin e pamenduar, dhe si i tille i denushem.

Nuk e ve ne dyshim dashurin e djalit, por cdo gje ka nje kuptim ne boten e njeriut, dhe kuptimi ishte ky; qe djali te bente jeten e tije dhe vajza handicap te bente jeten e saj, ndoshta pas shume vitesh do ti kalonte dhe vajza do te ndihej me mire, por, kjo nuk u realizua per nje dashuri une i them MORBOSE me vjen ne italisht por ne shqip do te thoshte nje dashuri e semure qe vret njerez te pafajshem te pafusishem te thyeshem te paafte dmth nje krim qe nuk do te quhej kurrsesi krim por ideja qe djalit i kalonte ne koke se vajza po shkaterronte veten per hir te tije ai duhet ti jepte fund.

Ndoshta edhe kjo zgjidhje nuk do te ishte me e mira dmth qe djali te ikte ta braktiste sepse aktin e vetvrasjes do ta kryente njelloj, por une mendoj qe nuk do ta kryente, pasi, do i jepte kohe vetes dhe ndoshta per nej moment do te ndihej me boten e vet e perballuar me ate cka mund te bente ajo, se cfare jeta mund ti kursente, dhe keshtu dashuria qe do kishte per ate djalin nuk do te kthehej ne nje dashuri te semure por do behej dicka e larget e pare ne horizont si rrezet e diellet dhe do jetonte qe nje dite mund ta shihete perseri dhe bota e kesaj vajze te gjire do te kthehej te bente jeten e saj normale me aq mundesi sa kishte ajo, do shkeputej nje here e mire nga iluzioni dhe do te perballej me realitetin e saj te asaj qe ajo nuk mund te perballonte me nje te dashur qe e donte shume por aq shume sa i solli vdekjen.... puthja e vdekjes...

Diku diku ca thua aman??Pse vec kur je mire duhet tjetri qe thua te ikte ta braktiste??...Derisa ka qene te dashuruar nuk eshte gje e bukur te ikesh te lesh ate ne ate gjendje...Njeriu i zemres duhet kur eshte keq e kur eshte mire,ndahet me te cdo gje,vuajtja,dhimbja,gezimi,fitoret...Mos e perzier meshiren me dashuri,pasi nese ajo nuk ec sdo te thote qe dhe shpirti i saj ose vlerat e saj si person kane ndaluar me kembet...Ajo mbetet e njejta pavaresisht difekteve fizike qe mund te sjelli kjo gje...Ca ke shkruar pjesen tjeter sja vlen ta komentoj,ke shkruar shume e per lume...
 
Back
Top