Dënohet kleriku i ISIS në Britani, lidhje me 500 xhihadistë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Dënohet kleriku i ISIS në Britani, lidhje me 500 xhihadistë

1471375730klerikuu.jpg


Rekrutuesi më i suksesshëm i xhihadistëve islamikë, një klerik që predikonte urrejtjen rrezikon mbi një dekadë në burg, pasi u shpall fajtor nga një gjykatë britanike, i akuzuar për nxitje të terrorizmit.

Anjem Choudary është shpallur fajtor se ka bërë thirrje për mbështetjen e grupit terrorist të Shtetit Islamik, përmes një serie leksionesh dhe predikimesh në “Youtube”. Ekspertët e sigurisë besojnë se ai është i lidhur me 500 xhihadistë britanikë që janë larguar nga Britania drejt Sirisë dhe Irakut. Ndjekja panale e klerikut 49-vjeçar nga Londra lindore, i cili ka luajtur si “macja me miun” me policinë britanike, vjen pas një hetimi disa miliona sterlinash nga “Scotland Yard”-i, i cili synonte t’i jepte fund rreth dy dekadave të predikimeve ekstremiste nga ky klerik.

Procesi gjyqësor ishte testi më i rëndësishëm i limiteve të lirisë së fjalës gjatë një dekade në Britani, që nga koha e dënimit të predikuesit tjetër famëkeq të urrejtjes fetare, Abu Hamza. Kleriku Choudary kishte deklaruar besnikërinë ndaj udhëheqësve të ISIS gjatë një takimi në një restorant në lindje të Londrës bashkë me një grup prej pesë besimtarësh. Ky betim u bë pas tre ditësh kur Abu Bakr al Bagdadi, kreu i ISIS, deklaroi rivendosjen e Kalifatit të lashtë Islamik.

Choudary u bë i njohur pas sulmeve të 11 shtatorit, ku në një konferencë shtypi lavdëronte Bin Ladenin. Të njëjtën gjë bëri edhe pas sulmeve terroriste të korrikut në 2005 në Londër. Ai vazhdimisht deklaronte se ; “‘Flamuri i Islamit do valvitet mbi Downing Street. Myslimanët po ngrihen që të vendosin Sherihatin në Pakistan, Afganistan dhe ndoshta ne Londonistan”, deklaronte publikisht ky klerik.

Ai ka mbi 32 mijë ndjekës në “Twitter” dhe llogaria e tij mund të ndiqet ende online edhe pas kërkesave zyrtare vitin e kaluar për mbylljen e saj. Dënimi për të do jepet muajin e ardhshëm.

/ Top Channel
 
Titulli: Dënohet kleriku i ISIS në Britani, lidhje me 500 xhihadistë

Kam pare dy dokumentare per kete dhe se kuptoja si Mund te ishte i lire nje njeri i Tille!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top